---
description: Distria Krasniqi kishte iniciativën në luftë me Uta Aben, por humbi sërish nga legjenda japoneze. Abe e fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë deri 5
title: Pse Uta Abe është prej xhudisteve më të mira në histori?
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/14/f5af6730-6f34-42cc-8ddc-f8452c9f4d89.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Luftarake

# Pse Uta Abe është prej xhudisteve më të mira në histori?

![Abe - Distria](https://resources.koha.net/images/2025/June/14/f5af6730-6f34-42cc-8ddc-f8452c9f4d89.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 14 qershor 2025 18:52
- Shpërndaje në:

- 14 qershor 2025 18:52
- Shpërndaje në:

Distria Krasniqi kishte iniciativën në luftë me Uta Aben, por humbi sërish nga legjenda japoneze. Abe e fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Distria është për herë të parë nënkampione e botës.

Ndonëse ende 24-vjeçare, Abe tashmë vlerësohet prej xhudisteve më të mira në histori. Ajo është fituese e medaljes së artë olimpike në “Tokio 2020”. Ka plot pesë tituj të botës, ndërsa ka fituar shumë medalje në garat Grand Slam e Grand Prix.

Vëllai i saj, Hifumi Abe është po ashtu prej më të mirëve në botë.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/June/14/bfe9a35e-7870-40b1-9e2e-79f79dcc751b.webp?q=90&w=980)

Abe ka shumë pak humbje në karrierë. Humbjën e parë e pësoi në vitin 2016, në fillim të karrierës si e rritur. Humbje tjetër pësoi në vitin 2019, ndërsa në gara individuale më pas nuk humbi deri në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Ishte befasuar në xhiron e dytë nga uzbekja Diyora Keldiyorova, që më pas kishte fituar të artën. Ai rezultat e kishte shokuar, ndërsa Abe kishte nisur të qaj në tatami. I ishin dashur shumë minuta për t’u larguar nga tatami. E kishte shqyrtuar edhe tërheqjen nga xhudoja, por u kthye dhe tani fitoi tjetër titull të botës.

Në karrierë i ka mbi 100 fitore dhe vetëm tri humbje. E ka edhe një humbje në gara ekipore.

Xhudoja e Abes vlerësohet e shkëlqyer, ndërsa vlerësohet gati e papërballueshme. Por Distria e sfidoi goxha shumë të shtunën në finale të Botërorit. Distria garoi dukshëm më mirë se në tri përballjet e kaluara që i kishte humbur nga Abe.

[Lexo përditësimet tjera![Distria Krasniqi](https://resources.koha.net/images/2025/June/14/288d6d4e-6524-4cad-8bf3-1404cac296b4.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo</h4>(E përditësuar 18:30) - Distria Krasniqi është nënkampione e botës në xhudo.Sukesin e madh, garuesja kosovare...](https://www.koha.net/luftarake/fillim-i-furishem-i-distria-krasniqit-ne-kampionatin-boteror)

[#Uta Abe](https://www.koha.net/tag/uta-abe) [#Distria Krasniqi](https://www.koha.net/tag/distria-krasniqi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo](https://resources.koha.net/images/2025/June/14/288d6d4e-6524-4cad-8bf3-1404cac296b4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 14 qer 2025 Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo](https://www.koha.net/luftarake/fillim-i-furishem-i-distria-krasniqit-ne-kampionatin-boteror)
- [![Vlera shumë e madhe e medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit në Botëror](https://resources.koha.net/images/2025/June/15/1c5dc89f-6865-4a0c-8c73-ad50f7d18637.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 15 qer 2025 Vlera shumë e madhe e medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit në Botëror](https://www.koha.net/luftarake/vlera-shume-e-madhe-e-medaljes-se-argjendte-te-distria-krasniqit-ne-boteror)
- [![Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon](https://resources.koha.net/images/2025/June/13/629cd026-1ba7-4611-9a18-716ac8fb487b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 13 qer 2025 Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon](https://www.koha.net/luftarake/distria-e-kerkon-ne-budapest-medaljen-qe-i-mungon)
- [![Distria tregon se si ishte përgatitur për luftën me ikonën japoneze, që megjithatë nuk ndodhi](https://resources.koha.net/images/2025/January/17/a90978d8-6872-4537-8318-268c8b9ab63f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 17 jan 2025 Distria tregon se si ishte përgatitur për luftën me ikonën japoneze, që megjithatë nuk ndodhi](https://www.koha.net/luftarake/distria-tregon-se-si-ishte-pergatitur-per-luften-me-ikonen-japoneze-qe-megjithate-nuk-ndodhi)
- [![E argjendtëëëëëëëëë](https://resources.koha.net/images/2024/July/28/b58e8307-ae5c-4eaf-bb4b-d322fb218167.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Paris 2024 28 kor 2024 E argjendtëëëëëëëëë](https://www.koha.net/paris-2024/e-argjendteeeeeeeee)

[Kulturë.]() [Repriza në kërkim të ciceronëve vjetorë për Ulpianën e Kalanë e Novobërdës](https://www.koha.net/kulture/repriza-ne-kerkim-te-ciceroneve-vjetore-per-ulpianen-e-kalane-e-novoberdes)

[Showbiz.]() [Princi Harry: Gjëja më e rëndësishme për mua është pajtimi me vëllain tim](https://www.koha.net/showbiz/princi-harry-gjeja-me-e-rendesishme-per-mua-eshte-pajtimi-me-vellain-tim)

[Arbëri.]() [Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja nëpër QKMF](https://www.koha.net/arberi/arrijne-vaksinat-kunder-gripit-sezonal-nis-shperndarja-neper-qkmf)

[Futboll.]() [Kvaratskhelia këput ligamentin e kryqëzuar, rrezikon sezonin](https://www.koha.net/futboll/kvaratskhelia-keput-ligamentin-e-kryqezuar-rrezikon-sezonin)

[Luftarake.]() [Kuka deklarohet për natyralizimet diskutabile në sport](https://www.koha.net/luftarake/kuka-deklarohet-per-natyralizimet-diskutabile-ne-sport)

[Botë.]() [Historia e traditës së protestave në Francë](https://www.koha.net/bote/historia-e-tradites-se-protestave-ne-france)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pse Uta Abe është prej xhudisteve më të mira në histori?","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/luftarake/pse-uta-abe-eshte-prej-xhudisteve-me-te-mira-ne-histori","datePublished":"2025-06-14T18:52:23+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:35:04+02:00","articleSection":"Luftarake","wordCount":284,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Distria Krasniqi kishte iniciativën në luftë me Uta Aben, por humbi sërish nga legjenda japoneze. Abe e fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë deri 5","url":"https://www.koha.net/luftarake/pse-uta-abe-eshte-prej-xhudisteve-me-te-mira-ne-histori","keywords":"Uta Abe, Distria Krasniqi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/14/f5af6730-6f34-42cc-8ddc-f8452c9f4d89.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
