Interesimi për ta përcjellë meçin e boksierit shqiptar Nelson Hysa ndaj Agit Kabayelit është jashtëzakonisht i madh.
Shitja e biletave për një periudhë të shkurtër është treguesi më i mirë për këtë.
Të shtunën, promotori Frank Warren raportoi se 25 mijë bileta janë shitur brenda 24 orëve për meçin e shumëpritur që do të organizohet më 28 nëntor në “ESPRIT Arena” të Dusseldorfit.
Kabayeli kërkon mbrojtjen e titullit në versionin WBC.
Kapaciteti i stadiumit ku do të organizohet meçi është 54 mijë e 60 ulëse.
Shqiptari Hysa do të ketë përkrahje të madhe për këtë meç, që është caktuar të luhet në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festën e flamurit.