---
description: FIFA ka hapur procedurë disiplinore për lojtarët e Argjentinës për shkak të...
title: FIFA hap procedurë disiplinore për Argjentinën
image: https://resources.koha.net/images/2022/December/10/argjentina1670686340.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sport

# FIFA hap procedurë disiplinore për Argjentinën

![](https://resources.koha.net/images/2022/December/10/argjentina1670686340.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 10 dhjetor 2022 17:30
- Shpërndaje në:

- 10 dhjetor 2022 17:30
- Shpërndaje në:

FIFA ka hapur procedurë disiplinore për lojtarët e Argjentinës për shkak të incidenteve në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës kundër Holandës.

Shtëpia botërore e futbollit e ka cituar “rregullin dhe sigurinë në ndeshje” në kodin e vet disiplinor, për akuzën që i është bërë Federatës së Futbollit të Argjentinës.

Lojtarët zëvendësues dhe stafi i trajnerëve kanë hyrë në fushë dhe situata është kthyer me incidente fizike mes dyja ekipeve. Holanda shënoi dy gola që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Situata u tensionua edhe më shumë pasi Argjentina u kualifikua në gjysmëfinale pas penalltive.

Lionel Messi ishte në mesin e 17 lojtarëve të ndëshkuar me kartonë të verdhë, që është rekord për një ndeshje në Kupë të Botës, shkruan “Associated Press” të shtunën.

[Edhe ![FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/248a290f-1cdc-4690-918e-f45712b28a44.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 kor 2026 FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës](https://www.koha.net/futboll/fifa-hap-procedure-disiplinore-ndaj-argjentines-1)

Ekipet futen në procedurë disiplinore nëse marrin të paktën pesë kartonë të verdhë brenda një ndeshjeje.

Për këtë arsye, si Argjentina, ashtu edhe Holanda, mund të gjobiten, ka thënë FIFA.

Të dyja federatat mund të gjobiten me nga 15 mijë franga zvicerane.

Dënime të ngjashme, FIFA kishte dhënë edhe ndaj Arabisë Saudite për sjellje jo të mirë.

Argjentina mund të marrë dënim edhe më të madh për shkaktim të incidentit.

[Edhe ![FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës](https://resources.koha.net/images/2023/January/13/argjen1673631077.jfif?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 13 jan 2023 FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës](https://www.koha.net/sport/fifa-hap-procedure-disiplinore-ndaj-argjentines)

FIFA nuk ka kohë të caktuar për marrjen e vendimeve, por një gjë e tillë pritet të publikohet më vonë.

Argjentina takohet me Kroacinë të martën në gjysmëfinale.

Artikuj të ngjashëm

- [![FIFA merr vendim për ndeshjen e ndërprerë mes Brazilit e Argjentinës](https://resources.koha.net/images/2022/February/14/brazil1644854010.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 14 shk 2022 FIFA merr vendim për ndeshjen e ndërprerë mes Brazilit e Argjentinës](https://www.koha.net/sport/fifa-merr-vendim-per-ndeshjen-e-nderprere-mes-argjentines-dhe-brazilit)
- [![Argjentina arrin marrëveshje me FIFA-n për zbutjen e dënimeve](https://resources.koha.net/images/2026/August/28/1fe8bd80-c293-4310-9897-91d3ca676968.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 gus 2026 Argjentina arrin marrëveshje me FIFA-n për zbutjen e dënimeve](https://www.koha.net/futboll/argjentina-arrin-marreveshje-me-fifa-n-per-zbutjen-e-denimeve)
- [![Dënime të rënda nga FIFA për Argjentinën e lojtarët e saj](https://resources.koha.net/images/2026/August/21/745e1f24-03e8-4b95-bdb4-3e18e3792036.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 21 gus 2026 Dënime të rënda nga FIFA për Argjentinën e lojtarët e saj](https://www.koha.net/futboll/denime-te-renda-nga-fifa-per-argjentinen-e-lojtaret-e-saj)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

[Futboll.]() [Interi fiton derbin, i afrohet në një pikë Lazios](https://www.koha.net/futboll/interi-fiton-derbin-i-afrohet-ne-nje-pike-lazios)

[Arbëri.]() [Ilaz Ramajli në PIKË me Veton Surroin (II)](https://www.koha.net/arberi/ilaz-ramajli-ne-pike-me-veton-surroin-ii)

[Futboll.]() [Asllani po shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"FIFA hap procedurë disiplinore për Argjentinën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sport/fifa-hap-procedure-disiplinore-per-argjentinen","datePublished":"2022-12-10T17:30:51+01:00","dateModified":"2026-07-11T07:45:08+02:00","articleSection":"Sport","wordCount":259,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"FIFA ka hapur procedurë disiplinore për lojtarët e Argjentinës për shkak të...","url":"https://www.koha.net/sport/fifa-hap-procedure-disiplinore-per-argjentinen","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/December/10/argjentina1670686340.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
