---
description: Punimet që po zhvillohen në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës nuk po i pengojnë qytetarët që të shijojnë kafenë apo të bëjnë shëtitje në këtë zonë historike.Që nga
title: Edhe në mes të punimeve, qytetarët vazhdojnë të shijojnë kafetë në Çarshinë e Vjetër
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/21/4acde667-8ff9-46b1-b5f3-15c275dfbef8.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

SOT

# Edhe në mes të punimeve, qytetarët vazhdojnë të shijojnë kafetë në Çarshinë e Vjetër

- Nga: [Jehona Gjinovci](https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles) [![Jehona Gjinovci](https://resources.koha.net/author/2021/May/17/Jehona_Gjinovci_21621237377.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles)
- 21 prill 2025 13:00
- Shpërndaje në:

- Nga: [Jehona Gjinovci](https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles) [![Jehona Gjinovci](https://resources.koha.net/author/2021/May/17/Jehona_Gjinovci_21621237377.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles)
- 21 prill 2025 13:00
- Shpërndaje në:

Punimet që po zhvillohen në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës nuk po i pengojnë qytetarët që të shijojnë kafenë apo të bëjnë shëtitje në këtë zonë historike.

Që nga viti i kaluar, Komuna e Gjakovës ka ndërmarrë punime për rikonstruksionin e çarshisë, me synimin që e gjithë zona të ketë një pamje të harmonizuar.

Më parë, një pjesë e çarshisë ishte shtruar me gurë tradicionalë, ndërsa pjesa tjetër me pllaka më moderne. Aktualisht, po bëhen përpjekje që të gjithë Çarshisë së Vjetër t’i rikthehet identiteti i dikurshëm historik.

Besnik Grezda, banor i Gjakovës, shprehet se pavarësisht punimeve aktuale, çarshia është lënë pas dore. Sipas tij, dikur ajo ishte qendër e zejtarëve dhe e tregtisë, ndërsa sot është e mbushur me kafene.

“Këtë çarshi e kanë lënë pas dore. Kjo çarshi përmendet njëra ndër më të mëdhatë e Ballkanit. Këtu kanë qenë të gjithë zanatlinjtë, ka qenë pazar dhe krejt Kosova e ka ditë që këtu mund të gjesh gjithçka. Pas luftës janë prishur të gjitha. USAIDI i ka mbaruar pas luftës rreth 620 dyqane. Kanë tentuar të i hapin zanatlinjtë por i mbyllën se nuk eci. Tani janë hapur kafene e ia kanë humbur vlerën. Jo vetëm çarshisë, por gjithë Gjakovës”, thekson Grzda.

[Edhe ![Bota e fshehur pas Pazarit të Madh të Stambollit, ku koha duket se është ndalur prej shekujsh](https://resources.koha.net/images/2026/October/17/a12e8506-9b5c-4c96-921e-81a071bc30f5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 tet 2026 Bota e fshehur pas Pazarit të Madh të Stambollit, ku koha duket se është ndalur prej shekujsh](https://www.koha.net/bote/bota-e-fshehur-pas-pazarit-te-madh-te-stambollit-ku-koha-duket-se-eshte-ndalur-prej-shekujsh)

Megjithatë, ai vlerëson që punimet aktuale duken më të qëndrueshme se më herët. 

“Ekonomia e Kosovës ka dalë më së pari prej Gjakovës. Është Ura e Terezive e kanë mbaruar zejtarët e Gjakovës. Që dy a tre herë po rregullohet kjo rrugë por tani po më duken pak më të qëndrueshëm, për Pazar nuk mendoj që ka me pasë më diçka”, deklaron Grezda.

Petrit Mullazenuni, një tjetër qytetar, është më optimist për ndryshimet që po ndodhin. Ai beson se me përfundimin e punimeve, çarshia do të marrë një pamje të shkëlqyer.

“Çdo herë ka qenë këtu, që 100 vjet e këtej. Është rinovuar për të 2-3 herë por duket fantastik. Do të bëhen karrige e dyqane. Këndej kanë qenë kocka e është dashur të hiqen në të gjitha anët që të bëhet njësoj. Çarshia ia vlen të jetë si në Stamboll se rrugët karakteristike janë me kocka. Vetëm zejet që janë larguar se asgjë nuk ka ndryshuar. Vetëm një ka mbetur, të tjerët kanë përfunduar nuk ka. Tani ka lokale e argjendaria”, thotë Mullazenuni.

Ndërsa Adriatik Peja ka rezerva për cilësinë e punimeve. Ai thotë se dikur gjithçka ka qenë shumë më e qëndrueshme.

“Çarshia e madhe është rreth shekullit 15-16 e ndërtuar. Janë rreth 800 dyqane, kanë qenë afër 30 loloje të zanateve që janë punuar. Kjo që po e shihni është pasojë e qeverive lokale. Ka qenë më e dëmtuara në luftën e fundit, krejt të djegura kanë qenë. Fatmirësisht kanë filluar t’i rregullojnë. Zejet nuk punohen më dhe janë hapur kafene. Ka ende do por ka pasë më shumë. Kockat kanë qenë edhe më parë. I patën bë me një lloj rrase një qeveri. Unë nuk jam i kënaqur me punime. Po i shoh disa ndryshime, ky mesi diku është i drejtë diku si ka qenë përpara, por nuk janë ata mjeshtrit që kanë qenë më parë”, deklaron Peja

Ndërsa Edmondi shprehet i pakënaqur me ndryshimet që po bëhen, Mentor Mati dhe Xhelal Cana janë entuziastë, duke e krahasuar Çarshinë e Vjetër me Korçën e Shqipërisë dhe madje me Venedikun e Italisë.

[Edhe ![Alarm për trashëgiminë shpirtërore: zeja e punimit të djepave, drejt shuarjes](https://resources.koha.net/images/2026/February/18/7f280ee8-fcb9-4f02-b87e-00edb72b725e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 19 shk 2026 Alarm për trashëgiminë shpirtërore: zeja e punimit të djepave, drejt shuarjes](https://www.koha.net/kulture/alarm-per-trashegimine-shpirterore-zeja-e-punimit-te-djepave-drejt-shuarjes)

“Me më pyet mua, e kisha bë krejt bari ose t’i kthejmë gurët e vjetër që kanë qenë përpara dhe t’i kthejmë ato që kanë qenë përpara. Kjo nuk më pëlqen hiq. Këto pas pesë vjet duhet të hiqen prapë se nuk bëhet puna siç duhet”, thekson ai.

Sipas Komunës së Gjakovës, projekti i rikonstruksionit të Çarshisë së Vjetër pritet të përfundojë së shpejti.

[#Çarshia e Vjetër](https://www.koha.net/tag/carshia-e-vjeter) [#gjakove](https://www.koha.net/tag/gjakove) [#punimet](https://www.koha.net/tag/punimet)

Artikuj të ngjashëm

- [![“Ditët e librit” në Gjakovë për rikthim tradite e festë kuqezi](https://resources.koha.net/images/2025/November/27/0608969a-9749-4169-acb7-68864f35d48a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 28 nën 2025 “Ditët e librit” në Gjakovë për rikthim tradite e festë kuqezi](https://www.koha.net/kulture/ditet-e-librit-ne-gjakove-per-rikthim-tradite-e-feste-kuqezi)
- [![Prindërit i druhen një tjetër tragjedie](https://resources.koha.net/images/2025/March/22/5171dcf8-acfc-4f07-a0bb-06ae2232d09b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 mar 2025 Prindërit i druhen një tjetër tragjedie](https://www.koha.net/arberi/prinderit-i-druhen-nje-tjeter-tragjedie)
- [![Malisheva po shndërrohet në qendër urbanistike](https://resources.koha.net/images/2025/January/09/8c785e88-5520-4c7a-ad19-36ce07cf46ba.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) SOT 9 jan 2025 Malisheva po shndërrohet në qendër urbanistike](https://www.koha.net/sot-ktv/malisheva-po-shnderrohet-ne-qender-urbanistike)

[Editorial.]() [Heroina e luftës me kancerin](https://www.koha.net/editorial/heroina-e-luftes-me-kancerin)

[Arbëri.]() [Vela: PDK-ja tentoi ta mbrojë presidenten](https://www.koha.net/arberi/vela-pdk-ja-tentoi-ta-mbroje-presidenten)

[Showbiz.]() [Kylie Jenner dëshiron të martohet me Timothée Chalamet, por aktori s’është ende gati](https://www.koha.net/showbiz/kylie-jenner-deshiron-te-martohet-me-timothee-chalamet-por-aktori-nuk-eshte-ende-gati)

[Futboll.]() [Avdullahu e Asllani kontribuojnë në fitoren e Hoffenheimit](https://www.koha.net/futboll/avdullahu-e-asllani-kontribuojne-ne-fitoren-e-hoffenheimit)

[Futboll.]() [Milani mposhtet nga Bournemouthi në Ligën e Evropës](https://www.koha.net/futboll/milani-mposhtet-nga-bournemouthi-ne-ligen-e-evropes)

[Futboll.]() [Egnatia fiton edhe një tjetër pikë në Ligën e Konferencës](https://www.koha.net/futboll/egnatia-fiton-edhe-nje-tjeter-pike-ne-ligen-e-konferences)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Edhe në mes të punimeve, qytetarët vazhdojnë të shijojnë kafetë në Çarshinë e Vjetër","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sot-ktv/edhe-ne-mes-te-punimeve-qytetaret-vazhdojne-te-shijojne-kafete-ne-carshine-e-vjeter","datePublished":"2025-04-21T13:00:00+02:00","dateModified":"2026-07-10T13:15:07+02:00","articleSection":"SOT","wordCount":705,"author":[{"@type":"Person","name":"Jehona Gjinovci","url":"https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Punimet që po zhvillohen në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës nuk po i pengojnë qytetarët që të shijojnë kafenë apo të bëjnë shëtitje në këtë zonë historike.Që nga","url":"https://www.koha.net/sot-ktv/edhe-ne-mes-te-punimeve-qytetaret-vazhdojne-te-shijojne-kafete-ne-carshine-e-vjeter","keywords":"Çarshia e Vjetër, gjakove, punimet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/21/4acde667-8ff9-46b1-b5f3-15c275dfbef8.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
