Support TIME. Preserve the truth.
Other sports

Another Iranian seeks medal for Kosovo at the Mediterranean Games

Kianoush Rostami

Në mesin e 163 sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” është edhe një iranian.

Bëhet fjalë për njërën prej legjendave të peshëngritjes, tashmë në fazë të shtyrë të karrierës, Kianoush Rostami.

Në ceremoninë që Komiteti Olimpik i Kosovës e mbajti të dielën për prezantimin e ekipit të Kosovës për “Taranto 2026”, emri i Rostamit është shfaqur si i vetmi i peshëngritjes.

Kjo në fakt dëshmon shumë. Kosova nuk ka peshëngritës, të paktën të nivelit senior, të denjë për prezantim në arenën ndërkombëtare. Peshëngritja mbetet sport fare pak i zhvilluar në vend, e po ashtu fare pak i njohur.

Por në peshëngritje mund të fitohet medalje për Kosovën në Lojëra Mesdhetare.

also Olympic champion from Iran debuts for Kosovo on Thursday Other sports Olympic champion from Iran debuts for Kosovo on Thursday

35-vjeçari Rostami prej vitit të kaluar garon për Kosovën. Për kohë të gjatë ka përfaqësuar Iranin. Mosmarrëveshjet shumëvjeçare me drejtuesit e federatës iraniane dhe mungesa e përkrahjes në vendin e tij kanë bërë që Rostami të kërkojë vend tjetër për të përfaqësuar. Ai mori pasaportën e Kosovës vitin e kaluar dhe është paraqitur në disa gara.

VIDEO:

Rostami për Iranin ka fituar medalje të artë olimpike në “Rio 2016”, në kategorinë deri 85 kilogramë. Është medalja më e vlefshme në sport. Në “Londra 2012” fitoi medalje të argjendtë. Ka edhe dy medalje të arta botërore dhe një të argjendtë. Të artat i fitoi në vitet 2011 e 2014, ndërsa të argjendtën në vitin 2015. Ka medalje edhe në Lojërat Aziatike, në Kampionatet Aziatike dhe në gara të tjera. Suksesin e fundit të madh e kishte në vitin 2020, kur fitoi të artën në kategorinë deri 89 kilogramë në Kampionatin e Azisë në Peshëngritje.

Për shkak të nivelit që ka shfaqur, nëse ia del t’i afrohet formës më të mirë personale, Rostami mund të jetë kandidat për medaljet më të vlefshme në sport. Dhe Lojërat Mesdhetare nuk pritet të jenë shumë sfiduese për të, nëse shfaq më të mirën.

Rostami vjet garoi për Kosovën në Kampionat Botëror. U rendit i pesti në kategorinë deri 94 kilogramë. Vendi i pestë në Botëror është sukses goxha i madh për secilin sportist.

also Albania wins medals at European Wrestling and Weightlifting Championships, Kosovo far behind Other sports Albania wins medals at European Wrestling and Weightlifting Championships, Kosovo far behind

Në Evropianin e mbajtur në prill në Gjeorgji, Rostami garoi për Kosovën në kategorinë deri 88 kilogramë. I kishte tri prova të pasuksesshme për ngritje peshe, duke mbetur pa plasman.

Jo të gjithë e vlerësojnë të drejtë që Kosova të përfaqësohet nga një sportist i një vendi tjetër. Por drejtuesit e Federatës së Peshëngritjes së Kosovës kanë vendosur ta afrojnë Rostamin. Një postim për iranianin, tashmë me pasaportë të Kosovës, Federata e Peshëngritjes e Kosovës e ka të fundit në faqen zyrtare në “facebook”. Është i 5 marsit. Është tjetër dëshmi se sa aktive është kjo federatë në vend.

Sportistë nga vende të tjera kanë përfaqësuar Kosovën edhe më parë. Austriakja Sophie Sorschag zhvilloi disa gara për Kosovën në kërcime me ski, disiplinën e pa zhvilluar në vend. Por ajo u largua e dëshpëruar dhe duke akuzuar drejtuesit e federatës për shkelje të marrëveshjes, përkatësisht për mos mbulim të shpenzimeve të bëra.

Japonezi Shigeki Nakamura në vitin 2020 u paraqit në dy gara për Kosovën. Në “European Open” në Dubrovnik fitoi medalje të artë.

Ndryshimi i nacionalitetit në sport është shumë i përhapur. Pos në futboll, është i përhapur edhe në sporte luftarake e po ashtu në peshëngritje e sporte të tjera.

also Serious charges after Italian skier did not survive injuries Other sports Serious charges after Italian skier did not survive injuries

Për shembull Shqipëria mori tre mundës nga Rusia. Dhe ata po arrijnë sukseset më të mëdha që Shqipëria ka pasur ndonëjherë në sport. Chermen Valiev dhe Islam Dudaev kanë fituar medaljet e para olimpike për Shqipërinë. Të dy ishin të bronztë në “Parisi 2024”. Kjo dyshe, së bashku me Zelimkhan Abakarov po fitojnë medalje për Shqipërinë edhe në Kampionate Botërore e Evropiane.

Mbetet të shihet nëse Kosova do të ketë medaljen e radhës në Lojërat Mesdhetare nga një “i huaj”, përkatësisht nga iraniani Rostami. Lojërat Mesdhetare fillojnë më 21 gusht.