---
description: Koha është duke kaluar më shpejtë tani sa që ka kaluar gjatë...
title: Toka po rrotullohet më shpejtë se asnjëherë më parë
image: https://resources.koha.net/images/2021/January/05/37618494-9113999-image-a-1_16098401329681609850388.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# Toka po rrotullohet më shpejtë se asnjëherë më parë

![](https://resources.koha.net/images/2021/January/05/37618494-9113999-image-a-1_16098401329681609850388.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 5 janar 2021 14:39
- Shpërndaje në:

- 5 janar 2021 14:39
- Shpërndaje në:

Koha është duke kaluar më shpejtë tani sa që ka kaluar gjatë gjysmëshekullit të kaluar, zbulojnë të dhënat zyrtare të kohëmatësve.

Rrotullimi i Tokës është më i shpejtë se normalisht, dhe si rezultat dita është duke zgjatur shumë më pak gjatë 24 orëve.

Kohëmatësit e botës tani janë duke diskutuar nëse duhet fshirë një sekondë nga koha për të matur këtë ndryshim, për ta bërë matjen e kohës në linjë precize me rrotullimin e Tokës.

Përderisa fshirja e sekondës të quajtur ‘sekonda negative’ nuk është bërë asnjëherë më parë, që nga 1970-ta janë shtuar plot 27 sekonda për të mbajtur kohën atomike në linjë me atë solare.

Kjo ka ndodhur sepse, për dekada, tokës i janë dashur më shumë se 24 orë për të kompletuar një rrotullim, por që nga viti i kaluar është duke u rrotulluar shumë më shpejtë.

[Edhe ![29 qershori ka qenë dita më e shkurtër e të gjitha kohërave](https://resources.koha.net/images/2022/August/05/f25b2d3a271659682532.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 5 gus 2022 29 qershori ka qenë dita më e shkurtër e të gjitha kohërave](https://www.koha.net/lemsh/29-qershori-ka-qene-dita-me-e-shkurter-e-te-gjitha-koherave)

Që nga viti 1960, orët atomike kanë mbajtur të dhëna shumë precize në atë se për sa kohë Toka bën një rrotullim, dhe ka zbuluar se, përgjatë 50 viteve të kaluara, Toka është rrotulluar për një fraksion më pak sesa 24 orë (86,400 sekonda) për të kompletuar një rrotullim.

Më 19 korrik 2020, dita ishte 1.4602 milisekonda më e shkurtër sesa 24-orëshi i zakonshëm, dita më e shkurtër që është regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave.

Humbja e kësaj sekonde megjithatë vërehet vetëm në nivel atomik, por ka implikime të gjerë.

Satelitët dhe pajisjet e komunikimit mbështeten në kohë reale në kohën solare, e cila determinohet nga pozicioni i yjeve, hënës dhe diellit.

Për të mbajtur harmoninë e kësaj lidhjeje të paprekur, kohëmatësit me bazë në Paris nga Shërbimet Internacionale të Rrotullimit të Tokës (IERS) më parë kanë shtuar “sekondat shtesë” në ditë, dhe kjo ka ndodhur 27 herë që nga vitet e '70-a, ndërsa e fundit ishte gjatë ndërrimit të motmotit në 2016-ën.

Megjithatë, heqja e ndonjë sekondës asnjëherë deri tani nuk ka ndodhur.

[Edhe ![Ndryshimet klimatike po e zgjasin ditën](https://resources.koha.net/images/2024/July/16/9fc011b8-02c7-43ae-8165-9eb20ca84ee4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 16 kor 2024 Ndryshimet klimatike po e zgjasin ditën](https://www.koha.net/lifestyle/ndryshimet-klimatike-po-e-zgjasin-diten)

“Është shumë e saktë që Toka është duke u rrotulluar më shpejtë tani sa që është rrotulluar përgjatë 50 viteve të kaluara”, ka thënë shkencëtari Peter Whibberley për The Telegraph.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm

- [![Rritet temperatura e Tokës, shtohet rreziku i ngrohjes globale](https://resources.koha.net/images/2023/May/17/BL1684333236.jfif?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 maj 2023 Rritet temperatura e Tokës, shtohet rreziku i ngrohjes globale](https://www.koha.net/bote/rritet-temperatura-e-tokes-shtohet-rreziku-i-ngrohjes-globale)
- [![Toka lëkundet çdo 26 sekonda dhe nuk dihet përse](https://resources.koha.net/images/2020/December/30/30lekund1609323434.jpeg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 30 dhj 2020 Toka lëkundet çdo 26 sekonda dhe nuk dihet përse](https://www.koha.net/lemsh/toka-lekundet-cdo-26-sekonda-dhe-nuk-dihet-perse)
- [![Fusha magnetike e Tokës ndryshon 10 herë më shpejt nga sa mendohej më parë](https://resources.koha.net/images/2020/July/07/07toka1594112260.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 7 kor 2020 Fusha magnetike e Tokës ndryshon 10 herë më shpejt nga sa mendohej më parë](https://www.koha.net/lemsh/fusha-magnetike-e-tokes-ndryshon-10-here-me-shpejt-nga-sa-mendohej-me-pare)

[Botë.]() [Jep dorëheqje ministri spanjoll, gjashtë ditë pas aksidentit fatal hekurudhor](https://www.koha.net/bote/jep-doreheqje-ministri-spanjoll-gjashte-dite-pas-aksidentit-fatal-hekurudhor)

[Arbëri.]() [Koci: Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA janë historike, referendum për Trumpin](https://www.koha.net/arberi/koci-zgjedhjet-e-mesmandatit-ne-shba-jane-historike-referendum-per-trumpin)

[Botë.]() [Ekonomia shqetësimi kryesor i votuesve në SHBA, sugjeron sondazhi](https://www.koha.net/bote/ekonomia-shqetesimi-kryesor-i-votuesve-ne-shba-sugjeron-sondazhi)

[Futboll.]() [Manchester Unitedi i ka dhënë fund serisë prej nëntë ndeshjeve pa fitore](https://www.koha.net/futboll/manchester-unitedi-i-ka-dhene-fund-serise-prej-nente-ndeshjeve-pa-fitore)

[Futboll.]() [Barcelona bindëse ndaj Aston Villas](https://www.koha.net/futboll/barcelona-bindese-ndaj-aston-villas)

[Futboll.]() [Parisi i pamëshirshëm, gjashtë gola në portën e Villarrealit](https://www.koha.net/futboll/parisi-i-pameshirshem-gjashte-gola-ne-porten-e-villarrealit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Toka po rrotullohet më shpejtë se asnjëherë më parë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/toka-po-rrotullohet-me-shpejte-se-asnjehere-me-pare","datePublished":"2021-01-05T14:39:35+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:00:11+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":400,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Koha është duke kaluar më shpejtë tani sa që ka kaluar gjatë...","url":"https://www.koha.net/lemsh/toka-po-rrotullohet-me-shpejte-se-asnjehere-me-pare","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/January/05/37618494-9113999-image-a-1_16098401329681609850388.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
