Support TIME. Preserve the truth.
Sports

KOK financially rewards Mediterranean Games medalists

Kosovo Olympic Committee

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur t’i shpërblejë financiarisht sportistët që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. 

Plotë nëntë medalje u fituan nga sportistët kosovarë në “Taranto 2026”. 

Kosova fitoi dy medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Medalje të arta fituan karateisti Islam Selmani dhe boksieria Donjeta Sadiku. 

Në mbledhjen e bordit ekzekutiv të KOK-ut u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Gjithashtu bordi ekzekutiv ka konstatuar se disa sporte kanë mundur të kenë paraqitje edhe më të mirë.

“U vendos të shpërblehen medalistët tanë në LM Taranto 2026. Për këtë KOK do të ndajë 20-23 mijë euro. Po ashtu, KOK ka bërë kërkesë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, për të shpërblyer medalistët, pasi Rregulloret që janë në fuqi nuk i parashohin shpërblimet për Lojërat Mesdhetare”, ka shkruar KOK-u.