---
description: Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për rastin me gjyqtarët grekë të basketbollit. Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka dhënë shumë detaje, p
title: Prokuroria nis hetimet për rastin me arbritrat grekë të basketbollit
image: https://resources.koha.net/images/2024/March/28/4a24f7c7-ee5c-446e-aba8-02c934b22b64.JPG?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Të suspenduar nga FIBA

# Prokuroria nis hetimet për rastin me arbritrat grekë të basketbollit

![Gjyqtarët grekë](https://resources.koha.net/images/2024/March/28/4a24f7c7-ee5c-446e-aba8-02c934b22b64.JPG?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Gjyqtarët grekë

- Nga: [Faton Polisi](https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles) [![Faton Polisi](https://resources.koha.net/authors/2024/July/17/3d35c40c-439e-417c-be66-3a280d997212.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles)
- 28 mars 2024 16:29
- Shpërndaje në:

- Nga: [Faton Polisi](https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles) [![Faton Polisi](https://resources.koha.net/authors/2024/July/17/3d35c40c-439e-417c-be66-3a280d997212.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles)
- 28 mars 2024 16:29
- Shpërndaje në:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për rastin me gjyqtarët grekë të basketbollit. Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka dhënë shumë detaje, por ka pohuar se rasti është në procedurë hetimore pas kallëzimit penal që Policia e Kosovës në fillim të muajit shkurt ushtroi ndaj një personi që pretendohet se pati tentuar t'i korruptonte dy gjyqtarët grekë të basketbollit, Dimitros Zacharis dhe Anastasios Kardaris për kurdisje të ndeshjes gjysmëfinale të plejofit Sigal Prishtina - Trepça, e zhvilluar në prill të vitit 2023.

"Rasti në fjalë ndodhet në procedurë hetimore", thuhet në përgjigjen me shkrim për KOHËN nga Laureta Ulaj, zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

KOHA pati mësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ishte takuar me dy gjyqtarët e basketbollit në mesnatën e 20 prillit me qëllim që ata ta ndihmojnë Trepçën. I dyshuari, sipas burimeve, nuk është pjesë e klubeve të basketbollit.

Para se të caktoheshin për të ndarë drejtësi në ndeshjen Sigal Prishtina – Trepça, dy gjyqtarët grekë dhe një gjyqtar kosovar i basketbollit drejtuan ndeshjen ndërmjet Pejës e Yllit.

Nga Federata e Basketbollit e Kosovës patën pranuar se gjyqtarët kishin takim të paautorizuar me një person dhe për këtë i ndryshuan ata. Kishte dyshime se oferta ishte bërë edhe për përfitime ilegale përmes bastoreve.

[Edhe ![Policia bën kallëzim penal për rastin me arbritrat grekë të basketbollit](https://resources.koha.net/images/2024/February/01/kallezimi-sp1706810345.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 1 shk 2024 Policia bën kallëzim penal për rastin me arbritrat grekë të basketbollit](https://www.koha.net/sport/policia-ben-kallezim-penal-per-rastin-me-arbritrat-greke-te-basketbollit)

Sigal Prishtina pati pretenduar se zbuloi skandalin më të madh në histori të basketbollit kosovar dhe se e ka parandaluar dëmin e madh sportiv.

Prishtina pati shkruar se posedon incizime se një person ka futur në veturën e tij gjyqtarët grekë dhe u ka ofruar ryshfet për manipulim të ndeshjes në favor të Trepçës. Sipas Prishtinës, gjyqtarët grekë e kanë pranuar ngjarjen.

Pas zhvillimeve, Kardaris e Zacharis u kthyen në vendin e tyre dhe ndeshjen në Prishtinë e drejtuan tre gjyqtarë vendorë.

Me deklaratë pati dalë edhe Trepça duke mohuar fuqishëm përfshirjen.

Me t’u kthyer në vendlindje, gjyqtarët grekë patën kërkuar pushim për shkak të stresit, përkatësisht për shkak të rastit në Kosovë.

Rasti ka mbetur disi në harresë, por tani ka punë për prokurorinë.

[Edhe ![Sigal Prishtina kërkon vetëm arbitra vendorë në plejof](https://resources.koha.net/images/2024/April/17/43b9e40e-a796-4231-b5f5-04d7b222b8c1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Basketboll 17 pri 2024 Sigal Prishtina kërkon vetëm arbitra vendorë në plejof](https://www.koha.net/basketboll/sigal-prishtina-kerkon-vetem-arbitra-vendore-ne-plejof)

Javë më parë, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) i ka suspenduar dy grekët. Ata nuk kanë të drejtë të referojnë deri më 31 tetor të këtij viti. Ata janë pezulluar për kryerje të funksionit në bazë të Kodit të Etikës dhe Integritetit. Janë dënuar për “mosraportim”.

Vitin e kaluar, Arbnor Rifati dhe gjyqtari i basketbollit Daut Mehmeti ishin arrestuar me akuzën se ishin të përfshirë në rregullimin e ndeshjeve të basketbollit. Por u liruan shpejt. Arbitri Daut Mehmeti është i suspenduar përjetë nga FIBA, ndërsa Rifati vazhdon të ushtrojë funksion në klubin e basketbollit, Proton Cable Prizreni.

[#prokuroria themelore](https://www.koha.net/tag/prokuroria-themelore) [#basketboll](https://www.koha.net/tag/basketboll) [#gjyqtarët grekë](https://www.koha.net/tag/gjyqtaret-greke)

Artikuj të ngjashëm

- [![FIBA i suspendon dy arbitrat grekë që ishin të dyshimtë për tentim-kurdisje në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2024/March/20/referet--fiba1710930623.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 20 mar 2024 FIBA i suspendon dy arbitrat grekë që ishin të dyshimtë për tentim-kurdisje në Kosovë](https://www.koha.net/sport/fiba-i-suspendon-dy-arbitrat-greke-qe-ishin-te-dyshimte-per-tentim-kurdisje-ne-kosove)
- [![Arbitrat grekë kërkojnë “pushim” për shkak të stresit pas rastit në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2023/April/24/340256424_2410975419081284_6094357351770930394_n1682360589.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 24 pri 2023 Arbitrat grekë kërkojnë “pushim” për shkak të stresit pas rastit në Kosovë](https://www.koha.net/sport/arbitrat-greke-kerkojne-pushim-per-shkak-te-stresit-pas-rastit-ne-kosove)
- [![Arben Fetahu: Gjyqtarë të huaj nga ndeshja e ardhshme](https://resources.koha.net/images/2023/April/23/arben51682283522.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 23 pri 2023 Arben Fetahu: Gjyqtarë të huaj nga ndeshja e ardhshme](https://www.koha.net/sport/fetahu-gjyqtare-te-huaj-nga-ndeshja-e-ardhshme)

[Futboll.]() [Asllani e Gruda në ekipin e xhiros në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/asllani-e-gruda-ne-ekipin-e-xhiros-ne-bundeslige)

[Botë.]() [Shkencëtarët parashikojnë se 2026-ta do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë](https://www.koha.net/bote/shkencetaret-parashikojne-se-2026-ta-do-te-jete-viti-me-i-nxehte-i-regjistruar-ndonjehere)

[Futboll.]() [Fisnik Asllani: “Nuk do të mund të shkruaja tregim më të mirë”](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-nuk-do-te-mund-te-shkruaja-tregim-me-te-mire)

[Reklama.]() [eSIM për Kosovën nga 8,49 euro: interneti për vizitën te familja, Ballkani dhe Turqia](https://www.koha.net/reklama-marketing/esim-per-kosoven-nga-849-euro-interneti-per-viziten-te-familja-ballkani-dhe-turqia)

[Arbëri.]() [Si e shpalli Kosova mëvetësinë më 2 korrik](https://www.koha.net/arberi/si-e-shpalli-kosova-mevetesine-me-2-korrik)

[Botë.]() [Vdiq i dyshuari për sulmin në Krakov](https://www.koha.net/bote/vdiq-i-dyshuari-per-sulmin-ne-krakov)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Prokuroria nis hetimet për rastin me arbritrat grekë të basketbollit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/prokuroria-nis-hetimet-per-rastin-me-arbritrat-greke-te-basketbollit","datePublished":"2024-03-28T16:29:56+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:10:07+02:00","articleSection":"Sporte të tjera","wordCount":499,"author":[{"@type":"Person","name":"Faton Polisi","url":"https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për rastin me gjyqtarët grekë të basketbollit. Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka dhënë shumë detaje, p","url":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/prokuroria-nis-hetimet-per-rastin-me-arbritrat-greke-te-basketbollit","keywords":"prokuroria themelore, basketboll, gjyqtarët grekë","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/March/28/4a24f7c7-ee5c-446e-aba8-02c934b22b64.JPG?w=1200&r=fill&q=80"}
```
