Support TIME. Preserve the truth.
Other sports

Only "European" losses for Samadrexha and Istog

Samadrexhë

Fundjava nuk ishte e suksesshme për skuadrat kosovare të hendbollit që u paraqitën në skenën evropiane.

Kampionia e Kosovës në konkurrencë të femrave, Samadrexha, humbi të dy ndeshjet në palestrën e saj, “Afrim Bunjaku”.

Të premten e të shtunën Samadrexha luajti me skuadrën nga Ishujt Faroe, Neistin. Skuadra mysafire fitoi 28:23 në ndeshjen e parë dhe 25:24 në të dytën.

Ndeshjet i takuan raundit të dytë të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë kontinental.

Në këtë raund garash u ndal edhe Istogu.

Në Pejë, të shtunën e të dielën, Istogu pësoi nga skuadra boshnjake, Haxhiqi. Mysafiret fituan 30:25 të shtunën dhe 28:19 në ndeshjen e dytë, të dielën.

Javën e ardhshme në Evropë garojnë edhe Shqiponja e Gjakovës dhe Ferizaj.