---
description: Shkroi: Astrid Prange de OliveiraBatutat e Lilit tingëllojnë si skenat e fillimit të një filmi erotik: Në një moment ajo tregon fustanin e saj mbuluar me gjurmë
title: Pararendësja e kukullës Barbie – një eskortë gjermane
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/14/6334ee68-d56b-4aff-afdc-4804ed284a28.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

 

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën 

[Kontribuo ](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm%5Fsource=koha&utm%5Fmedium=website&utm%5Fcampaign=crowdfunding&utm%5Fcontent=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia) 

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0) 

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju 

[Instalo](#) 

Shtojca për Kulturë 

# Pararendësja e kukullës Barbie – një eskortë gjermane

![barbie](https://resources.koha.net/images/2025/September/14/6334ee68-d56b-4aff-afdc-4804ed284a28.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill) 

Historia e Barbiet që pushtoi botën nisi nga Gjermania

* 14 shtator 2025 20:00
* Shpërndaje në:  
[<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?> ](http://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshtojca-kulture%2Fpararendesja-e-kukulles-barbie-nje-eskorte-gjermane) [ ](https://twitter.com/intent/tweet?text=Pararend%C3%ABsja+e+kukull%C3%ABs+Barbie+%E2%80%93+nj%C3%AB+eskort%C3%AB+gjermane&url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshtojca-kulture%2Fpararendesja-e-kukulles-barbie-nje-eskorte-gjermane)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber") 

* 14 shtator 2025 20:00
* Shpërndaje në:  
[<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?> ](http://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshtojca-kulture%2Fpararendesja-e-kukulles-barbie-nje-eskorte-gjermane) [ ](https://twitter.com/intent/tweet?text=Pararend%C3%ABsja+e+kukull%C3%ABs+Barbie+%E2%80%93+nj%C3%AB+eskort%C3%AB+gjermane&url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshtojca-kulture%2Fpararendesja-e-kukulles-barbie-nje-eskorte-gjermane)

## Para 70 vjetësh një karikaturist gjerman krijoi figurën e Lilit. Kurse sipërmarrësja Ruth Handler e shndërroi Lilin, objektin e fantazive mashkullore, në kukullën Barbie, të njohur në të gjithë botën

_Shkroi:_ [_Astrid Prange de Oliveira_](https://www.dw.com/sq/astrid-prange-de-oliveira/person-36206110)

Batutat e Lilit tingëllojnë si skenat e fillimit të një filmi erotik: Në një moment ajo tregon fustanin e saj mbuluar me gjurmë duarsh me vaj, sepse një shofer kamioni kishte “vënë dorë fort” për t’i rregulluar makinën. Një herë tjetër ajo ngacmon një polic në një plazh, në të cilin ndalohen rrobat e banjos të ndara, duke e pyetur: “Cilën pjesë duhet të heq?”

Kush do ta kishte menduar që karikatura e seksualizuar, me gjoksin e bollshëm dhe buzët e plota të kuqe do të ndryshonte një ditë jetën e miliona fëmijëve? Me siguri jo krijuesi i saj, Reinhard Beuthien, që e skicoi Lilin brenda 40 minutash për numrin e parë të gazetës “Bild” në vitin 1952, për të mbushur një boshllëk në gazetë. Vite më vonë Lili e gazetës “Bild” u bë Barbie, ndoshta kukulla më e famshme në botë deri më sot.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/September/14/84e3762f-daa5-4af7-8e92-b642fdfa53fb.webp?q=90&w=980)

 Lili u bë shpejt aq e njohur te lexuesit e tabloidit "Bild" kryesisht meshkuj, saqë në vitin 1953 botuesit e Bild nxorën në treg një kukull plastike që i ngjate Lilit

**Sot sensuale, asokohe e guximshme dhe e pavarur**

Sipas botuesit të “Bild”, Axel Springer, Lili ishte një “sekretare e shkathët”, por burime të ndryshme e interpretojnë atë më shumë si një call-girl ose eskortë. Qoftë sekretare apo eskortë, një gjë është e sigurt: Lilli nuk ishte menduar si lodër për fëmijë. Me konturet e saj gjysmë të zhveshura, gërshetin bjond të lidhur lart dhe takat e larta, estetika e Lilit ishte më pranë asaj të një [modeleje të seksualizuar](https://www.dw.com/sq/industria-erotike-ruse-me-webcam-preket-nga-lufta-n%C3%AB-ukrain%C3%AB/a-67434055).

[ Edhe ![Disa nga gratë më të suksesshme shndërrohen në “Barbie” për 8 Mars](https://resources.koha.net/images/2026/March/06/b66d0731-2c0d-44e8-9193-5cf42d775a6b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 8 mar 2026 Disa nga gratë më të suksesshme shndërrohen në “Barbie” për 8 Mars ](https://www.koha.net/showbiz/barbie-feston-diten-nderkombetare-te-grave-me-ekipin-e-grave-te-suksesshme-nga-e-gjithe-bota)

Sot dikush do të thoshte, se ajo iu përshtat vështrimit mashkullor Male Gaze, e portretizuar si një objekt qejfi, reduktuar tek trupi i saj, krejtësisht në përputhje me nevojat e krijuesve dhe shikuesve të saj meshkuj. Megjithatë edhe sot “Bild” e përshkruan atë me fjalët “e guximshme, seksi, e pavarur!”

Lili u bë shpejt aq e njohur te lexuesit e tabloidit kryesisht meshkuj, saqë “Bild” në vitin 1953 nxori në treg një kukull plastike që i ngjante asaj. Sipas raportimeve të gazetave ajo ishte një dhuratë e preferuar mes burrash, për shembull në festat e fundit të beqarisë, dhe shitej në dyqanet e duhanit, në bare dhe kioska.

Mes viteve 1955 dhe 1964 gazeta “Bild” tregtoi rreth 130.000 Lili me veshje dhe aksesorë të ndryshëm, duke arritur kështu edhe një audiencë femërore. Lili u bë shpejt bestseller, madje edhe përtej [kufijve të Gjermanisë](https://www.dw.com/sq/gjermania/t-17966116).

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/September/14/d98957e9-c0ed-4655-ac63-46b88fa07bed.webp?q=90&w=980)

Krijuesja e kukullave Barbie, Ruth Handler

**Ruth Handler e ktheu Lilin në Barbie**

Ndoshta ajo do të zbukuronte edhe sot faqet e gazetës “Bild” gjysmë e zhveshur, siç kanë bërë shumë vajza të vërteta për dekada të tëra në gazetën “Bild”, nëse nuk do të ishte Ruth Handler. Bashkëthemeluesja e kompanisë së lodrave “Mattel” e zbuloi Lilin rastësisht në një vitrinë dyqani në vitin 1956, ndërsa po kalonte pushimet në Lucern të [Zvicrës](https://www.dw.com/sq/zvicra/t-71023749). Handler dhe vajza e saj Barbara u entuziasmuan.

Kështu Handler dërgoi disa kukulla Lili në Los Angeles dhe bleu në fund të drejtat e saj. Në vitin 1959 [kukulla Barbie](https://www.dw.com/sq/kukulla-barbie-bush-60-vje%D2%81/a-47838394), që mbante emrin e vajzës së Handler Barbara, dhe ishte një kopje e vërtetë e Lilit, doli në treg dhe që atëherë është shitur më shumë se një miliard herë.

[ Edhe ![“Mattel” prezanton Barbien e parë me autizëm, në kuadër të linjës për gjithëpërfshirje](https://resources.koha.net/images/2026/January/12/77d428a1-4ab3-4239-8692-68e80b765c02.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 12 jan 2026 “Mattel” prezanton Barbien e parë me autizëm, në kuadër të linjës për gjithëpërfshirje ](https://www.koha.net/lifestyle/mattel-prezanton-barbien-e-pare-me-autizem-ne-kuader-te-linjes-per-gjitheperfshirje)

Barbie pushtoi botën e dhomave të fëmijëve, me gjithë kritikat e përsëritura nga feministet. Po me Lilin çfarë ndodhi? Sekretarja “e guximshme dhe e pavarur” u martua me të dashurin e saj Peterin në vitin 1961 dhe u zhduk tërësisht nga skena.

_Marrë nga “Deutsche Welle”_

[#barbie](https://www.koha.net/tag/barbie) 

Artikuj të ngjashëm 
* [ ![Barbie bën versionin e kukullës me diabet të tipit 1](https://resources.koha.net/images/2025/July/09/c2047c08-9308-458f-aa45-9abfbd04d4c9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 9 kor 2025 Barbie bën versionin e kukullës me diabet të tipit 1 ](https://www.koha.net/lemsh/kukulla-e-re-barbie-ka-diabet-te-tipit-1)
* [ ![Miley Cyrus bëhet me “Barbien” e saj të personalizuar](https://resources.koha.net/images/2025/June/01/c345c41e-5138-4bd0-aa39-7443cdbcf7ae.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 1 kor 2026 Miley Cyrus bëhet me “Barbien” e saj të personalizuar ](https://www.koha.net/showbiz/miley-cyrus-behet-me-barbien-e-saj-te-personalizuar)
* [ ![Këngëtarja “artificiale” e muzikës rome midis famës e kritikave](https://resources.koha.net/images/2026/April/15/210fbb51-ccac-40f0-ae71-ce11a4370849.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 16 pri 2026 Këngëtarja “artificiale” e muzikës rome midis famës e kritikave ](https://www.koha.net/kulture/kengetarja-artificiale-e-muzikes-rome-midis-fames-e-kritikave)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber") 

Arbëri. [KFOR-i konfirmon largimin gradualisht nga Ura e Ibrit](https://www.koha.net/arberi/kfor-i-konfirmon-largimin-gradualisht-nga-ura-e-ibrit) 

Arbëri. [Trepça pezullon dy punonjës, dyshohet se organizonin transportim të xehes jashtë orarit](https://www.koha.net/arberi/trepca-pezullon-dy-punonjes-dyshohet-se-organizonin-transportim-te-xehes-jashte-orarit) 

Futboll. [Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër](https://www.koha.net/futboll/tre-shqiptare-ne-formacionin-e-javes-ne-zvicer) 

Arbëri. [Muja: Qumështorja “Vita” importuesja më e madhe e vajit të palmës e qumështit pluhur](https://www.koha.net/arberi/muja-qumeshtorja-vita-importuesja-me-e-madhe-e-vajit-te-palmes-e-qumeshtit-pluhur) 

Botë. [Irani thotë se Hormuzi nuk hapet pa i plotësuar SHBA-ja kërkesat e tij](https://www.koha.net/bote/irani-thote-se-hormuzi-nuk-hapet-pa-i-plotesuar-shba-ja-kerkesat-e-tij) 

Reklama. [Udhëtoni direkt mes Helsinkit dhe Prishtinës me PrishtinaTicket](https://www.koha.net/reklama-marketing/udhetoni-direkt-mes-helsinkit-dhe-prishtines-me-prishtinaticket)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pararendësja e kukullës Barbie – një eskortë gjermane","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/shtojca-kulture/pararendesja-e-kukulles-barbie-nje-eskorte-gjermane","datePublished":"2025-09-14T20:00:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:40:06+02:00","articleSection":"Shtojca për Kulturë","wordCount":628,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shkroi: Astrid Prange de OliveiraBatutat e Lilit tingëllojnë si skenat e fillimit të një filmi erotik: Në një moment ajo tregon fustanin e saj mbuluar me gjurmë","url":"https://www.koha.net/shtojca-kulture/pararendesja-e-kukulles-barbie-nje-eskorte-gjermane","keywords":"barbie","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/14/6334ee68-d56b-4aff-afdc-4804ed284a28.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
