Support TIME. Preserve the truth.
Sports

Rama accuses Kurti of risking losing the Mediterranean Games "Prishtina 2030"

Progress Rama

Photo: Driton Pacharada

The Mayor of Pristina, Përparim Rama, has warned that Kosovo risks losing the organization of the Mediterranean Games "Prishtina 2030", after the International Committee of the Mediterranean Games (ICMG) raised concerns about non-fulfillment of financial obligations and delays in the preparatory process.

Në një konferencë për media Rama e akuzoi Qeverinë e Kosovës për mungesë koordinimi dhe mosreagim ndaj kërkesave të kryeqytetit për mbledhjen e bordit drejtues për organizminin e Lojrave Mesdhetare, duke thënë se kryeministri Albin Kurti, si kryesues i këtij bordi, ka përgjegjësi për thirrjen e mbledhjeve.

Sipas Ramës, pas mbledhjes së 14 gushtit nuk është thirrur asnjë mbledhje tjetër e bordit, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga kryeqyteti.

“Më 30 shtator, duke parë seriozitetin e situatës, kryeqyteti ndërmori iniciativën për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme më 8 tetor. Sipas statusit, nga 13 anëtarët e bordit kërkoheshin të paktën pesë nënshkrime. Tre përfaqësuesit e kryeqytetit e nënshkruan kërkesën. Përfaqësuesit e qeverisë dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës nuk iu përgjigjën ftesës për nënshkrim. Si rezultat, mbledhja nuk u mbajt”, tha ai, raporton EO.

The head of Pristina attributed part of the delays to Prime Minister Kurti's request to change the name of the event from "Prishtina 2030" to "Kosovo 2030", as well as the insistence that the prime minister be the chairman of the steering board.

“Edhe ta bëj edhe një gjë shumë të qartë: dy vjet, dy vjet i kemi humbur sepse kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që emri i lojërave mesdhetare të ndryshohet nga Prishtina 2030 në Kosova 2030. Natyrisht, kjo kërkesë nuk është aprovuar, sepse në të gjithë botën lojërat mesdhetare mbajnë emrin e qytetit. Absurditeti tjetër ka qenë kërkesa e tij, apo insistimi i tij, që kryeministri të jetë kryetar i bordit drejtues, një praktikë e paparë faktikisht askund tjetër. Pra, vetëm te ne kryeministri kërkon të jetë edhe kryetar i bordit drejtues i lojërave mesdhetare, derisa natyrisht ka shumë pak kohë, apo hiç kohë, sepse ka punë të tjera më të mëdha për t’u marrë”, tha Rama.

Ai kërkoi përgjegjësi nga institucionet përkatëse, duke ngritur shqetësimin se mungesa e përgjigjeve dhe e vendimmarrjes mund ta rrezikojë një mundësi të rëndësishme për Kosovën.

Rama theksoi se Komuna e Prishtinës ka përmbushur një sërë angazhimesh, përfshirë miratimin e statusit të komitetit organizativ, regjistrimin e organizatës dhe propozimin e pesë porteve urbane, të cilat, sipas tij, janë miratuar nga ICMG-ja më 29 qershor.

Ai theksoi se kryeqyteti ka paraqitur edhe propozimet për lokacionet sportive në Kuvendin Komunal, ndërsa ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të veprojnë me urgjencë për të shmangur rrezikimin e organizimit.

Rama tha se ICMG-ja, përmes një letre zyrtare të dërguar më 15 tetor, ka paralajmëruar për vonesat dhe mungesën e përmbushjes së detyrimeve. Ai theksoi se më 19 dhjetor 2026 do të shqyrtohet e ardhmja e organizimit të Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

“Dje, pra më 15 tetor, komiteti ndërkombëtar i lojërave mesdhetare ICMG ka dërguar një letër zyrtare përmes së cilës paralajmëron për vonesat dhe mospërmbushjen e detyrimeve që rrezikojnë organizimin e lojërave mesdhetare në Prishtinë. Kjo nuk është letra e parë; është vazhdimësi e paralajmërimeve që kanë nisur muaj më parë dhe që, fatkeqësisht, nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga qeveria. ICMG konstaton se letra 21 shtatorit ka mbetur pa përgjigje. Garancia bankare ose e sigurimit e kërkuar që nga janari nuk është dorëzuar dhe detyrimet financiare që është dashur të përmbushen në qershor nuk janë paguar. Për më tepër, afatet për funksionalizimin e strukturave organizative, përgatitjen e masterplanit, buxhetit dhe proceseve të tjera janë shkelur vazhdimisht”, tha Rama.

Ngjarja më e madhe sportive që i është besuar Kosovës për organizim është vënë në rrezik. 

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës, kryetarit të Prishtinës dhe atij të Komitetit Olimpik, ka lënë të hapur mundësinë e shqyrtimit që organizimin t’ia besojë një vendi tjetër.