---
description: Vazhdon të jetë aktuale shfaqja e banerit “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen...
title: AEK-u përjashton përjetë dy tifozë për banerin “Kosova është Shqipëri”
image: https://resources.koha.net/images/2023/October/08/kosova-shqiperi1696762920.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sport

# AEK-u përjashton përjetë dy tifozë për banerin “Kosova është Shqipëri”

![](https://resources.koha.net/images/2023/October/08/kosova-shqiperi1696762920.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 tetor 2023 15:01
- Shpërndaje në:

- 8 tetor 2023 15:01
- Shpërndaje në:

Vazhdon të jetë aktuale shfaqja e banerit “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen e AEK-ut të Athinës me Ajaxin. Ky baner u shfaq të enjten në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Evropës.

Tifozët grekë janë të njohur për qëndrimet antishqiptare, kështu që baneri i së enjtes është përcjellë dhe vazhdon të përcillet me bujë të madhe. Të shumta ishin reagimet sidomos në Serbi, ku kishte shkrime për tradhti nga grekët.

AEK-u i Athinës ka reaguar menjëherë të premten duke u distancuar nga baneri i shfaqur dhe duke paralajmëruar masa për përgjegjësit.

Të dielën faqe të ndryshme që përcjellin zhvillimet rreth tifo-grupeve kanë shkruar se AEK-u ka identifikuar dy tifozët përgjegjës për banerin dhe i ka dënuar me largim të përjetshëm nga stadiumi. Kështu ndërkohë kanë shkruar edhe mediat në Kroaci dhe vende të tjera të regjionit.

Në fundjavë me reagim doli edhe “Original 21”, që është grupi më i madh i tifozëve të AEK-ut. Ky grup ka pranuar se një anëtar i tij ka shpalosur banerin.

[Edhe ![AEK-u reagon për banerin “Kosova është Shqipëri”](https://resources.koha.net/images/2023/October/06/1696603067-Capture-750x4081696604730.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 6 tet 2023 AEK-u reagon për banerin “Kosova është Shqipëri”](https://www.koha.net/sport/aek-u-reagon-per-banerin-kosova-eshte-shqiperi)

“Si ‘Original 21’ deklarojmë se shfaqja e një baneri nacionalist në sektorin tonë nuk pasqyron pozicionet dhe pikëpamjet e ‘Original 21’. Rrënjët e thella historike të grupit tonë dhe qëndrimi ynë i palëkundur kundër të gjitha formave të fashizmit e bëjnë këtë shumë të qartë. E dënojmë këtë baner dhe i kërkojmë falje AEK-ut për çdo përçarje që mund të ketë shkaktuar, sidomos pasi është krijuar nga një prej anëtarëve tanë. Do të marrim masa të rrepta për të siguruar që një incident i tillë të mos përsëritet më”, shkruan në deklaratën e këtij grupi tifozësh.

Tifo-skena në Greqi është shumë e zhvilluar. Ndikimi i tifo-grupeve është i madh në sport dhe jo vetëm. Kështu që baneri “Kosova është Shqipëri” ka pasur ndikimin e madh dhe qëllimi i autorëve me shumë mundësi është arritur plotësisht.

Artikuj të ngjashëm

- [![Mesazhi “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen Europa League](https://resources.koha.net/images/2023/October/05/aek1696532916.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 5 tet 2023 Mesazhi “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen Europa League](https://www.koha.net/sport/mesazhi-kosova-eshte-shqiperi-ne-ndeshjen-europa-league)
- [![UEFA heq banerin “Kosova është Serbi”, tifozët e Olympiacosit e kthejnë](https://resources.koha.net/images/2023/August/31/kosova-cukaricki1693508692.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 31 gus 2023 UEFA heq banerin “Kosova është Serbi”, tifozët e Olympiacosit e kthejnë](https://www.koha.net/sport/uefa-heq-banerin-kosova-eshte-serbi-tifozet-e-olympiacosit-e-kthejne)
- [![Publikohet video e sulmit fatal ndaj tifozit grek të AEK-ut](https://resources.koha.net/images/2023/August/14/sulm1692042804.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 14 gus 2023 Publikohet video e sulmit fatal ndaj tifozit grek të AEK-ut](https://www.koha.net/sport/publikohet-video-e-sulmit-fatal-ndaj-tifozit-grek-te-aek-ut)
- [![Një tifoz i vdekur, shtyhet ndeshja e Championsit](https://resources.koha.net/images/2023/August/08/Screenshot_41691488061.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 8 gus 2023 Një tifoz i vdekur, shtyhet ndeshja e Championsit](https://www.koha.net/sport/nje-tifoz-i-vdekur-shtyhet-ndeshja-e-championsit)

[Kronikë.]() [Një muaj arrest shtëpiak për drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë](https://www.koha.net/kronike/nje-muaj-arrest-shtepiak-per-drejtorin-e-spitalit-te-pergjithshem-ne-mitrovice)

[Botë.]() [Nesër zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – krejt çka duhet të dihet](https://www.koha.net/bote/neser-zgjedhjet-e-mesmandatit-ne-shba-krejt-cka-duhet-te-dihet)

[Botë.]() [Rikthehen protestat e nxënësve, bllokohen disa shkolla të mesme në Paris](https://www.koha.net/bote/rikthehen-protestat-e-nxenesve-bllokohen-disa-shkolla-te-mesme-ne-paris)

[Kulturë.]() [Ukraina me aktakuzë për sulmin mbi muzeun “Hryhorii Skovoroda”](https://www.koha.net/kulture/ukraina-me-aktakuze-per-sulmin-mbi-muzeun-hryhorii-skovoroda)

[Arbëri.]() [Haxhiu kërkon hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-kerkon-hetime-ndaj-zyrtareve-te-perfshire-ne-rastin-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Tahiri kërkon debat parlamentar për energjinë: Kosova po blen rrymë me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor](https://www.koha.net/arberi/tahiri-kerkon-debat-parlamentar-per-energjine-kosova-po-blen-rryme-me-cmimin-me-te-larte-ne-ballkanin-perendimor)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"AEK-u përjashton përjetë dy tifozë për banerin “Kosova është Shqipëri”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sport/aek-u-perjashton-perjete-dy-tifoze-per-banerin-kosova-eshte-shqiperi","datePublished":"2023-10-08T15:01:39+02:00","dateModified":"2026-07-09T03:55:05+02:00","articleSection":"Sport","wordCount":360,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Vazhdon të jetë aktuale shfaqja e banerit “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen...","url":"https://www.koha.net/sport/aek-u-perjashton-perjete-dy-tifoze-per-banerin-kosova-eshte-shqiperi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/October/08/kosova-shqiperi1696762920.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
