Mbetjet e një anijeje që daton nga fillimet e viteve 1900 kanë dalë mbi sipërfaqen e ujërave në Serbi ndërsa lumenjtë e Evropës po tkurren nga i nxehti.
Anija sllovene u shfaq në Lumin e Savës në fillim të muajit afër qytetit serb Sremska Mitrovica. Por tani banorët thonë se asnjëherë më shumë nuk ka qenë e ekspozuar jashtë ujit kjo anije.
Anijen e bënë edhe më të veçantë emri me të cilën e quajnë mediat serbe, “Titaniku i Savës”.
Shumë anije janë zbuluar nga ujërat e Danubit për shkak të thatësisë së madhe që ka shteruar lumenjtë. Niveli i ulët i Danubit këtë vit ka shkaktuar probleme edhe për centralet bërthamore në Hungari dhe Rumani.
Anija sllovene, apo “Titaniku i Savës”, u ndërtua në vitin 1913 në Budapest, atëkohë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze. Gjatë Luftës së Parë Botërore anija ndaloi lundrimin. Pas përfundimit të luftës Perandoria Austro-Hungareze u shpërbë, ndërsa pronësia e anijes i kaloi mbretërisë së re të sapoformuar më pas nga serbët, kroatët dhe sllovenët – që më vonë do të bëhej Jugosllavia – si pjesë e dëmshpërblimeve të luftës.
Më pas, gjatë Luftës së Dytë Botërore anija u përball me okupimin nazist gjerman. Më 1945 ndërsa në të po barteshin luftëtarë të plagosur, anija ra në një minë gjermane dhe u fundos.
-
Astronomers discover fastest star in Milky Way
-
British driver breaks record for fastest drive in a hydrogen-powered car
-
While renovating a house, workers in Belgium unexpectedly discover gold worth 9 million euros
-
Europe experiences two eclipses – blood moon also appears at the end of August
-
Forbes ranks Albania among the best countries in the world for American retirees