Tenisti Nick Kyrgios do të mund të luajë sërish pasi e ka pranuar dënimin prej një muaji, për testin pozitiv në kokainë.
31-vjeçari fillimisht ishte suspenduar më 4 gusht.
Australiani u ka thënë hetuesve të Agjencisë Ndërkombëtare të Integritetit të Tenisit se ka përdorur kokainë në një klub nate në Magaluf, në orët e hershme të mëngjesit të 20 qershorit.
Kyrgiosi ka mundur të marrë maksimumin prej tre muajve dënim. Por u suspendua për një muaj pasi ka hyrë në programin e trajtimit.
Dënimi i tij përfundoi të enjten.
Ish-numri 13 i botës në tenis i ka luajtur vetëm katër meçe në këtë sezon, pasi ka pasur telashe me gju dhe me nyjën e dorës në vitet e fundit.