Support TIME. Preserve the truth.
region

North Macedonia digitalizes fines for vehicles with foreign license plates

Northern Macedonia

Foto: Ilustrim / REL

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka vënë në funksion aplikacionin për pajisje mobile “Qytet i Sigurt”, i cili në këtë fazë u dedikohet shtetasve të huaj, përkatësisht pronarëve dhe drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.

Përmes këtij aplikacioni, shtetasit e huaj mund të marrin informacione për kundërvajtjet në trafik të evidentuara nga sistemi “Qytet i Sigurt”, të kenë qasje në urdhërpagesat e lëshuara dhe të kryejnë pagesën e gjobave në mënyrë elektronike.

Gjatë përdorimit të aplikacionit, drejtuesi duhet të fotografojë ose të skanojë dokumentin e udhëtimit dhe të vendosë targën e regjistrimit të automjetit ose automjeteve që përdor në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas MPB-së, në këtë mënyrë drejtuesit e huaj, automjetet e të cilëve evidentohen për kundërvajtje rrugore në territorin e vendit, do të mund të njoftohen në kohë dhe të shlyejnë detyrimet e tyre pa pasur nevojë për ndalime apo vonesa shtesë në pikat kufitare.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka cilësuar funksionalizimin e aplikacionit si një hap të rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve që lidhen me sistemin “Qytet i Sigurt”.

MPB-ja njofton se puna për avancimin e shërbimeve digjitale do të vijojë, ndërsa në fazat e ardhshme parashihet zgjerimi i funksionaliteteve të aplikacionit edhe për kategori të tjera të përdoruesve.