Rrëfimi i Marino Bloudekut tejkalon tregimet e zakonshme sportive. Dikur futbollisti i talentuar nga Virovitica e Kroacisë, luante në turne për Dinamo Zagrebin dhe ishte ftuar në kampet e Arsenalit të Londrës, shkruan “index.hr”.
Por për shkak të një lëndimi të këmbës, Bloudeku u detyra të përfundoi karrierën në futboll. Me propozim të profesorit të Edukatës Fizike, kaloi në atletikë. Ka rreshtuar sukseset në sportin e ri, kurse të enjten mbrëma e fitoi medaljen e argjendtë në vrapim 800 metra. Koha e kroatit ishte 1 minutë, 45 sekonda e 63 të qindtat. Mark English i Irlandës e fitoi medaljen e artë me kohë 1 minutë, 45 sekonda e 26 të qindtat.
Bloudek së pari filloi të paraqitet në kros. Garën e parë e kishte në vitin 2010. Në vitin 2017 u bë kampion i Evropës për juniorë. Bloudek është pjesë e një familjeje futbollistësh, por po bënë emër në atletikë.
Kalimi nga juniorët te seniorët nuk ishte i lehtë për kroatin, si për shumë sportistë të tjerë. Distancën prej 800 metrave së pari për më pak se 1 minutë e 50 sekonda e vrapoi në vitin 2017. Por për rezultat të njëjtë është dashur të pres deri në vitin 2022. Shumë nuk e llogarisnin më, por ai nuk hoqi dorë.
Pasi ndryshoi disa trajnerë e disa klube, rezultatete filluan të vijnë. Tashmë i mban disa rekorde të Kroacisë, ndërsa medalja në Evropianin që po mbahet në Birmingham është bindshëm më e rëndësishmja në karrierë.
“Jam shumë i lumtur. Jam krenar për ekipin tim dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë. E uroj Mark Englishin për të artën, por për mua kjo është medalje e artë”, ka thënë Bloudek.
Kroatët për herë të fundit medalje evropiane në 800 metra vrapim kishin fituar në vitin 1974.
also
Dinamo volleyball player asked to undergo gender test
“Pas më shumë se 50 vjetësh sërish kemi medalje në 800 metra. Më vjen shumë mirë, është ndjenjë e shkëlqyer”.
Vetëm pesë atletë nga Kroacia kanë fituar medalje evropiane deri më tani.
Kampionati Evropian i atletikës në Birmingham të Anglisë përfundon të dielën.