---
description: Amerikani Brad Greenberg do të jetë trajner i Përfaqësueses së Kosovës në...
title: Greenberg, trajner i Kosovës në basketboll
image: https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/April/21/greenber-sp1492759068.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sport

# Greenberg, trajner i Kosovës në basketboll

![](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/April/21/greenber-sp1492759068.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 21 prill 2017 11:17
- Shpërndaje në:

- 21 prill 2017 11:17
- Shpërndaje në:

Amerikani Brad Greenberg do të jetë trajner i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll. 63-vjeçari gjatë këtyre ditëve do të jetë në Kosovë për të firmosur kontratën dhe për t'u prezantuar para publikut kosovar, shkruan sot Koha Ditore.

Ai parimisht ka pranuar ofertën e FBK-së dhe është plotësisht i gatshëm për ta udhëhequr ekipin e Kosovës. Kosova është pa trajner prej muajit tetor të vitit të shkuar, kur Arben Krasniqit i skadoi kontrata me FBK-në. Krasniqi e udhëhoqi Kosovën në eliminatoret e "Eurobasket 2017".

Në këto eliminatore Kosova përfundoi e fundit në grup pa asnjë fitore. Pësoi humbje të dyfishta nga Sllovenia, Ukraina dhe Bullgaria.

Greenberg do të ketë marrëveshje me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për ndeshjet parakualifikuese për botërorin "Kina 2019", që zhvillohen në muajin gusht. Nëse Kosova kalon me sukses në këto parakualifikime, atëherë Greenberg do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit për tërë ciklin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. [**Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.**](https://online.koha.net/?id=22)

 

Artikuj të ngjashëm

- [![FBK-ja konfirmon Greenbergun trajner të Kosovës](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/April/21/auto_greenber-sp14927590681492795478.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 21 pri 2017 FBK-ja konfirmon Greenbergun trajner të Kosovës](https://www.koha.net/sport/fbk-ja-konfirmon-greenbergun-trajner-te-kosoves)
- [![Një sukses historik, një konflikt dhe një tragjedi](https://resources.koha.net/images/2018/August/07/greenber1-sp-dp1533627266.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 7 gus 2018 Një sukses historik, një konflikt dhe një tragjedi](https://www.koha.net/sport/nje-sukses-historik-nje-konflikt-dhe-nje-tragjedi)
- [![Tre kandidatë për të zëvendësuar Greenbergun e dorëhequr](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/May/09/Greenberg1494313821.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 6 gus 2018 Tre kandidatë për të zëvendësuar Greenbergun e dorëhequr](https://www.koha.net/sport/tre-kandidate-per-te-zevendesuar-greenbergun-e-dorehequr)
- [![Posti i pritur gjatë për njeriun që ka një jetë me basketbollin](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/May/27/bradi1-sp-dp1495921008.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 28 maj 2017 Posti i pritur gjatë për njeriun që ka një jetë me basketbollin](https://www.koha.net/sport/posti-i-pritur-gjate-per-njeriun-qe-ka-nje-jete-me-basketbollin)
- [![Amerikani me përvojë në NBA afër Përfaqësueses së Kosovës](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/April/15/bradi-sp1492245620.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 15 pri 2017 Amerikani me përvojë në NBA afër Përfaqësueses së Kosovës](https://www.koha.net/sport/amerikani-me-pervoje-ne-nba-afer-perfaqesueses-se-kosoves)

[Showbiz.]() [Rosamund Pike do të luajë në filmin horror “Feed”, një histori e errët nënë e bijë](https://www.koha.net/showbiz/rosamund-pike-do-te-luaje-ne-filmin-horror-feed-nje-histori-e-erret-nene-e-bije)

[Arbëri.]() [Gashi numëron faktorët që sollën humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit](https://www.koha.net/arberi/gashi-numeron-faktoret-qe-sollen-humbjen-e-republikaneve-ne-zgjedhjet-e-mesmandatit)

[Botë.]() [Të paktën 20 të vrarë nga sulmet ajrore në një treg në Jemen](https://www.koha.net/bote/te-pakten-20-te-vrare-nga-sulmet-ajrore-ne-nje-treg-ne-jemen)

[Futboll.]() [Tjetër humbje e Vojvodës me Udinesen](https://www.koha.net/futboll/tjeter-humbje-e-vojvodes-me-udinesen)

[Lifestyle.]() [Pse shtohet dëshira për ushqim para gjumit dhe si mund të kontrollohet?](https://www.koha.net/lifestyle/pse-shtohet-deshira-per-ushqim-para-gjumit-dhe-si-mund-te-kontrollohet)

[Kronikë.]() [Një person gjendet i vdekur në Prishtinë](https://www.koha.net/kronike/nje-person-gjendet-i-vdekur-ne-prishtine-5)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Greenberg, trajner i Kosovës në basketboll","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sport/greenberg-trajner-i-kosoves-ne-basketboll","datePublished":"2017-04-21T11:17:18+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:30:10+02:00","articleSection":"Sport","wordCount":209,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Amerikani Brad Greenberg do të jetë trajner i Përfaqësueses së Kosovës në...","url":"https://www.koha.net/sport/greenberg-trajner-i-kosoves-ne-basketboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/April/21/greenber-sp1492759068.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
