---
description: Shqipëria e gjashta në botë për konsumin e cigareve për frymë. Vendi...
title: Shqiptarët &#039;thyejnë&#039; rekordin e radhës, të gjashtët në botë për konsumin e cigares
image: https://resources.koha.net/images/2018/August/23/23duh1535019541.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# Shqiptarët 'thyejnë' rekordin e radhës, të gjashtët në botë për konsumin e cigares

![](https://resources.koha.net/images/2018/August/23/23duh1535019541.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 23 gusht 2018 14:18
- Shpërndaje në:

- 23 gusht 2018 14:18
- Shpërndaje në:

Shqipëria e gjashta në botë për konsumin e cigareve për frymë. Vendi ynë vazhdon të jetë pjesë e listës së vendeve ku një i rritur konsumon mbi 2 mijë cigare në vit.

Shqipëria renditet vendi i gjashtë në botë për konsum të lartë të cigareve për frymë. Sipas të dhënave të publikuara nga tobaccoatlas.org, konsumi i cigareve për personat mbi 16 vjeç ishte 2,492 fije për person për vitin 2016, duke u renditur kështu ndër vendet me konsumin më të lartë në botë. Në Ballkanin Perëndimor konsumin më të lartë të cigareve, ku një person mbi 16 vjeç pi mesatarisht në një vit mbi 2000 cigare është Maqedonia dhe në vend të dytë Shqipëria.

Sipas tobaccoatlas.org konsumin më të ulët të cigares në rajon e ka Mali i Zi me 1101 cigare. Më pas renditet Bosnje dhe Hercegovina ku konsumi i cigares është 1767, e ndjekur nga Serbia me 1899 cigare, shkruan Monitor.

Në të gjithë botën është përllogaritur se janë konsumuar rreth 5.7 trilionë cigare. Edhe pse konsumi ka rënë lehtë në vitet e fundit, ecuria e kësaj industrie është e pasigurt. Pavarësisht angazhimit të industrisë së duhanit për të pasur një shoqëri që konsumon sa më pak atë, në disa prej shteteve të botës vijon të bëhen fushata marketingu, ndërsa rënia e konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Brazil, lidhet me implementimin e ligjeve të forta për të reduktuar konsumin e tij.

Sipas analizës së kryer nga tobaccoatlas.org. konsumi i cigareve parashikohet me rritje në shumë prej vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme si pasojë e zhvillimeve dinamike ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të popullsisë.

Vendet me konsumin më të lartë në botë

[Edhe ![OWD: Gjysma e burrave në Shqipëri (mbi 15 vjeç) pinë duhan](https://resources.koha.net/images/2019/September/06/06duh1567797442.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 sht 2019 OWD: Gjysma e burrave në Shqipëri (mbi 15 vjeç) pinë duhan](https://www.koha.net/arberi/owd-gjysma-e-burrave-ne-shqiperi-mbi-15-vjec-pine-duhan)

Vendi me konsumin më të lartë të cigares në botë është Andorra, ku sipas të dhënave konsumi i cigares për popullsinë mbi 16 vjeç në 2016 ishte 6398 cigare, pasuar nga Luksemburgu me një konsum prej 6330 cigare.

Më pas me një diferencë të konsiderueshme, renditet Bjellorusia ku konsumi i cigareve për frymë sipas të dhënave të tobbacoatlas.org llogaritet 2911 cigare.

Ndërsa vendet afrikane dhe një pjesë e vendeve të Amerikës Latine janë ato që kanë konsumin më të ulët, sikurse vërehet edhe nga harta.

Artikuj të ngjashëm

- [![Përmasa alarmuese, çdo i shtati fëmijë evropian pi duhan](https://resources.koha.net/images/2024/May/31/d0ee069a-cb50-43cc-bcc4-d28d454301b7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 27 shk 2026 Përmasa alarmuese, çdo i shtati fëmijë evropian pi duhan](https://www.koha.net/lifestyle/permasa-alarmuese-cdo-i-shtati-femije-evropian-pi-duhan)
- [OpEd 12 pri 2025 Duhani me shifra](https://www.koha.net/veshtrime/duhani-me-shifra)
- [![Shqipëria e Kosova ndër vendet ku alkooli konsumohet më së paku](https://resources.koha.net/images/2018/September/21/alkool-1_11537566006.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 jan 2023 Shqipëria e Kosova ndër vendet ku alkooli konsumohet më së paku](https://www.koha.net/arberi/shqiperia-e-kosova-nder-vendet-ku-alkooli-konsumohet-me-se-paku)
- [![Shqipëria me numrin më të madh të përdoruesve të kokainës në botë për kokë banori](https://resources.koha.net/images/2022/May/01/kokaine1651426525.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 maj 2022 Shqipëria me numrin më të madh të përdoruesve të kokainës në botë për kokë banori](https://www.koha.net/arberi/shqiperia-me-numrin-me-te-madh-te-perdoruesve-te-kokaines-ne-bote-per-koke-banori)

[Arbëri.]() [Aksioni simbolik i veteranëve - “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”](https://www.koha.net/arberi/aksioni-simbolik-i-veteraneve-serbia-na-masakroi-popullin-gjykata-speciale-na-masakroi-te-verteten)

[Kronikë.]() [Aksion kundër bixhozit të paligjshëm në rajonin e Prizrenit 22 të arrestuar](https://www.koha.net/kronike/aksion-kunder-bixhozit-te-paligjshem-ne-rajonin-e-prizrenit-22-te-arrestuar)

[Futboll.]() [Kapiteni i Zurichut ftohet nga Kosova](https://www.koha.net/futboll/kapiteni-i-zurichut-ftohet-nga-kosova)

[Arbëri.]() [Familja e Astrit Deharit e akuzon Prokurorinë për manipulim të rastit](https://www.koha.net/arberi/familja-e-astrit-deharit-e-akuzon-prokurorine-per-manipulim-te-rastit)

[Futboll.]() [Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia](https://www.koha.net/futboll/pensionohet-cristiano-ronaldo)

[Botë.]() [Kërcënimet për bomba detyrojnë disa avionë të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë](https://www.koha.net/bote/kercenimet-per-bomba-detyrojne-disa-avione-te-ulen-ne-france-bullgari-dhe-belgjike)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shqiptarët 'thyejnë' rekordin e radhës, të gjashtët në botë për konsumin e cigares","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/shqiptaret-thyejne-rekordin-e-radhes-te-gjashtet-ne-bote-per-konsumin-e-cigares","datePublished":"2018-08-23T14:18:49+02:00","dateModified":"2026-07-09T16:05:06+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":393,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shqipëria e gjashta në botë për konsumin e cigareve për frymë. Vendi...","url":"https://www.koha.net/lemsh/shqiptaret-thyejne-rekordin-e-radhes-te-gjashtet-ne-bote-per-konsumin-e-cigares","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2018/August/23/23duh1535019541.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
