---
description: Federata e Boksit Profesionist të Kosovës nuk do të marrë pjesë në...
title: Edhe një goditje e Serbisë për sportin e Kosovës, kësaj radhe në boks
image: https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/01/Zyra-Federates-Boksit-Kosoves-Prishtine-12-03-2015-dp_41527869955.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sport

# Edhe një goditje e Serbisë për sportin e Kosovës, kësaj radhe në boks

![](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/01/Zyra-Federates-Boksit-Kosoves-Prishtine-12-03-2015-dp_41527869955.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 1 qershor 2018 20:16
- Shpërndaje në:

- 1 qershor 2018 20:16
- Shpërndaje në:

Federata e Boksit Profesionist të Kosovës nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së që do të mbahet nesër në Beograd.

Kjo për shkak të kushteve që Serbia i ka vënë shtetit të Kosovës, përkatësisht kësaj Federate, e cila është anëtare me të drejta të plota, raporton Koha.net.

Federata serbe përmes një emaili i ka konfirmuar Federatës së Kosovës se, “do të lejohet të marrë pjesë në këtë Asamble vetëm si SAP Kosovo\* (Provinca Autonome Socialiste e Kosovës)”, kusht ky që është i papranueshëm për Federatën e Boksit Profesionist të Kosovës.

Në agjendën e EBU-së pjesë e shteteve pjesëmarrëse në këtë Asamble, që do të mbahet më 2 qershor, figuron edhe Kosova.

Në arsyetimin e sekretarit gjeneral të Federatës serbe, Luka Popoviq drejtuar kryetarit të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, Nexhmedin Zeka thuhet se, “për shkak të ngjarjeve jo të mira në Kosovë jemi informuar se na lejohet të përdoret vetëm emri SAP Kosovo\* me fusnotë. Emri vetëm Kosovë nuk është e mundur të përdoret. E dini se shteti i Serbisë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, prandaj nuk është në fuqinë time të marrë vendime”.

Ky kusht për Federatën e Kosovës është i papranueshëm, dhe për këtë ka marrë vendim që të mos jetë pjesë e kësaj ngjarje.

Zeka për Koha.net ka deklaruar se ky veprim i shtetit fqinj do të ndikojë, nëse jo me suspendim së paku me humbje të autoritetit.

[Edhe ![“Rrezik dhe provokim”, Kosova mbetet jashtë Evropianit në Beograd](https://resources.koha.net/images/2024/April/14/da36456a-ab06-4b11-afe2-f379c9728991.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 14 pri 2024 “Rrezik dhe provokim”, Kosova mbetet jashtë Evropianit në Beograd](https://www.koha.net/luftarake/rrezik-dhe-provokim-kosova-mbetet-jashte-evropianit-ne-beograd)

“Ende po e vendosin interesin politik para sportit. Besoj se kjo do t’iu kushtojë, nëse jo me suspendim sigurt me humbje të ndikimit dhe autoritetit”, ka thënë Zeka.

Zeka gjithashtu ka informuar autoritetet evropiane të boksit për këto kushte të Serbisë.

“Fatkeqësisht nuk mund të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së për shkak se jemi të shqetësuar që nuk na lejohet nga nikoqirët (Federata e Serbisë) që të përfaqësohemi si Federata e Kosovës. Ne si Federatë e shtetit të Kosovës jemi të pranuar si anëtar të EBU-së, dhe mendoj se duhet të prezantohemi në çdo Asamble të Përgjithshme të saj si Kosovë pa marrë parasysh se ku ajo mbahet”, ka shkruar Zeka në letrën dërguar EBU-së.

Artikuj të ngjashëm

- [![Serbia nuk e ndal punën për të dëmtuar sportin e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2025/April/06/10308ddc-537c-4f05-836b-d0f60262b602.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 6 pri 2025 Serbia nuk e ndal punën për të dëmtuar sportin e Kosovës](https://www.koha.net/sport/serbia-nuk-e-ndal-punen-per-te-demtuar-sportin-e-kosoves)
- [![Kosova largohet nga federata botërore ku ndikimi rus është i madh](https://resources.koha.net/images/2024/December/13/adfc0d7e-5067-4f96-ad52-87888a11119e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 13 dhj 2024 Kosova largohet nga federata botërore ku ndikimi rus është i madh](https://www.koha.net/luftarake/kosova-largohet-nga-federata-boterore-ku-ndikimi-rus-eshte-i-madh)
- [![Kosova u drejtohet “rrugëve ligjore” pas diskriminimit të radhës](https://resources.koha.net/images/2024/April/19/27f3bba2-7474-4721-9968-4c99c8b6f3b5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 19 pri 2024 Kosova u drejtohet “rrugëve ligjore” pas diskriminimit të radhës](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-u-drejtohet-rrugeve-ligjore-pas-diskriminimit-te-radhes)
- [![Në Beograd edhe Evropiani i taekwondos pa Kosovën](https://resources.koha.net/images/2024/April/17/1c14a6cb-8ade-4ba1-b6cc-04eec8efefc4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 17 pri 2024 Në Beograd edhe Evropiani i taekwondos pa Kosovën](https://www.koha.net/luftarake/ne-beograd-edhe-evropiani-i-taekwondos-pa-kosoven)

[Showbiz.]() [“Ebenezer”, një histori gotike e frymëzuar nga Charles Dickens](https://www.koha.net/showbiz/ebenezer-nje-histori-gotike-e-frymezuar-nga-charles-dickens)

[Showbiz.]() [Filipinet fitojnë edicionin e parë të “Eurovisionit” të Azisë](https://www.koha.net/showbiz/filipinet-fitojne-edicionin-e-pare-te-eurovisionit-te-azise)

[Futboll.]() [Kosova U19 mposhtet edhe nga Skocia](https://www.koha.net/futboll/kosova-u19-mposhtet-edhe-nga-skocia)

[Futboll.]() [Portugalia deklasohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos](https://www.koha.net/futboll/portugalia-deklasohet-ne-ndeshjen-e-pare-pas-pensionimit-te-ronaldos)

[Futboll.]() [Austria ngjitet në Ligën A, Kosova e Irlanda luftojnë për vendin e dytë](https://www.koha.net/futboll/austria-ngjitet-ne-ligen-a-kosova-e-irlanda-luftojne-per-vendin-e-dyte)

[Botë.]() [Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO](https://www.koha.net/bote/zelensky-shba-ja-propozoi-terheqjen-e-ukraines-nga-donbasi-ne-kembim-te-anetaresimit-ne-nato)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Edhe një goditje e Serbisë për sportin e Kosovës, kësaj radhe në boks","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sport/edhe-nje-goditje-e-serbise-per-sportin-e-kosoves-kesaj-radhe-ne-boks","datePublished":"2018-06-01T20:16:27+02:00","dateModified":"2026-07-08T23:00:10+02:00","articleSection":"Sport","wordCount":418,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Federata e Boksit Profesionist të Kosovës nuk do të marrë pjesë në...","url":"https://www.koha.net/sport/edhe-nje-goditje-e-serbise-per-sportin-e-kosoves-kesaj-radhe-ne-boks","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/01/Zyra-Federates-Boksit-Kosoves-Prishtine-12-03-2015-dp_41527869955.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
