Jeton Bislimi ka shënuar gol pak sekonda para fundit për festë të madhe në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Me golin e pivotit Bislimi, Kastrioti e mposhti Besa Famgasin me rezultatin 27:26, në ndeshjen për Superkupën e Kosovës në hendboll.
Kastrioti për herë të parë ka fituar Superkupën. Është kampion në fuqi dhe fitues në fuqi i Kupës.
Ndeshja e luajtur para një numri të madh shikuesish ishte dramatike.
Besa Famgas ishte në epërsi shumicën e kohës në pjesën e parë. Por pas 30 minutave rezultati ishte 14:14. Skuadra pejane u shkëput edhe 20:15, por vendasit, të përkrahur nga shikuesit, nuk u dorëzuan. U afruan gradualisht në rezultat dhe barazuan në minutën e 60-të me golin e Patryk Gregulowskit. Besa nuk realizoi sulmin e fundit, ndërsa në anën tjetër Bislimi realizoi për fitore.
Gregulowski ishte më efikasi me gjashtë gola. Pesë i shënoi Bislimi. Te Besa Famgas tetë gola i shënoi Deniz Terqizi, kurse nga katër i realizuan Ilir Istrefaj, Jon Muqolli dhe Yassine Henahen.