Support TIME. Preserve the truth.
Other sports

Kosovo volleyball players score important victory over Macedonia V.

Volley

Volejbollistet e Kosovës e kanë shënuar fitoren e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të hënën në mesditë, Kosova fitoi 3:1 në sete ndaj Maqedonisë së Veriut.

Seti i parë ishte i fortë, ndonëse në shumicën e kohës i kontrolluar nga volejbollistet kosovare. Përfundoi 30:28 për Kosovën. 

Në setin e dytë volejbollistet e Kosovës ishin bindëse, duke fituar 25:17. Maqedonia e Veriut u përgjigj në setin e tretë, të cilin e fitoi 25:19.

Por kjo nuk shpërqendroi volejbollistet kosovare. Ato ishin edhe më bindëse në setin katërt, të cilin e fituan 25:16.

Kosova tani i ka dy fitore e një humbje në Grupin B. 

also Kosovo volleyball players close the European League with a winning set Other sports Kosovo volleyball players close the European League with a winning set

Fillimisht pësoi 3:0 në sete nga Greqia. Më pas fitoi 3:0 në sete ndaj Algjerisë. Ndeshjen e fundit në grup Kosova e ka të mërkurën, ndaj Turqisë.

Deri më tani volejbollistet kanë shfaqur më së shumti prej të gjithë sportistëve të Kosovës në Lojëra Mesdhetare.