---
description: Paris, 28 gusht (insidethegames) – Rrëfimi i Zakia Khudadadit është i denjë për film. Pasi u burgos në vendin e saj nga talebanët, ajo arriti të largohej nga Af
title: Pas ikjes nga talebanët, Khudadadi do të garojë për refugjatët në Paris
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/28/563df507-bd43-453b-ba5e-5b85f6610729.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sporte të tjera

# Pas ikjes nga talebanët, Khudadadi do të garojë për refugjatët në Paris

![Zakia Khudadi](https://resources.koha.net/images/2024/August/28/563df507-bd43-453b-ba5e-5b85f6610729.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 gusht 2024 17:57
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 28 gusht 2024 17:57
- Shpërndaje në:

***Paris, 28 gusht (insidethegames)*** – Rrëfimi i Zakia Khudadadit është i denjë për film. Pasi u burgos në vendin e saj nga talebanët, ajo arriti të largohej nga Afganistani me një nga fluturimet e fundit nga Kabuli. 

Pak ditë pasi shkoi në mërgim dhe me plagët psikologjike që solli largimi apo garoi në Lojërat Paralimpike, që në vitin 2021 u mbajtën në Tokio.

“Unë mendoj se të gjithë tani e dinë historinë time dhe sfidat me të cilat u përballa”, thotë Khudadadi.

Ajo flet me modesti për të kaluarën.

“E dija që pas videos do të ishte e mundur që askush të mos vinte për të më mbështetur dhe se mund të ishte kërcënuese për jetën. Por e pranova këtë rrezik. Doja të isha vajza e parë në Lojërat Paralimpike”, thotë ajo për realizimin e synimit për të garuar në Tokio në vitin 2021.

[Edhe ![Rruga e gjatë drejt lirisë për gratë afgane](https://resources.koha.net/images/2024/August/20/bcbd343f-83be-4c83-84d6-6f393f5d0309.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 gus 2024 Rruga e gjatë drejt lirisë për gratë afgane](https://www.koha.net/bote/rruga-e-gjate-drejt-lirise-per-grate-afgane)

Zakia Khudadadi u bë gruaja e parë afgane që garoi në Lojëra që nga viti 2004. Si në filmat e Hollywoodit, rrëfimi i saj nuk përfundon aty. Pasuan skena të shumta.

Sportistja, tani 25-vjeçare, nuk mund të kthehej në shtëpinë dhe vendin e saj. Dhe as që mund të shpresonte ta përfaqësonë serish Afganistanin.

Afganistani nuk e ka asnjë sportiste në Lojërat Paralimpike në Paris. Por ka sportiste pjesëmarrëse që janë të lindura në Afganistan, si Khudadadi. Ato do të garojnë për ekipin e refugjatëve, në pamundësi për të prezantuar vendin e tyre.

Në  taekwondo është një garues i Afganistanit.

Situata në Afganistan po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Sipas OKB-së, ka kufizime për gratë që punojnë dhe udhëtojnë. Kujdes shëndetësor ka vetëm gjysma e popullatës. Sportistet duhet të ushtrojnë fshehtas, nëse mund të ushtrojnë. 

Khudadai, e cila ka disa vjet që jeton në Francë, do të garojë në kategorinë deri 47 kilogramë në ekipin e refugjatëve. Në vitin 2023 ajo pushtoi Evropën duke fituar medaljen e parë të artë në parataekwondo në Kampionat Evropian.

Roterdami ishte vendi ku Khudadadi e realizoi ëndrrën. Në finalen dramatike të Evropianit e mposhti turken Nurcihan Ekinci. 

[Edhe ![Botërori i xhudos, “prova gjenerale” për Lojërat Olimpike](https://resources.koha.net/images/2024/May/15/9a402c59-2bff-4c10-9c69-7269bc49a564.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 15 maj 2024 Botërori i xhudos, “prova gjenerale” për Lojërat Olimpike](https://www.koha.net/luftarake/boterori-i-xhudos-prova-gjenerale-per-lojerat-olimpike)

Jeta e Khudadadit është seri e sfidave të vazhdueshme. Ajo ka vetëm nëjrin krah funksional, u detyrua të largohej nga shtëpia e saj dhe tani është refugjate në Perëndim, ku shoqëria është shumë e zhvilluar dhe pranon të gjitha llojet e besimeve fetare, por ku jeta e përditshme nuk është shumë në frymën muslimane.

Ajo nuk është e vetmja refugjate që paraqitet në Lojërat Paralimpike në Paris. Janë 120 milionë refugjatë në botë aktualisht, sipas UNHCR-së. Gjithsej tetë parasportistë refugjatë dhe dy përcjellës do të jenë në Lojërat e Parisit. Ata do të garojnë në atletikë, peshëngritje, pingpong, taekwondo, triatlon dhe skermë.

[#Zakia Khudadi](https://www.koha.net/tag/zakia-khudadi) [#Lojërat Paralimpike](https://www.koha.net/tag/lojerat-paralimpike) [#Paris 2024](https://www.koha.net/tag/paris-2024)

Artikuj të ngjashëm

- [![6 milionë afganë të dëbuar përballë një fillimi nga asgjëja nën sundimin taleban](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/60adfdd6-0e03-4a1c-99ac-ccd48cfe4ef0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 sht 2026 6 milionë afganë të dëbuar përballë një fillimi nga asgjëja nën sundimin taleban](https://www.koha.net/bote/6-milione-afgane-te-debuar-perballe-nje-fillimi-nga-asgjeja-nen-sundimin-taleban)
- [![Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar](https://resources.koha.net/images/2026/May/29/80ee953f-1f5c-4b4a-b69b-c367ff2e5692.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 maj 2026 Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar](https://www.koha.net/bote/deshperimi-i-vajzave-te-reja-ne-afganistan-nga-privimi-i-mundesise-per-tu-shkolluar)
- [![Futbollistet e Afganistanit lejohen të kthehen në garat e FIFA-s](https://resources.koha.net/images/2026/April/29/599fe8d7-edd1-487d-9d56-bb7bc9604165.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 pri 2026 Futbollistet e Afganistanit lejohen të kthehen në garat e FIFA-s](https://www.koha.net/futboll/futbollistet-e-afganistanit-lejohen-te-kthehen-ne-garat-e-fifa-s)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Botë.]() [Kievi është kthyer në qytet të vijës së frontit, ndërsa dimri po afrohet](https://www.koha.net/bote/kievi-eshte-kthyer-ne-qytet-te-vijes-se-frontit-ndersa-dimri-po-afrohet)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës - Koha e mbetur për presidentin](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-koha-e-mbetur-per-presidentin)

[Kulturë.]() [“Biografia e një ndërtese...” në New York bashkon rrëfimet për Shtëpinë e Kulturës së Runikut](https://www.koha.net/kulture/biografia-e-nje-ndertese-ne-new-york-bashkon-rrefimet-per-shtepine-e-kultures-se-runikut)

[Opinion.]() [Recetat perfide të Serbisë në Nju-Jork](https://www.koha.net/opinion/recetat-perfide-te-serbise-ne-nju-jork)

[Botë.]() [Rubio thotë se një aktor i huaj qëndron pas komplotit me bombë në RAF Fairford](https://www.koha.net/bote/rubio-thote-se-nje-aktor-i-huaj-qendron-pas-komplotit-me-bombe-ne-raf-fairford)

[Arbëri.]() [Moti sot me diell e vranësira të shpërndara](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-me-diell-e-vranesira-te-shperndara-29)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pas ikjes nga talebanët, Khudadadi do të garojë për refugjatët në Paris","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/pas-ikjes-nga-talebanet-khudadadi-do-te-garoje-per-refugjatet-ne-paris","datePublished":"2024-08-28T17:57:41+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:50:07+02:00","articleSection":"Sporte të tjera","wordCount":490,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Paris, 28 gusht (insidethegames) – Rrëfimi i Zakia Khudadadit është i denjë për film. Pasi u burgos në vendin e saj nga talebanët, ajo arriti të largohej nga Af","url":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/pas-ikjes-nga-talebanet-khudadadi-do-te-garoje-per-refugjatet-ne-paris","keywords":"Zakia Khudadi, Lojërat Paralimpike, Paris 2024","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/28/563df507-bd43-453b-ba5e-5b85f6610729.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
