Sport

Besa kualifikohet në çerekfinale pas vazhdimeve

Descriptive Text

Pas Lirisë dhe Prishtinës edhe Besa ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pasi e mposhti në shtëpi Dritën.

Në këtë përballje nuk ishin të mjaftueshme 90 minuta lojë për ta mësuar çerekfinalistin, i cili u kualifikuar vetëm pas vazhdimeve, raporton Koha.net.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë prej 1 me 1. Diar Miftaraj kaloi vendasit në epërsi, duke shënuar në minutën e 43.

Kurse shifrat për klubin gjilanas i barazoi Përparim Livoreka, kur po zhvillohej minuta e 75, që ishte edhe rezultati i kohës së rregullt.

Por, në vazhdime vendasit u treguan më efikas pasi shënuan edhe dy herë, përmes Edmond Turkut në minutën e 97, si dhe Fitim Kasapit që shënoi në minutën e 115.