---
description: Ish-prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich, është emëruar ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Vendimi u bë i ditur nga presidenti Donald Tru
title: Trumpi emëron politikanin me origjinë serbe si ambasador të SHBA-së në Serbi
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/28/06c5c5be-110c-4a8a-8043-494edc4a9166.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Rajon

# Trumpi emëron politikanin me origjinë serbe si ambasador të SHBA-së në Serbi

![Mark Brnovich](https://resources.koha.net/images/2025/March/28/06c5c5be-110c-4a8a-8043-494edc4a9166.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 mars 2025 21:21
- Shpërndaje në:

- 28 mars 2025 21:21
- Shpërndaje në:

Ish-prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich, është emëruar ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Vendimi u bë i ditur nga presidenti Donald Trump të premten, që e cilësoi Brnovichin si përfaqësues të përkushtuar të vlerave amerikane dhe një avokat të fortë për lirinë, në një shkrim në rrjetin social “Truth Social”.

“Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë avokat i fortë për lirinë dhe gjithmonë do të vendosë Amerikën të parën. Urime Mark!”, ka shkruar Trump.

Brnovich ka karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe politikës. Ai ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm i Arizonës për dy mandate, nga viti 2015 deri në 2023, dhe ka pasur rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Me origjinë nga ish-Jugosllavia, Brnovich ka rrënjë familjare në Mal të Zi dhe Kroaci, ndërsa prindërit i ka serbë. Ai ka studiuar shkencat politike në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe ka përfunduar studimet juridike në Universitetin e San Diegos. Përveç karrierës së tij ligjore, ai ka shërbyer edhe në Gardën Kombëtare të Ushtrisë Amerikane.

Brnovich ka qenë figurë aktive në politikën amerikane, duke u përpjekur të sigurojë nominimin republikan për Senatin në zgjedhjet e vitit 2022, por pa sukses. Pas përfundimit të mandatit si prokuror, ai iu bashkua një kompanie të njohur ligjore.

[Edhe ![Vdiq ish-i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Serbi, Mark Brnovich](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/194899a4-a52c-4fd2-9d20-9a96a9e15965.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 jan 2026 Vdiq ish-i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Serbi, Mark Brnovich](https://www.koha.net/bote/vdiq-ish-i-nominuari-i-trumpit-per-ambasador-te-shba-se-ne-serbi-mark-brnovich)

Në detyrën e re si ambasador në Serbi, Brnovich do ta zëvendësojë Christopher Hillin ndërsa pritet të ketë rol kyç në marrëdhëniet SHBA-Serbi, veçanërisht në çështjet diplomatike dhe politike që lidhen me rajonin e Ballkanit.

Brnovich është i martuar me Susan Brnovichin, gjyqtare federale për Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Arizonës. Ata kanë dy vajza së bashku. Ai është anëtar aktiv i komunitetit ortodoks serb në Phoenix.

[#Mark Brnovich](https://www.koha.net/tag/mark-brnovich) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#serbi](https://www.koha.net/tag/serbi) [#Ambasador](https://www.koha.net/tag/ambasador)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trumpi e konsideron Blagojevichin për ambasador në Serbi](https://resources.koha.net/images/2025/February/07/cbc803f1-559e-468c-a45e-a715bb702b7f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 7 shk 2025 Trumpi e konsideron Blagojevichin për ambasador në Serbi](https://www.koha.net/rajon/trumpi-e-konsideron-blagojevichin-per-ambasador-ne-serbi)
- [![Mikhail Bogachek nominohet për ambasador të SHBA-së në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2026/November/10/600adbe4-c538-408c-aee3-7030c075ad3a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 nën 2026 Mikhail Bogachek nominohet për ambasador të SHBA-së në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/mikhail-bogachek-nominohet-per-ambasador-te-shba-se-ne-kosove-emri-dergohet-ne-senat)
- [![Bosnja paralajmëron SHBA-në për përpjekjet lobuese të Republikës Sërpska](https://resources.koha.net/images/2026/October/13/5cf14053-b354-4da8-bec6-09f4ee2cc1e3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 13 tet 2026 Bosnja paralajmëron SHBA-në për përpjekjet lobuese të Republikës Sërpska](https://www.koha.net/rajon/bosnja-paralajmeron-shba-ne-per-perpjekjet-lobuese-te-republikes-serpska)
- [![Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit](https://resources.koha.net/images/2025/August/22/5a5fb067-6ecb-4b33-b474-b8f449ed35b3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 10 qer 2026 Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit](https://www.koha.net/rajon/vuciqi-thote-se-perkrahja-per-shba-ne-ne-serbi-eshte-rritur-nen-mandatin-e-trumpit-e-fton-per-vizit)

[Arbëri.]() [Gazi amerikan nuk ishte vendim politik, ishte interes biznesi](https://www.koha.net/arberi/gazi-amerikan-nuk-ishte-vendim-politik-ishte-interes-biznesi)

[Botë.]() [Mes dy rreziqeve vdekjeprurëse, Ebolës dhe Shtetit Islamik në Kongo](https://www.koha.net/bote/mes-dy-rreziqeve-vdekjeprurese-eboles-dhe-shtetit-islamik-ne-kongo)

[Arbëri.]() [Moti sot](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-207)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-2371)

[Arbëri.]() [Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton seancën e radhës](https://www.koha.net/arberi/sot-mblidhet-kryesia-e-kuvendit-cakton-seancen-e-radhes-2)

[Kolumne.]() [Lidhja Sllovene e Kosovës](https://www.koha.net/kolumne/lidhja-sllovene-e-kosoves)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Trumpi emëron politikanin me origjinë serbe si ambasador të SHBA-së në Serbi","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/rajon/trump-emeron-politikanin-me-origjine-serbe-si-ambasador-te-shba-se-ne-serbi","datePublished":"2025-03-28T21:21:13+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:30:06+02:00","articleSection":"Rajon","wordCount":342,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich, është emëruar ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Vendimi u bë i ditur nga presidenti Donald Tru","url":"https://www.koha.net/rajon/trump-emeron-politikanin-me-origjine-serbe-si-ambasador-te-shba-se-ne-serbi","keywords":"Mark Brnovich, donald trump, shba, serbi, Ambasador","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/28/06c5c5be-110c-4a8a-8043-494edc4a9166.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
