---
description: Programi sportiv ‘Libre y Directo’ ka zbuluar pagën që Adnan Januzaj merr...
title: Tifozët të revoltuar me pagën që Januzaj merr te Sevilla
image: https://resources.koha.net/images/2024/January/10/januzaj-sp1704914386.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sport

# Tifozët të revoltuar me pagën që Januzaj merr te Sevilla

![Adnan Januzaj - Sevilla](https://resources.koha.net/images/2024/January/10/januzaj-sp1704914386.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 10 janar 2024 21:35
- Shpërndaje në:

- 10 janar 2024 21:35
- Shpërndaje në:

Programi sportiv ‘Libre y Directo’ ka zbuluar pagën që Adnan Januzaj merr në Sevilla.

Shifrat kanë ngjallur revoltë te tifozët e Sevillas, shkruan të mërkurën “elmira.es”. Januzaj paguhet nga Sevilla 2.7 milionë euro neto në vit.

“Kjo do të thotë se Sevillas i kushton 5.4 milionë euro bruto në edicion”.

Edhe pse Adnan Januzaj iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë, vlerësohet se është lojtari më i dështuar i afruar në klubin spanjoll. Ai me Sevillan ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

“Adnan Januzaj është një lojtar me cilësi të shkëlqyera. Ose, të paktën, një futbollist që kishte cilësi të mëdha, pasi nuk i ka treguar prej kohësh. Qoftë për shkak të mungesës së angazhimit apo dëmtimeve të shumta që ka pasur vitet e fundit, sulmuesi është një hije e atij që vlerësohej nga Manchester United”, shkruan tutje sajti spanjoll.

[Edhe ![Januzaj vazhdon të përballet me telashe në Spanjë](https://resources.koha.net/images/2024/August/13/7721a69f-c55c-48cb-a342-04c2714905a8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 13 gus 2024 Januzaj vazhdon të përballet me telashe në Spanjë](https://www.koha.net/futboll/januzaj-vazhdon-te-perballet-me-telashe-ne-spanje)

Zbulimi i pagës së tij ka ngjallur pakënaqësi te tifozët e Sevillas, të cilët kanë kërkuar largimin e Januzajt. Edhe klubi, sipas sajtit spanjoll, dëshiron që ta lirojë sa më parë lojtarin e kohëpaskohshëm të Belgjikës.

“Në Sevilla mezi presin ta lirojnë atë. Por është Januzaj që nuk dëshiron të lëviz për shkak të pagës së lartë që merr e që kontrata vlen deri në vitin 2026. Januzaj e ka shumë të vështirë të largohet nga klubi. Paratë që merr belgu kanë ngjallur shqetësim te tifozët e Sevillas, të cilët duan largimin e tij nga skuadra. Edhe Sevilla po shikon të gjejë një rrugëdalje për Adnan Januzajn. Në klub janë duke parë mundësitë për ta larguar mesfushorin belg, i cili nuk ka dhënë asgjë për klubin”.

Januzaj në dy edicione me fanellën e Sevillas ka luajtur në 16 ndeshje. Ai nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa ka vetëm një asistim.

28-vjeçari ka luajtur më herët edhe për Bashakshehirin, Real Sociedadin, Manchester Unitedin, Sunderlandin, Borussia Dortmundin. Si i ri ka qenë edhe pjesë e Anderlechtit. Për Belgjikën në 15 ndeshje ka shënuar një gol. Januzaj dikur shihej prej talenteve më të mëdha në futboll. Por karriera e tij ka pasur rënie të madhe.

[Edhe ![Januzaj nuk iu përgjigjet pozitivisht lutjeve të Sevillas për t’u larguar](https://resources.koha.net/images/2024/January/10/januzaj-sp1704914386.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 25 pri 2024 Januzaj nuk iu përgjigjet pozitivisht lutjeve të Sevillas për t’u larguar](https://www.koha.net/futboll/januzaj-nuk-iu-pergjigjet-pozitivisht-lutjeve-te-sevillas-per-tu-larguar)

LEXO EDHE:

https://www.koha.net/sport/405529/zielinski-arrin-marreveshje-me-interin/

https://www.koha.net/sport/405528/barcelona-me-nje-mungese-te-madhe-ne-ndeshjen-finale-ndaj-realit/

https://www.koha.net/sport/405462/per-blesan-interesohet-gjiganti-rumun/

 

Artikuj të ngjashëm

- [![Januzaj në pritje të rastit tjetër te Sevilla](https://resources.koha.net/images/2026/April/09/1d603b12-10a1-409f-895f-b636e2622003.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 pri 2026 Januzaj në pritje të rastit tjetër te Sevilla](https://www.koha.net/futboll/januzaj-ne-pritje-te-rastit-tjeter-te-sevilla)
- [![Mesazhi emocional i Januzajt pas lëndimit të radhës](https://resources.koha.net/images/2025/November/25/b4113588-e714-4d74-95f5-43028218d4a8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 25 nën 2025 Mesazhi emocional i Januzajt pas lëndimit të radhës](https://www.koha.net/futboll/mesazhi-emocional-i-januzajt-pas-lendimit-te-radhes)
- [![Januzaj arsyeton besimin e dhënë nga trajneri i Sevillas](https://resources.koha.net/images/2025/October/29/48962faa-1f04-473d-b5d3-555b854e0f86.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 tet 2025 Januzaj arsyeton besimin e dhënë nga trajneri i Sevillas](https://www.koha.net/futboll/januzaj-arsyeton-besimin-e-dhene-nga-trajneri-i-sevillas)

[Futboll.]() [Shqipëria në pozitë të mirë për kthim në Ligën B](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-ne-pozite-te-mire-per-kthim-ne-ligen-b)

[Arbëri.]() [Mungon prokurori, dështon seanca ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual](https://www.koha.net/arberi/mungon-prokurori-deshton-seanca-ndaj-profesorit-xhevat-krasniqi-i-akuzuar-per-ngacmim-seksual)

[Arbëri.]() [Lirohet në procedurë të rregullt burri që dyshohet se bashkëjetoi me një të mitur](https://www.koha.net/arberi/lirohet-ne-procedure-te-rregullt-burri-qe-dyshohet-se-bashkejetoi-me-nje-te-mitur)

[Arbëri.]() [Gjenden eshtrat e një personi në Brod të Shtërpcës](https://www.koha.net/arberi/gjenden-eshtrat-e-nje-personi-ne-brod-te-shterpces)

[Kronikë.]() [Arrestohet një burrë në Zveçan, rrahu djalin e mitur të ish-bashkëshortes](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-nje-burre-ne-zvecan-rrahu-djalin-e-mitur-te-ish-bashkeshortes)

[Kronikë.]() [Raportohet për dhunimin e një të miture në Gjakovë, i dyshuari jashtë shtetit](https://www.koha.net/kronike/raportohet-per-dhunimin-e-nje-te-miture-ne-gjakove-i-dyshuari-jashte-shtetit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Tifozët të revoltuar me pagën që Januzaj merr te Sevilla","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sport/tifozet-te-revoltuar-me-pagen-qe-januzaj-merr-te-sevilla","datePublished":"2024-01-10T21:35:31+01:00","dateModified":"2026-07-11T05:55:07+02:00","articleSection":"Sport","wordCount":411,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Programi sportiv ‘Libre y Directo’ ka zbuluar pagën që Adnan Januzaj merr...","url":"https://www.koha.net/sport/tifozet-te-revoltuar-me-pagen-qe-januzaj-merr-te-sevilla","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/January/10/januzaj-sp1704914386.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
