---
description: Në borë, shi, apo edhe në temperatura të larta, banorët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë vazhdojnë të presin linjat urbane. Ata ankohen për mungesën e pr
title: Mungesa e pritoreve shkakton tollovi të madhe në “Kodrën e Trimave”
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/18/182c0bfc-c684-419b-92f5-754f713bed7c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

SOT

# Mungesa e pritoreve shkakton tollovi të madhe në “Kodrën e Trimave”

- Nga: [Meridiana Statovci](https://www.koha.net/autori/meridiana-statovci/articles) [![Meridiana Statovci](https://resources.koha.net/author/2023/April/30/340633011_1205262196839195_1412855697443117387_n1682879440.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/meridiana-statovci/articles)
- 18 mars 2025 15:33
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Meridiana Statovci](https://www.koha.net/autori/meridiana-statovci/articles) [![Meridiana Statovci](https://resources.koha.net/author/2023/April/30/340633011_1205262196839195_1412855697443117387_n1682879440.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/meridiana-statovci/articles)
- 18 mars 2025 15:33
- Shpërndaje në:

## Mungesa e pritoreve në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Xhamia e Llapit”, po shkakton tollovi të shumta nëpër trotuare. Kjo gjë po i acaron edhe qytetarët, banori nga “Kodra e Trimave”, Besart Krasniqi, thotë se pavarësisht kushteve atmosferike ata përballen me vështirësi në pritjen e autobusëve. E komuna nuk ka dhënë një datë se kur do t’i dërgojnë pritoret atje

Në borë, shi, apo edhe në temperatura të larta, banorët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë vazhdojnë të presin linjat urbane. 

Ata ankohen për mungesën e pritoreve, duke theksuar se ndihen të neglizhuar nga Komuna e Prishtinës. 

Besart Krasniqi, një prej qytetarëve, shpreh shqetësimin se janë të detyruar të presin autobusët nën kushte të vështira, duke shtuar se asnjëherë nuk ka pasur pritore në një nga vendet më të frekuentuara, afër shkollës “Asim Vokshi”.

“Çdo kund në lagjet e kryeqytetit ka mungesë të pritoreve. Edhe në lagjen tonë vërehet kjo mungesë është e vërtetë afër sh.f.m.u “Asim Vokshi”, ka shumë frekuentim dhe mungesa e pritoreve është e theksuar në lagjen tonë gjithandej. Kjo po vështirëson për shkak të kushteve atmosferike, në borë e në shi sidomos gjatë dimrit është e vështirë por edhe gjatë verës kur janë temperaturat e larta”, thotë banori i lagjes “Kodra e Trimave”, Besart Krasniqi.

Tutje, Krasniqi thekson se mungesa e stacioneve po shkakton gjithashtu konfuzion te qytetarët.

[Edhe ![Vonesa për vendosjen e pritoreve të reja në Prishtinë, qytetarët me shumë ankesa](https://resources.koha.net/images/2024/October/12/8a2edcf3-5578-4536-88cc-e917a6935053.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 tet 2024 Vonesa për vendosjen e pritoreve të reja në Prishtinë, qytetarët me shumë ankesa](https://www.koha.net/arberi/vonesa-per-vendosjen-e-pritoreve-te-reja-ne-prishtin-qytetaret-me-shume-ankesa)

“Kjo gjë po shkakton huti te qytetarët, kjo pasi nuk po dimë as ku të ndalojmë ne si qytetarë. Mandej në këtë mënyrë po shkaktohen vonesa në këtë mënyrë komuna e Prishtinës po na neglizhon neve si lagje krahas premtimeve që i ka jap deri më tani dhe po tregohet arrogante me neve dhe premtimet që i ka dhënë për lagjen tonë nuk po i realizon”, thekson Krasniqi.

Komuna e Prishtinës ka investuar mbi 900 mijë euro për projektin e pritoreve.

“Ky projekt i ka kushtuar komunës 300 mijë euro, vetëm projekti pa infrastrukturë përcjellëse, ndërsa infrastrukturë arrijnë shifrën deri në 900 mijë euro. Në këto zona që i përmendëm ka frekuentim më të madh dhe po shikojmë llojin e pritores që do ta vendosim, po besoj që do të vendoset e tipit A sepse duhet më e madhe për shkak të frekuentimit të njerëzve”, deklaron zëdhënësi i Komunës së Prishtinës Donal Lushaku.

Lushaku nuk jep një datë se kur do t’i dërgojnë pritoret në lagjen 'Kodra e Trimave' dhe te Xhamia e Llapit, ku më parë kishte pritore, por komuna së fundmi e ka larguar.

[Edhe ![Banorët e Kodrës së Trimave në hall me mbeturinat](https://resources.koha.net/images/2026/July/19/a57a19f5-be8b-42d3-b2b8-918fa34e9af1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 kor 2026 Banorët e Kodrës së Trimave në hall me mbeturinat](https://www.koha.net/arberi/banoret-e-kodres-se-trimave-ne-hall-me-mbeturinat)

“Projekti përfshin 150 pritore dhe prej tyre 100 janë vendosur të tipit A 50 dhe B 50 po ashtu. Ka disa arsye që është larguar stacioni te Xhamia e Llapit kjo për shkak se iu ka penguar bizneseve sepse ka qenë shumë afër. Tani do të rishikojmë. Sa i përket ‘Kodra e Trimave’, shumë shpejtë do të vendoset pritorja në atë vend por do të shikojmë në vendosjen e saj në ndonjë shkollë fillore apo ku, do të vendosim për lokacion”, deklaron ai.

Me ndërrimin e qeverisjen komunale, janë ndryshuar edhe modelet e pritoreve të autobusëve në kryeqytet. Komuna e Prishtinës kishte pasur një plan për t'i digjitalizuar këto pritore, por kjo nuk ka ndodhur ende.

[#pritoret](https://www.koha.net/tag/pritoret) [#pritoret e autobuseve](https://www.koha.net/tag/pritoret-e-autobuseve) [#kodra e trimave](https://www.koha.net/tag/kodra-e-trimave)

Artikuj të ngjashëm

- [![Qytetarët presin autobusët pa ulëse e pa mbrojtje nga shiu](https://resources.koha.net/images/2026/February/09/8b9dc0e7-63ed-4e00-aa55-5184d93ae435.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 shk 2026 Qytetarët presin autobusët pa ulëse e pa mbrojtje nga shiu](https://www.koha.net/arberi/qytetaret-presin-autobuset-pa-ulese-e-pa-mbrojtje-nga-shiu)
- [![Banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, në hall me deponitë e mbeturinave](https://resources.koha.net/images/2025/July/13/ec489878-54e0-4fa5-b4db-391ea52ced1c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) 038 13 kor 2025 Banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, në hall me deponitë e mbeturinave](https://www.koha.net/038-ktv/banoret-e-lagjes-kodra-e-trimave-ne-hall-me-deponite-e-mbeturinave)
- [![Rrugët e ngushta problem për banorët në lagjen “Kodra e Trimave”](https://resources.koha.net/images/2025/June/25/4c508783-1456-4d10-ac81-eaaf2a645a69.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) SOT 25 qer 2025 Rrugët e ngushta problem për banorët në lagjen “Kodra e Trimave”](https://www.koha.net/sot-ktv/rruget-e-ngushta-problem-per-banoret-ne-lagjen-kodra-e-trimave)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Kulturë.]() [Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi](https://www.koha.net/kulture/kori-nga-beogradi-provokon-me-kenge-nacionaliste-ne-herceg-novi)

[Kulturë.]() [Muri antik i zbuluar në Paris mund ta zgjidhë misterin e origjinës së qytetit](https://www.koha.net/kulture/muri-antik-i-zbuluar-ne-paris-mund-ta-zgjidhe-misterin-e-origjines-se-qytetit)

[Botë.]() [Tre shqiptarë në mesin e viktimave pas shembjes së ndërtesës në Athinë](https://www.koha.net/bote/tre-shqiptare-ne-mesin-e-viktimave-pas-shembjes-se-nderteses-ne-athine)

[Futboll.]() [Pas dy golave në kualifikime, Bajrami synon tjera suksese](https://www.koha.net/futboll/pas-dy-golave-ne-kualifikime-bajrami-synon-tjera-suksese)

[Futboll.]() [Irlanda merr vendim për konferencën për shtyp dhe stërvitjen](https://www.koha.net/futboll/irlanda-merr-vendim-per-konferencen-per-shtyp-dhe-stervitjen)

[Futboll.]() [Zhvillime të reja, Irlanda nuk dëshiron të luajë ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/zhvillime-te-reja-irlanda-nuk-deshiron-te-luaje-ndaj-izraelit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mungesa e pritoreve shkakton tollovi të madhe në “Kodrën e Trimave”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sot-ktv/mungesa-e-pritoreve-shkakton-tollovi-te-madhe-ne-kodren-e-trimave","datePublished":"2025-03-18T15:33:44+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:25:05+02:00","articleSection":"SOT","wordCount":520,"author":[{"@type":"Person","name":"Meridiana Statovci","url":"https://www.koha.net/autori/meridiana-statovci/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në borë, shi, apo edhe në temperatura të larta, banorët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë vazhdojnë të presin linjat urbane. Ata ankohen për mungesën e pr","url":"https://www.koha.net/sot-ktv/mungesa-e-pritoreve-shkakton-tollovi-te-madhe-ne-kodren-e-trimave","keywords":"pritoret, pritoret e autobuseve, kodra e trimave","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/18/182c0bfc-c684-419b-92f5-754f713bed7c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
