Shpati Zekaj ka garuar të premten në Kampionatin Botëror të xhudos në Baku të Azerbajxhanit.
Zekaj garoi në kategorinë deri në 100 kilogramë, ndërsa u ndal në luftën e parë. Pësoi me uazari nga Vadim Ghimbovschi i Moldavisë.
Moldavi fitoi me uazari të realizuar herët në luftë.
Zekaj ishte xhudisti i fundit i Kosovës që garoi në Botëror.