Support TIME. Preserve the truth.
military

Sadiku: Congratulations Kosovo, you deserve to be first

Donjeta Sadiku

Boksierja Donjeta Sadiku është e lumtur për fitoren e arritur kundër boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn të mërkurën pasdite.

Me fitoren kundër holandezes, Sadiku, siguroi medalje në Kampionatin Evropian të boksit amator që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. 

Sadiku e kategorisë në 60 kilogramë e mposhti holandezen me rezultat 5:0.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për mu. Arrita të fitoj ndaj një kundërshtare shumë të mirë. Ishte edhe më e rëndësishme sepse kishte të bënte për sigurimin e medaljes Olimpike... U shpresoj... medaljes evropiane. Së bashku me trajneren time Marjola Sallauka kemi planifikuar së bashku kështu luftën dhe na ka rezultuar ashtu siç e kishim përktatitur. Mirëpo në raundin e parë nuk isha shumë e fokusuar dhe e humba. Mirë ktheva rezultatin në 5:0 në dy raundet tjera”, ka thënë Sadiku.

Në gjysmëfinale do të përballet me garuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.

She defeated the Serbian contestant in the final of the Mediterranean Games "Taranto 2026".

Luftën ndaj garueses ruse të Serbisë e zhvillon të enjten.

“Unë jam gati për luftërat tjera sepse synimi im ende nuk ka përfunduar, pasi synimi është medalja e artë, kështu që shihemi në luftën e radhës”, ka thënë Sadiku.

Në vitin 2022, Sadiku fitoi medalje të bronztë botërore e evropiane. Në Sofje të Bullgarisë synon të artën evropiane.

Read other updates
Donjeta Sadiku

Sadiku secures European boxing medal

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka siguruar medalje evropiane.Ajo në çerekfinale të Evropianit mposhti boksieren nga...