---
description: Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është përplasur me një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sveçla e ka fotografuar aktivistin me
title: Sveçla e akuzon aktivistin e LDK-së për shkelje të heshtjes zgjedhore, partia i përgjigjet
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/08/e06c0c33-871a-4675-b30a-f74edb3d20d8.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Zgjedhjet lokale

# Sveçla e akuzon aktivistin e LDK-së për shkelje të heshtjes zgjedhore, partia i përgjigjet

![Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla](https://resources.koha.net/images/2025/July/08/e06c0c33-871a-4675-b30a-f74edb3d20d8.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 9 nëntor 2025 12:43
- Shpërndaje në:

- 9 nëntor 2025 12:43
- Shpërndaje në:

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është përplasur me një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sveçla e ka fotografuar aktivistin me pretendimin se ai kishte të vendosur një simbol të LDK-së, e që sipas Sveçles kjo nuk është e lejuar për shkak të heshtjes zgjedhore. Ky i fundit, e ka paralajmëruar se do ta dërgojë në gjykatë, pasi sipas tij, nuk guxon ta fotografojë. 

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/November/09/4bbdb561-57e5-4578-af63-307c0b1c535e.webp?q=90&w=980)

Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dënuar këtë sjellje të ministrit Sveçla. Një reagim i tillë, LDK-ja thotë se është shenjë e panikut.

“Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Poashtu LDK-ja i ka bërë “thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë një mjedis të qetë, të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët gjatë këtij procesi zgjedhor”.

 

Ndërkohë, Albert Krasniqi nga D+, thotë se nuk është me fuqi kufizimi deri në 25 metra nga ndonjë qendër e votimit dhe se sipas rregullave Zgjedhore të KQZ-së, hapësira e Qendrave të Votimit është vetmja ku ndalohet shfaqja e materialeve zgjedhore.

[Edhe ![Sveçla: S’do të lejojmë individët ta njollosin Policinë e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/dc29db27-87fb-457b-8e81-fb813422bb22.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 tet 2026 Sveçla: S’do të lejojmë individët ta njollosin Policinë e Kosovës](https://www.koha.net/arberi/svecla-sdo-te-lejojme-individet-ta-njollosin-policine-e-kosoves)

“Sipas rregullave zgjedhore të KQZ-së, hapësira e Qendrave të Votimit ku ndalohet të shfaqen materiale të fushatës zgjedhore përfshin vetëm hapësirën e brendshme të qendrës deri në rrethojat e saj. Në ligjin e mëparshëm për zgjedhje, kufizimi ishte deri në 25 metra nga dera e hyrjes së ndërtesës, por ajo dispozitë tashmë nuk është më në fuqi. Pra, edhe nëse do të kishte ndonjë shkelje, raportimi duhet të bëhet në institucionet përkatëse - jo të merret vet në dorë zbatimi i ligjit”, thuhet në reagimin e Krasniqit.

Sipas Krasniqit, “në një demokraci funksionale, ministrat duhet të jenë shembull i ndarjes së qartë mes shtetit dhe partisë - jo ta zbehin atë kufi”.

 

[Lexo përditësimet tjera![LDK-PRishtine](https://resources.koha.net/images/2025/November/09/4d869852-7173-4ad8-a152-3f7b1f013ad0.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>LDK-ja e mban Prishtinën, LVV-ja e merr Mitrovicën</h4>Beteja finale për pushtetin lokal ka marrë epilog të dielën në balotazhin e zhvilluar në 18...](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/live-balotazhi-ne-18-komuna)

[#Xhelal Sveçla](https://www.koha.net/tag/xhelal-svecla) [#LDK](https://www.koha.net/tag/ldk)

Artikuj të ngjashëm

- [![Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend](https://resources.koha.net/images/2026/April/10/06a5a6b7-6027-48c0-bccc-51294ae948b4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 sht 2026 Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend](https://www.koha.net/arberi/xhelal-svecla-denohet-me-burgim-me-kusht-per-gazin-lotsjelles-ne-kuvend)
- [![Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/3648214e-5929-4cbc-85a5-41b9ef6126ef.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend](https://www.koha.net/arberi/svecla-shpallet-fajtor-per-hedhjen-e-gazit-lotsjelles-ne-kuvend)
- [![Sveçla për Luçiqin “non grata”: Nuk tolerojmë veprime apo deklarime kundër rendit tonë kushtetues](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/dc29db27-87fb-457b-8e81-fb813422bb22.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 gus 2026 Sveçla për Luçiqin “non grata”: Nuk tolerojmë veprime apo deklarime kundër rendit tonë kushtetues](https://www.koha.net/arberi/svecla-per-luciqin-non-grata-nuk-tolerojme-veprime-apo-deklarime-kunder-rendit-tone-kushtetues)
- [![Sveçla: Kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë janë me direktiva të Serbisë](https://resources.koha.net/images/2025/July/08/e06c0c33-871a-4675-b30a-f74edb3d20d8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 maj 2026 Sveçla: Kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë janë me direktiva të Serbisë](https://www.koha.net/arberi/svecla-kercenimet-ndaj-votuesve-ne-gracanice-jane-me-direktiva-te-serbise)

[Futboll.]() [Lajm i keq për Chelsean, Pedro mungon disa javë](https://www.koha.net/futboll/lajm-i-keq-per-chelsean-pedro-mungon-disa-jave)

[Futboll.]() [Daku thotë se refuzoi një ekip nga Serie A për Spartakun](https://www.koha.net/futboll/daku-thote-se-refuzoi-nje-ekip-nga-serie-a-per-spartakun)

[Futboll.]() [Carrick mbetet në krye të Manchester Unitedi](https://www.koha.net/futboll/carrick-mbetet-ne-krye-te-manchester-unitedi)

[Futboll.]() [Berisha kthehet nga lëndimi](https://www.koha.net/futboll/berisha-kthehet-nga-lendimi-1)

[Arbëri.]() [Vrasja e grave, drejtësia dhe lufta politike - sonte në "Konfront"](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-grave-drejtesia-dhe-lufta-politike)

[Arbëri.]() [Ambasada gjermane: E drejta e gruas për të jetuar e lirë nga frika, të mbrohet me veprime konkrete](https://www.koha.net/arberi/ambasada-gjermane-e-drejta-e-gruas-per-te-jetuar-e-lire-nga-frika-te-mbrohet-me-veprime-konkrete)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Sveçla e akuzon aktivistin e LDK-së për shkelje të heshtjes zgjedhore, partia i përgjigjet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/svecla-e-akuzon-aktivistin-e-ldk-se-per-shkelje-te-heshtjes-zgjedhore-partia-i-pergjigjet","datePublished":"2025-11-09T12:43:52+01:00","dateModified":"2026-07-11T03:00:07+02:00","articleSection":"Zgjedhjet lokale","wordCount":386,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është përplasur me një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sveçla e ka fotografuar aktivistin me","url":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/svecla-e-akuzon-aktivistin-e-ldk-se-per-shkelje-te-heshtjes-zgjedhore-partia-i-pergjigjet","keywords":"Xhelal Sveçla, LDK","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/08/e06c0c33-871a-4675-b30a-f74edb3d20d8.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
