Sport

Interi fitore minimale ndaj Bolognas

Interi ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Bologna, raporton Koha.net.

Mysafirët dominuan takimin dhe krijuan më tepër me raste shënimi, por që arritën vetëm një rast ta shndërrojnë në gol.

Ishte rasti i minutës së 81, kur Gabriel arriti ta dërgojë topin në rrjetën e kundërshtarit pas asistimit të D’Ambrosios.

I plotë në radhët e Bolognas në këtë takim ishte edhe mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili.

Me këtë fitore Interi arrin në kuotën e 48 pikëve, ndërsa mban vendin e katërt.