---
description: Kompania e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ka arritur një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me gj
title: Mira Murati arrin marrëveshje me Nvidian për zhvillimin e inteligjencës artificiale
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/10/5bca6abf-70e8-4faa-ac84-e1e9e24ef2a6.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Tech

# Mira Murati arrin marrëveshje me Nvidian për zhvillimin e inteligjencës artificiale

![Drejtori ekzekutiv i Nvidias, Jensen Huang \& themeluesja e Thinking Machines Lab, Mira Murati](https://resources.koha.net/images/2026/March/10/5bca6abf-70e8-4faa-ac84-e1e9e24ef2a6.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Drejtori ekzekutiv i Nvidias, Jensen Huang & themeluesja e Thinking Machines Lab, Mira Murati

- 10 mars 2026 20:56
- Shpërndaje në:

- 10 mars 2026 20:56
- Shpërndaje në:

Kompania e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ka arritur një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me gjigantin e teknologjisë Nvidia, aktualisht kompania më e vlefshme në botë.

Sipas njoftimit të përbashkët, Nvidia do të bëjë investim të ri në kompaninë e Muratit dhe njëkohësisht do të furnizojë kompaninë me çipa të avancuar për trajnimin dhe funksionimin e modeleve të inteligjencës artificiale, raporton Bloomberg. 

Në kuadër të marrëveshjes shumëvjeçare, Thinking Machines Lab do të përdorë gjeneratën e re të çipave të inteligjencës artificiale “Vera Rubin” të Nvidias, të cilët pritet të vendosen në përdorim në fillim të vitit të ardhshëm. Këta çipa do të sigurojnë fuqi kompjuterike që arrin të paktën 1 gigavat, e barabartë me energjinë e nevojshme për të furnizuar rreth 750 mijë shtëpi.

Nvidia, e cila kishte investuar edhe më herët në këtë kompani, nuk ka bërë publike detajet financiare të marrëveshjes së re, por e ka cilësuar investimin si “të rëndësishëm”.

Drejtori ekzekutiv i Nvidias, Jensen Huang, ka thënë se ekipi i Thinking Machines përbëhet nga ekspertë të nivelit botëror që po shtyjnë përpara kufijtë e inteligjencës artificiale.

“Jemi të entuziazmuar të bashkëpunojmë me Thinking Machines për ta realizuar vizionin e tyre për të ardhmen e AI-së”, ka thënë Huang.

[Edhe ![Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë](https://resources.koha.net/images/2026/June/01/0a283691-9c2b-4646-830e-e71d73dd1aa3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 1 qer 2026 Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë](https://www.koha.net/tech/nvidia-njofton-cip-te-ri-ai-per-kompjuteret-personale)

Nga ana tjetër, Murati theksoi se partneriteti do ta përshpejtojë zhvillimin e teknologjive të inteligjencës artificiale që njerëzit mund t’i formësojnë dhe përdorin për të rritur potencialin e tyre.

Nën drejtimin e Muratit, që më parë shërbeu si drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI, Thinking Machines punësoi dhjetëra punonjës nga krijuesi i ChatGPT dhe lansoi produktin e saj të parë, Tinker, në tetor. Ky shërbim i ndihmon përdoruesit të përsosin modelet e mëdha gjuhësore, teknologjinë që fuqizon ‘chatbotet’ si ChatGPT.

Në muajt e fundit, Thinking Machines ka humbur disa punonjës që kanë kaluar tek OpenAI, përfshirë drejtorin e saj të teknologjisë.

[#Jensen Huang](https://www.koha.net/tag/jensen-huang) [#Mira Murati](https://www.koha.net/tag/mira-murati) [#Nvidia](https://www.koha.net/tag/nvidia) [#Thinking Machines Lab](https://www.koha.net/tag/thinking-machines-lab)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kompania më e madhe në botë u jep “tru” veturave: Do të dinë të sillen në çfarëdo situate](https://resources.koha.net/images/2026/January/06/ee9ec2f4-be37-423b-8851-867cc32d7bdb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 6 jan 2026 Kompania më e madhe në botë u jep “tru” veturave: Do të dinë të sillen në çfarëdo situate](https://www.koha.net/auto/kompania-me-e-madhe-ne-bote-u-jep-tru-veturave-do-te-dine-te-sillen-ne-cfaredo-situate)
- [![Nga çipat te chatbot-et: Si e përcaktoi Inteligjenca Artificiale vitin 2025](https://resources.koha.net/images/2023/August/13/ArtInteligjenca_Pj21691907861.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 2 jan 2026 Nga çipat te chatbot-et: Si e përcaktoi Inteligjenca Artificiale vitin 2025](https://www.koha.net/tech/nga-cipat-te-chatbot-et-si-e-percaktoi-inteligjenca-artificiale-vitin-2025)
- [![Mira Murati refuzoi ofertën e Zuckerbergut, po punon në një projekt sekret](https://resources.koha.net/images/2025/August/07/6b0069f5-b825-4b6d-9dfc-dfb6d2b44de0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 7 gus 2025 Mira Murati refuzoi ofertën e Zuckerbergut, po punon në një projekt sekret](https://www.koha.net/tech/mira-murati-refuzoi-oferten-e-zuckerbergut-po-punon-ne-nje-projekt-sekret)
- [![Meta prezanton modelet e reja të inteligjencës artificiale, synon të rivalizojë OpenAI dhe Anthropic](https://resources.koha.net/images/2024/August/13/9da1f098-e0c8-4fcd-9f69-d43c0df448d9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 13 tet 2026 Meta prezanton modelet e reja të inteligjencës artificiale, synon të rivalizojë OpenAI dhe Anthropic](https://www.koha.net/tech/meta-prezanton-modelet-e-reja-te-inteligjences-artificiale-synon-te-rivalizoje-openai-dhe-anthropic)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

[Futboll.]() [Napoli e ndal Lazion](https://www.koha.net/futboll/napoli-e-ndal-lideren-lazion)

[Botë.]() [Mbretëria e Bashkuar zotohet për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës](https://www.koha.net/bote/mbreteria-e-bashkuar-zotohet-per-vazhdimin-e-mbeshtetjes-ndaj-kosoves)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mira Murati arrin marrëveshje me Nvidian për zhvillimin e inteligjencës artificiale","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/tech/mira-murati-arrin-marreveshje-te-madhe-me-nvidian-per-zhvillimin-e-inteligjences-artificiale","datePublished":"2026-03-10T20:56:37+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:40:07+02:00","articleSection":"Tech","wordCount":370,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kompania e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ka arritur një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me gj","url":"https://www.koha.net/tech/mira-murati-arrin-marreveshje-te-madhe-me-nvidian-per-zhvillimin-e-inteligjences-artificiale","keywords":"Jensen Huang, Mira Murati, Nvidia, Thinking Machines Lab","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/10/5bca6abf-70e8-4faa-ac84-e1e9e24ef2a6.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
