---
description: Rekordi botëror në 800 metra vrapim në konkurrencë të femrave është më jetëgjati në atletikë. Askush nuk ka arritur ta thyejë atë për plot 43 vjet, shkruan BBC.
title: Pse rekordi në 800 metra vrapim për atlete mbetet i paarritshëm?
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/12/c8ccde29-b494-4d32-9841-543cbcbd0333.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sporte të tjera

# Pse rekordi në 800 metra vrapim për atlete mbetet i paarritshëm?

![rekord](https://resources.koha.net/images/2026/August/12/c8ccde29-b494-4d32-9841-543cbcbd0333.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 12 gusht 2026 12:49
- Shpërndaje në:

- 12 gusht 2026 12:49
- Shpërndaje në:

Rekordi botëror në 800 metra vrapim në konkurrencë të femrave është më jetëgjati në atletikë. Askush nuk ka arritur ta thyejë atë për plot 43 vjet, shkruan BBC.

Por pse pavarësisht hapave përpara në teknologjinë e këpucëve dhe zhvillimet e reja për të ushqyerit dhe rikuperimin, ky rekord mbetet i paarritshëm?

Çekja Jarmila Kratochvilova e mban rekordin me kohë prej 1 minutë, 53 sekonda e 28 të qindtat. E ka vendosur në vitin 1983, kur garonte për Çekosllovakinë.

Ka pasur pretendime se performanca e Kratochvilovas në Mynih u ndihmua nga regjimi sistematik i dopingut që ekzistonte në Çekosllovaki në atë kohë. Por atletja legjendare e ka mohuar këtë kategorikisht.

Rekordi i Kratochvilovas nuk është i vetmi që shikohet me dyshim. Marita Koch nga Gjermania Lindore vendosi rekord në 400 metra dy vjet më pas. Dihej botërisht se Gjermania Lindore në atë kohë mbushte sportistët e saj me doping. Por Koch nuk dështoi asnjëherë në testime për doping dhe gjithnjë ka ngulur këmbë se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

[Edhe ![Odira i befason të gjithë, fiton të artën me rekord të Botërorit](https://resources.koha.net/images/2025/September/21/b2b0a005-ced8-44ae-a6ed-c240a7d883b4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 21 sht 2025 Odira i befason të gjithë, fiton të artën me rekord të Botërorit](https://www.koha.net/sport/odira-i-befason-te-gjithe-fiton-te-arten-me-rekord-te-boterorit)

Në vitin 2017, Federata Evropiane e Atletikës propozoi fshirjen e rekordeve të vendosura para vitit 2005, shkruan tutje BBC.

Por propozimi nuk shkoi tutje. Propozimi megjithatë ishte sinjal i fortë se disa rekorde të vendosura para vitit 2005, prej kur Federata Botërore filloi me ruajtjen e mostrave të gjakut dhe urinës, mund të viheshin në dyshim.

Në vitin 1983, Kratochvilova, atëbotë 32-vjeçare, kaloi vijën e finishit shtatë sekonda para rivales më të madhe, Jolanda Januchta të Polonisë. Askush nuk i është afruar rekordit të çekes për plot 25 vjet. Audrey Werro e Zvicrës është afruar më së afërmi. Koha e saj këtë vit është 1 minutë, 53 sekonda e 80 të qindtat.

“Më besoni, ajo kohë prej 1 minutë, 53 sekonda dhe 28 të qindtat është e mahnitshme”, thotë Jenny Meadows, ish-vrapuese britanike, tani trajnere e njohur.

“Kam fituar medalje në nivel global dhe as nuk mund të kuptoja që një femër mund të vraponte aq shpejt”.

[Edhe ![Atletikë, kampionia e botës dështon në testin e dopingut](https://resources.koha.net/images/2026/October/23/041e6edf-b247-465e-8887-37fdd117a3bd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 23 tet 2026 Atletikë, kampionia e botës dështon në testin e dopingut](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/atletike-kampionia-e-botes-deshton-ne-testin-e-dopingut)

Por atletet nuk ishin asnjëherë më afër thyerjes së rekordit se tani.

Kampionia olimpike, britanikja, Keely Hodgkinson, e theu rekordin në 800 metra në palestër, në muajin shkurt. Ai rekord ishte në fuqi që prej vitit 2002, ndërsa britanikja në cak arriti për 1 minutë, 54 sekonda e 87 të qindtat.

Është edhe Femke Broeders-Bol e Holandës, që ka kaluar në 800 metra nga disiplina 400 metra me pengesa. Me pak përvojë në 800 metra, ajo arriti kohë prej 1 minutë, 55 sekonda dhe 60 të qindtat në Paris në qershor.

Inovacionet në shkencën sportive i kanë afruar atletet.

[Edhe ![Luajti për Dinamon dhe mori ftesë nga Arsenali, tani fitoi medalje në Evropianin e atletikës](https://resources.koha.net/images/2026/August/14/508b44cb-2d35-43de-aae0-e39c852b0567.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 14 gus 2026 Luajti për Dinamon dhe mori ftesë nga Arsenali, tani fitoi medalje në Evropianin e atletikës](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/luajti-per-dinamon-dhe-mori-ftese-nga-arsenali-tani-fitoi-medalje-ne-evropianin-e-atletikes)

“Të gjithë po vrapojnë më shpejt pasi teknologjia e këpucëve është shumë më e mirë”, thotë profesori i Universiteti Exetes, Andrew Jones.

Në Evropianin në Birmingham, gjysmëfinalja në 800 metra është të enjten. Nëse nuk ka befasi, finalja e së premtes do të jetë e zjarrtë dhe me potencial për rekordin botëror.

[#vrapim](https://www.koha.net/tag/vrapim) [#rekord](https://www.koha.net/tag/rekord)

Artikuj të ngjashëm

- [![Gresa Bakraçi nuk e përfundon garën në Evropian](https://resources.koha.net/images/2026/August/11/ab04cf2a-4fbe-4087-ab25-fe578df06863.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 11 gus 2026 Gresa Bakraçi nuk e përfundon garën në Evropian](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/gresa-bakraci-nuk-e-perfundon-garen-ne-evropian)
- [![Thaqi i fundit në 800 metra vrapim në Evropianin e atletikës](https://resources.koha.net/images/2026/August/10/ef07e350-7c9c-47ee-8c94-de1c75bd77a2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 10 gus 2026 Thaqi i fundit në 800 metra vrapim në Evropianin e atletikës](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/thaqi-i-fundit-ne-800-metra-vrapim-ne-evropianin-e-atletikes)

[Arbëri.]() [Opozita inicion kërkesën për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës](https://www.koha.net/arberi/opozita-inicion-kerkesen-per-shkarkimin-e-kryetares-se-komisionit-te-autoritetit-te-konkurrences)

[Kulturë.]() [Nëntori ia rikthen Mitrovicës ditët e jazzit që u anuluan në shtator](https://www.koha.net/kulture/nentori-ia-rikthen-mitrovices-ditet-e-jazzit-qe-u-anuluan-ne-shtator)

[Arbëri.]() [Ahmeti: 12 mijë nxënës nuk e kanë blerë librin e Edukatës Qytetare për klasën e nëntë](https://www.koha.net/arberi/ahmeti-12-mije-nxenes-nuk-e-kane-blere-librin-e-edukates-qytetare-per-klasen-e-nente)

[Kronikë.]() [Tentoi ta grabiste pompën e derivateve, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka](https://www.koha.net/kronike/tentoi-ta-grabiste-pompen-e-derivateve-pasi-deshtoi-hoqi-masken-dhe-tha-se-ishte-shaka)

[Arbëri.]() [Masa të shtuara sigurie në Prishtinë për ndeshjen Kosovë–Izrael](https://www.koha.net/arberi/masa-te-shtuara-sigurie-ne-prishtine-per-ndeshjen-kosove-izrael)

[Arbëri.]() [Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?](https://www.koha.net/arberi/nese-shqiperia-dhe-mali-i-zi-hyjne-ne-be-si-preken-qytetaret-dhe-bizneset-ne-kosove)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pse rekordi në 800 metra vrapim për atlete mbetet i paarritshëm?","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/pse-rekordi-ne-800-metra-vrapim-per-atlete-mbetet-i-paarritshem","datePublished":"2026-08-12T12:49:39+02:00","dateModified":"2026-08-12T12:50:28+02:00","articleSection":"Sporte të tjera","wordCount":490,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Rekordi botëror në 800 metra vrapim në konkurrencë të femrave është më jetëgjati në atletikë. Askush nuk ka arritur ta thyejë atë për plot 43 vjet, shkruan BBC.","url":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/pse-rekordi-ne-800-metra-vrapim-per-atlete-mbetet-i-paarritshem","keywords":"vrapim, rekord","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/12/c8ccde29-b494-4d32-9841-543cbcbd0333.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
