---
description: Plot katër ekipe të hendbollisteve nga Kosova u paraqitën të shtunën në skenën evropiane, përkatësisht në Kupën Evropiane. Por në raundin e dytë të garës së niv
title: Istogu bën hap të madh para, humbje për skuadrat e tjera
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/04/3268f74c-ca22-45d7-9bc5-cee0665a34a5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sporte të tjera

# Istogu bën hap të madh para, humbje për skuadrat e tjera

![Istogu](https://resources.koha.net/images/2025/October/04/3268f74c-ca22-45d7-9bc5-cee0665a34a5.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 4 tetor 2025 22:33
- Shpërndaje në:

- 4 tetor 2025 22:33
- Shpërndaje në:

Plot katër ekipe të hendbollisteve nga Kosova u paraqitën të shtunën në skenën evropiane, përkatësisht në Kupën Evropiane. Por në raundin e dytë të garës së nivelit të tretë kontinental për skuadra të hendbollit, vetëm Istogu ka arritur sukses. Samadrexha e Ferizaj dështuan në ndeshjet e para. Shqiponja u eliminua. Për të avancuar tutje, hap të madh kanë bërë vetëm hendbollistet e Istogut, që janë kampione të Kosovës. 

Istogu fitoi ndaj AEP Panoramas. Samadrexha u mposht nga PAOK-u, derisa Ferizaj pësoi humbje nga Jomi Salerno. Ashtu si pritej pas disfatës së thellë në ndeshjen e parë, Shqiponja u eliminua nga Yellow Winterthuri. 

Istogu të shtunën në palestrën “Dresha” në Banjë të Pejës fitoi 39:31 ndaj skuadrës greke AEP Panorama, duke iu afruar shumë raundit të tretë. 

Ndeshjen e kthimit, Istogu e luan të dielën nga ora 19:00 po në palestrën “Dresha” në Banjë të Pejës.   
Istogu krijoi epërsi solide që në pjesën e parë dhe e ruajti atë deri në fund për fitoren e parë.   
Joendie Balotinelle Olikak e udhëhoqi Istogun me dhjetë gola. Tamara Serbra Aragon e përfundoi ndeshjen me tetë gola. Shtatë i kishte Suzana Ujkiq.

Ishte e paraparë që ndeshjet evropiane Istogu t’i luajë në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Por atje iu pamundësua paraqitja evropiane për shkak të vendimit fillestar që ajo palestër dhe shumë të tjera të shfrytëzohen për zgjedhjet lokale, përkatësisht për numërimin e votave. Istogu është detyruar që ndeshjet evropiane t’i organizojë në palestrën në Banjë, që me shumë mund është përgatitur për të plotësuar kriteret minimale të kërkuara nga Federata Evropiane. 

[Edhe ![Shumë ndeshje evropiane, pak shpresë për sukses](https://resources.koha.net/images/2025/October/03/a63ecec2-e217-466d-8e76-50a97f8c5f25.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 3 tet 2025 Shumë ndeshje evropiane, pak shpresë për sukses](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/shume-ndeshje-evropiane-pak-shprese-per-sukses)

Samadrexha u mposht nga PAOK-u grek me dhjetë gola dallim, 38:28. 

Edhe ndeshjen kthyese Samadrexha do ta luajë në Veria. Dueli kthyes zhvillohet të dielën nga ora 17:30. Tina Hetemi i shënoi 10 gola për Samadrexhën. Shtatë i realizoi Jennifer Amanda Toledo Abreu. Arona Krasniqi i kishte katër gola.

Edhe hendbollistet e Ferizajt e kanë humbur ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë kualifikues të “EHF European Cup”. 

Ferizajaset u mposhtën nga skuadra Jomi Salerno, që ka përvojë të gjatë në garat kontinentale. Ferizaj u mposht 39:20, dhe është në prag të eliminimit. 

Ndeshja u zhvillua në Salerno të Italisë, ku po ashtu do të luhet dueli kthyes të dielën nga ora 18:00.   
Shkurte Mehmeti dhe Lorena Matarova ishin më të dalluarat te Ferizaj me katër gola.   
Nga tri gola i shënuan Albulena Kelmendi, Luljeta Sopjani e Elsa Kongjeli.

[Edhe ![Tetë ndeshje evropiane në Kosovë, asnjë fitore](https://resources.koha.net/images/2026/October/11/bae28bac-acd6-4a0e-88cd-4a121e067c93.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 11 tet 2026 Tetë ndeshje evropiane në Kosovë, asnjë fitore](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/tete-ndeshje-evropiane-ne-kosove-asnje-fitore)

Ndërkohë Shqiponja e Gjakovës, që vendosi të luajë ndeshjet si mysafire e si vendëse, është e para që ka ndërprerë rrugëtimin në Kupën Evropiane për këtë edicion. Hendbollistet gjakovare e humbën edhe ndeshjen e kthimit nga Yellow Winterthur, me rezultatin e thellë 48:29. Ndeshja u zhvillua në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë. 

Të dielën e kaluar në Schaffhausen të Zvicrës, Shqiponja pësoi thellë, 38:23.    
Helen Cristine Da Silva Souza ishte më efikasja te skuadra gjakovare me shtatë gola. Nga gjashtë i shënuan Nathalia Silva Fontana e Alma Nivokazi, kurse pesë i kishte Aurora Lokaj.  
 

[#Istogu](https://www.koha.net/tag/istogu) [#HENDBOLL](https://www.koha.net/tag/hendboll) [#kupat evropiane](https://www.koha.net/tag/kupat-evropiane) [#KH Samadrexha](https://www.koha.net/tag/kh-samadrexha) [#ferizaj](https://www.koha.net/tag/ferizaj) [#Shqiponja](https://www.koha.net/tag/shqiponja)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vetëm humbje “evropiane” për Samadrexhën e Istogun](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/17327dd2-c0bc-404d-8007-cc3f512d408b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 4 tet 2026 Vetëm humbje “evropiane” për Samadrexhën e Istogun](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/vetem-humbje-evropiane-per-samadrexhen-e-istogun)
- [![Shqiponja ndaj Samadrexhës në finale](https://resources.koha.net/images/2026/May/07/7c43e9b0-a243-4a97-ae25-b19437518f1b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 7 maj 2026 Shqiponja ndaj Samadrexhës në finale](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/shqiponja-ndaj-samadrexhes-ne-finale)
- [![Shtatë skuadra kosovare mësojnë kundërshtarët evropianë](https://resources.koha.net/images/2025/July/15/0b7addc4-6e93-4ff1-8ab4-642ef037d9db.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 15 kor 2025 Shtatë skuadra kosovare mësojnë kundërshtarët evropianë](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/shtate-skuadra-kosovare-mesojne-kundershtaret-evropiane)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Istogu bën hap të madh para, humbje për skuadrat e tjera","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/istogu-ben-hap-te-madh-para-humbje-per-skuadrat-e-tjera","datePublished":"2025-10-04T22:33:04+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:10:06+02:00","articleSection":"Sporte të tjera","wordCount":556,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Plot katër ekipe të hendbollisteve nga Kosova u paraqitën të shtunën në skenën evropiane, përkatësisht në Kupën Evropiane. Por në raundin e dytë të garës së niv","url":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/istogu-ben-hap-te-madh-para-humbje-per-skuadrat-e-tjera","keywords":"Istogu, HENDBOLL, kupat evropiane, KH Samadrexha, ferizaj, Shqiponja","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/04/3268f74c-ca22-45d7-9bc5-cee0665a34a5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
