---
description: Statistikat e reja, të siguruara nga kompania analitike StatCounter janë për shtatorin...
title: Windows 10 shënon rritje në treg, Windows 7 në rënie
image: https://resources.koha.net/images/2019/October/04/windows-101570189621.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Tech

# Windows 10 shënon rritje në treg, Windows 7 në rënie

![](https://resources.koha.net/images/2019/October/04/windows-101570189621.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 4 tetor 2019 18:46
- Shpërndaje në:

- 4 tetor 2019 18:46
- Shpërndaje në:

Statistikat e reja, të siguruara nga kompania analitike StatCounter janë për shtatorin 2019 dhe tregojnë se Windows 10 vazhdon të regjistrojë rritje të shitjeve në treg ndërsa Windows 7 është në rënie, raporton Softpedia.

Windows 10 ka arritur të sigurojë rritje nga 59.82% në gusht në 60.65% në shtator, ndërsa Windows 7 në të njëjtën periudhë pati rënie nga 30.92% në 29.39%, shkruan KOHA Ditore. Të gjitha versionet e tjera të Windowsit janë shumë larg prapa, ndërsa Windows XP tani është i pranishëm në vetëm 1.44 për qind të kompjuterëve.

Microsofti kohët e fundit njoftoi se Windows 10 ndodhet në 900 milionë kompjuterë në të gjithë botën, duke sugjeruar që është rritur azhurnimi nga versionet e mëparshme të platformës, ndërsa kjo vlen posaçërisht për Windows 7.

Megjithatë, nuk befason fakti që Windows 7 po humbet pjesëmarrjen në treg, pasi që ky sistem operativ i vitit 2009 nuk do ta marrë më mbështetjen e Microsoftit gjatë janarit të vitit të ardhshëm. Nga këndvështrimi i sigurisë, kjo do të thotë që gjithnjë e më shumë përdorues do të vendosin të kalojnë në Windows 10.

Artikuj të ngjashëm

- [![Windows 10 përforcon pozitën prijëse mes sistemeve operative desktop](https://resources.koha.net/images/2019/June/04/windows-tregu-desktop1559648945.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 5 qer 2019 Windows 10 përforcon pozitën prijëse mes sistemeve operative desktop](https://www.koha.net/tech/windows-10-perforcon-poziten-prijese-mes-sistemeve-operative-desktop)
- [![Windows 10 shton dominimin, bie Windows 7](https://resources.koha.net/images/2019/April/01/unnamed_31554152017.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 1 pri 2019 Windows 10 shton dominimin, bie Windows 7](https://www.koha.net/tech/windows-10-shton-dominimin-bie-windows-7)
- [![Statistikat e reja tregojnë që Windows 7 nuk do të dorëzohet lehtë](https://resources.koha.net/images/2019/December/03/windows-7-statistikat1575378442.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 4 dhj 2019 Statistikat e reja tregojnë që Windows 7 nuk do të dorëzohet lehtë](https://www.koha.net/tech/statistikat-e-reja-tregojne-qe-windows-7-nuk-do-te-dorezohet-lehte)
- [![Mbështetja për Windows 7 do të skadojë për më pak se 100 ditë](https://resources.koha.net/images/2019/October/08/08wi1570519513.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 8 tet 2019 Mbështetja për Windows 7 do të skadojë për më pak se 100 ditë](https://www.koha.net/tech/mbeshtetja-per-windows-7-do-te-skadoje-per-me-pak-se-100-dite)
- [![Windows 10 aktualisht përdoret në mbi 900 milionë pajisje](https://resources.koha.net/images/2019/September/26/windows-10-900milione1569499779.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 28 sht 2019 Windows 10 aktualisht përdoret në mbi 900 milionë pajisje](https://www.koha.net/tech/windows-10-aktualisht-perdoret-ne-mbi-900-milione-pajisje)

[Showbiz.]() [Judi Dench tregon si e bindi Vin Diesel të luante në filmin e tij](https://www.koha.net/showbiz/judi-dench-tregon-si-e-bindi-vin-diesel-te-luante-ne-filmin-e-tij)

[Futboll.]() [Bllaca e fiton epitetin e më të mirit të javës](https://www.koha.net/futboll/bllaca-e-fiton-epitetin-e-me-te-mirit-te-javes)

[Botë.]() [Trumpi e pranon: Dëbimet e emigrantëve ishin tepër të ashpra](https://www.koha.net/bote/trumpi-e-pranon-debimet-e-emigranteve-ishin-teper-te-ashpra)

[Kronikë.]() [Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, dëshmon mjekja që ia dha ndihmën e parë viktimës argjentinase](https://www.koha.net/kronike/vazhdon-rigjykimi-i-endrit-nikes-deshmon-mjekja-qe-ia-dha-ndihmen-e-pare-viktimes-argjentinase)

[Showbiz.]() [Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://www.koha.net/showbiz/perfaqesuesit-e-elvis-presley-dhe-eminem-padisin-suno-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit-me-ai)

[Botë.]() [Të paktën 34 të vdekur pas fundosjes së një barke në Senegal që barte migrantë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-34-te-vdekur-pas-fundosjes-se-nje-barke-ne-senegal-qe-barte-migrante)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Windows 10 shënon rritje në treg, Windows 7 në rënie","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/tech/windows-10-shenon-rritje-ne-treg-windows-7-ne-renie","datePublished":"2019-10-04T18:46:25+02:00","dateModified":"2026-07-10T13:55:05+02:00","articleSection":"Tech","wordCount":191,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Statistikat e reja, të siguruara nga kompania analitike StatCounter janë për shtatorin...","url":"https://www.koha.net/tech/windows-10-shenon-rritje-ne-treg-windows-7-ne-renie","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/October/04/windows-101570189621.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
