---
description: Plot nëntë boksierë i ka paraqitur Federata e Boksit e Kosovës për Kampionatin Evropian që mbahet në Beograd të Serbisë. Kampionati Evropian për boksierët e niv
title: Kosova paraqet nëntë boksierë për Evropianin në Beograd
image: https://resources.koha.net/images/2024/March/29/4fdd3c20-a524-4488-a679-b0d8f65a9f7b.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Luftarake

# Kosova paraqet nëntë boksierë për Evropianin në Beograd

![Kosova paraqet nëntë boksierë për Evropianin në Beograd](https://resources.koha.net/images/2024/March/29/4fdd3c20-a524-4488-a679-b0d8f65a9f7b.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 29 mars 2024 15:19
- Shpërndaje në:

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 29 mars 2024 15:19
- Shpërndaje në:

Plot nëntë boksierë i ka paraqitur Federata e Boksit e Kosovës për Kampionatin Evropian që mbahet në Beograd të Serbisë. Kampionati Evropian për boksierët e nivelit senior mbahet prej 15 deri më 29 prill. 

Në të vërtetë gjasat që boksierët e Kosovës të garojnë në Beograd janë të vogla. Megjithatë, Federata e Boksit e Kosovës ka vendosur që të kryejë pjesën e saj të punës. Ka paraqitur ekipin.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm të garojmë në Evropian. Ekipin e kemi paraqitur dhe tani presim hapin e radhës nga përgjegjësit. Kushti i vetëm nga ana jonë është që të garojmë të barabartë me të gjitha vendet e tjera. Pra që të shfaqen të gjitha simbolet e shtetit të Kosovës. Të shohim. Jemi në pritje”, ka thënë për KOHËN, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Bashkim Bajoku, Lorent Murati, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Jozef Rrasi, Taulant Jakupi, Donat Syla e Shpejtim Shabani janë boksierët e përzgjedhur për Evropian. Është paraqitur edhe boksierja Donjeta Sadiku. Kosova në asnjë ngjarje nuk paraqitet me kaq shumë boksierë. Por për Evropianin e veçantë edhe numri i pjesëmarrësve potencialë është i veçantë.

Një muaj më parë, Federata e Boksit e Kosovës i është drejtuar me letër zyrtare Unionit Evropian të Boksit (EUBC). Me përmbajtjen e letrës janë njoftuar edhe Federata Botërore e Boksit Amator (IBA) dhe Federata e Boksit e Serbisë, si organizatore teknike e Evropianit. 

[Edhe ![“Rrezik dhe provokim”, Kosova mbetet jashtë Evropianit në Beograd](https://resources.koha.net/images/2024/April/14/da36456a-ab06-4b11-afe2-f379c9728991.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 14 pri 2024 “Rrezik dhe provokim”, Kosova mbetet jashtë Evropianit në Beograd](https://www.koha.net/luftarake/rrezik-dhe-provokim-kosova-mbetet-jashte-evropianit-ne-beograd)

“Kërkojmë nga Konfederata Evropiane e Boksit që të zbatohen masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësi të barabartë për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, nacionaliteti apo çdo karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim. Ne besojmë se Kampionati Evropian i Boksit në Beograd mund të shërbejë si një fener shprese dhe uniteti, duke shfaqur frymën e vërtetë të boksit në botë”, shkruan në letrën e federatës kosovare për EUBC-në.

Përgjigjja deri më tani ka munguar. Dhe kjo është shenjë që pjesëmarrja e barabartë e boksierëve kosovarë nuk pritet të lejohet. 

Në të kaluarën boksierët kosovarë nuk janë lejuar të paraqiten në ngjarjet ndërkombëtare që mbahen në Serbi. Në disa raste boksierët nuk janë lejuar të futen në territorin e Serbisë, ndërsa në raste të tjera nuk u është garantuar pjesëmarrja me simbole, përkatësisht pjesëmarrja e barabartë me delegacionet e tjera.

“Ka një muaj që kemi dërguar letrën, me të cilën janë njoftuar edhe institucionet e vendit. Por deri më tani nuk ka përgjigje. Shpresojmë se do të ketë ndonjë lëvizje në ditët e ardhshme”, ka shtuar Latif Demolli.

[Edhe ![Evropiani në Beograd, Federata kosovare me kërkesë për EUBC-në](https://resources.koha.net/images/2024/March/19/boksi-sp1710868449.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 19 mar 2024 Evropiani në Beograd, Federata kosovare me kërkesë për EUBC-në](https://www.koha.net/sport/evropiani-ne-beograd-federata-kosovare-me-kerkese-per-eubc-ne)

Kampionati Evropian është prej ngjarjeve kryesore të vitit në boksin amator.

 

[#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#boks](https://www.koha.net/tag/boks)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kosova u drejtohet “rrugëve ligjore” pas diskriminimit të radhës](https://resources.koha.net/images/2024/April/19/27f3bba2-7474-4721-9968-4c99c8b6f3b5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 19 pri 2024 Kosova u drejtohet “rrugëve ligjore” pas diskriminimit të radhës](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-u-drejtohet-rrugeve-ligjore-pas-diskriminimit-te-radhes)
- [![Në Beograd edhe Evropiani i taekwondos pa Kosovën](https://resources.koha.net/images/2024/April/17/1c14a6cb-8ade-4ba1-b6cc-04eec8efefc4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 17 pri 2024 Në Beograd edhe Evropiani i taekwondos pa Kosovën](https://www.koha.net/luftarake/ne-beograd-edhe-evropiani-i-taekwondos-pa-kosoven)
- [![Boksierët shpresojnë të marrin përgjigje lidhur me Evropianin në Beograd](https://resources.koha.net/images/2023/November/29/boks-sp1701274393.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 29 nën 2023 Boksierët shpresojnë të marrin përgjigje lidhur me Evropianin në Beograd](https://www.koha.net/sport/boksieret-shpresojne-te-marrin-pergjigje-lidhur-me-evropianin-ne-beograd)

[Showbiz.]() [Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://www.koha.net/showbiz/perfaqesuesit-e-elvis-presley-dhe-eminem-padisin-suno-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit-me-ai)

[Botë.]() [Të paktën 34 të vdekur pas fundosjes së një barke në Senegal që barte migrantë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-34-te-vdekur-pas-fundosjes-se-nje-barke-ne-senegal-qe-barte-migrante)

[Futboll.]() [Asllani e Gruda në ekipin e xhiros në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/asllani-e-gruda-ne-ekipin-e-xhiros-ne-bundeslige)

[Botë.]() [Shkencëtarët parashikojnë se 2026-ta do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë](https://www.koha.net/bote/shkencetaret-parashikojne-se-2026-ta-do-te-jete-viti-me-i-nxehte-i-regjistruar-ndonjehere)

[Futboll.]() [Fisnik Asllani: “Nuk do të mund të shkruaja tregim më të mirë”](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-nuk-do-te-mund-te-shkruaja-tregim-me-te-mire)

[Reklama.]() [eSIM për Kosovën nga 8,49 euro: interneti për vizitën te familja, Ballkani dhe Turqia](https://www.koha.net/reklama-marketing/esim-per-kosoven-nga-849-euro-interneti-per-viziten-te-familja-ballkani-dhe-turqia)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kosova paraqet nëntë boksierë për Evropianin në Beograd","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/luftarake/kosova-paraqet-nente-boksiere-per-evropianin-ne-beograd","datePublished":"2024-03-29T15:19:38+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:10:05+02:00","articleSection":"Luftarake","wordCount":496,"author":[{"@type":"Person","name":"Arsim Maxhera","url":"https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Plot nëntë boksierë i ka paraqitur Federata e Boksit e Kosovës për Kampionatin Evropian që mbahet në Beograd të Serbisë. Kampionati Evropian për boksierët e niv","url":"https://www.koha.net/luftarake/kosova-paraqet-nente-boksiere-per-evropianin-ne-beograd","keywords":"kosova, boks","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/March/29/4fdd3c20-a524-4488-a679-b0d8f65a9f7b.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
