---
description: Japonia është përballur prej dekadash me një rënie të popullsisë, por grupmosha e cila po shtohet në vazhdimësi është ajo e personave që kanë mbërritur moshën 1
title: Për herë të parë, Japonia ka më shumë se 100.000 persona mbi 100 vjeç
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/15/cfb550b2-b124-47e4-8d04-3021ba26c27c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# Për herë të parë, Japonia ka më shumë se 100.000 persona mbi 100 vjeç

![japoni](https://resources.koha.net/images/2026/September/15/cfb550b2-b124-47e4-8d04-3021ba26c27c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 15 shtator 2026 13:37
- Shpërndaje në:

- 15 shtator 2026 13:37
- Shpërndaje në:

Japonia është përballur prej dekadash me një rënie të popullsisë, por grupmosha e cila po shtohet në vazhdimësi është ajo e personave që kanë mbërritur moshën 100-vjeçare.

Për herë të parë në Japoni, numri i personave të moshës 100 vjeç e lartë e ka kaluar shifrën 100.000 – rekord i ri në vendin e njohur për jetëgjatësinë e lartë.

Numri i personave mbi 100 vjeç u rrit sërish, për të 56-in vit radhazi, duke arritur në 107.677 persona në shtator, pothuajse 8 mijë më shumë se një vit më parë, bëri të ditur të martën Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, shkruan CNN.

Shumica e tyre janë gra, të cilat përbëjnë 88% për qind ose 94.298 persona, të totalit, shtoi ministria.

Ministri i Shëndetësisë, Kenichiro  Ueno, i vlerësoi pozitivisht këto shifra.

“Jam shumë i kënaqur që kaq shumë njerëz po mbetën aktivë dhe të shëndetshëm për kaq gjatë”.

[Edhe ![Mbi 100 mijë njëqindvjeçarë në Japoni, shumica gra](https://resources.koha.net/images/2026/September/19/96933245-3eca-4791-a0da-11fb3bf8c518.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 19 sht 2026 Mbi 100 mijë njëqindvjeçarë në Japoni, shumica gra](https://www.koha.net/lemsh/mbi-100-mije-njeqindvjecare-ne-japoni-shumica-gra)

Japonia është renditur vazhdimisht ndër vendet me jetëgjatësinë më të lartë në botë. Sipas Bankës Botërore, jetëgjatësia mesatare në Japoni ishte 84 vjeç në vitin 2024. Në Shtetet e Bashkuara, shifra përkatëse ishte 79 vjeç.

Shkencëtarët ia kanë atribuuar jetëgjatësinë e lartë të japonezëve, ushqyerjes së shëndetshme dhe sistemit të avancuar të kujdesit shëndetësor. Megjithatë Japonia njihet për oraret e gjata dhe të lodhshme të punës në qytete, disa banorë përqafojnë filozofinë e “ikigait” e cila i nxit njerëzit të gjejnë vlerë dhe gëzim në jetë.

Vendi tashmë është shtëpia e disa prej njerëzve më të moshuar në botë: Fuyo Kishimoto, një grua 114-vjeçare nga Kioto dhe Hikaru Kato, një burrë 112-vjeçar nga Kumamoto.

[#japonia](https://www.koha.net/tag/japonia) [#persona te moshuar](https://www.koha.net/tag/persona-te-moshuar) [#rekord](https://www.koha.net/tag/rekord)

Artikuj të ngjashëm

- [![Në Brazil jetojnë personat më të moshuar në botë dhe shkencëtarët duan ta dinë pse](https://resources.koha.net/images/2026/January/09/ad58dfb6-ebc2-4ead-8bc2-c11575ee5261.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 9 jan 2026 Në Brazil jetojnë personat më të moshuar në botë dhe shkencëtarët duan ta dinë pse](https://www.koha.net/lifestyle/njerezit-ne-brazil-po-jetojne-mbi-110-vjet-dhe-shkencetaret-duan-te-dine-pse)
- [![Japonia njëzetfishon tarifat e banimit për të huajt](https://resources.koha.net/images/2026/October/01/75c98c0d-0d45-44ed-b826-42ec321abfac.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 tet 2026 Japonia njëzetfishon tarifat e banimit për të huajt](https://www.koha.net/bote/japonia-njezetfishon-tarifat-e-banimit-per-te-huajt)
- [![Ekspertët kërkojnë përgatitje të shtetit përballë plakjes së popullsisë](https://resources.koha.net/images/2026/September/19/9005043c-853d-441d-b43c-5cf2738af262.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 sht 2026 Ekspertët kërkojnë përgatitje të shtetit përballë plakjes së popullsisë](https://www.koha.net/arberi/ekspertet-kerkojne-pergatitje-te-shtetit-perballe-plakjes-se-popullsise)
- [![Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord](https://resources.koha.net/images/2026/August/24/986bc3a5-2723-4092-8c4a-cc2e2a5dd6d3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 gus 2026 Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord](https://www.koha.net/bote/plakja-e-popullsise-ne-gjermani-ka-rritur-shpenzimet-sociale-ne-nivele-rekord)

[Botë.]() [SHBA-ja miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën](https://www.koha.net/bote/shba-ja-miraton-shitjen-e-500-raketave-patriot-per-ukrainen)

[Arbëri.]() [Dorëheqja e Hoxhës nuk i ndal protestat](https://www.koha.net/arberi/doreheqja-e-hoxhes-nuk-i-ndal-protestat)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës - Kërkesa e Kosovës dhe BE-ja](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-kerkesa-e-kosoves-dhe-be-ja)

[Kulturë.]() [“Akordet e Kosovës” në harmoninë e traditës dhe të skenës që kërkon identitet](https://www.koha.net/kulture/akordet-e-kosoves-ne-harmonine-e-tradites-dhe-te-skenes-qe-kerkon-identitet)

[Kolumne.]() [E dhimbshme deri në asht](https://www.koha.net/kolumne/e-dhimbshme-deri-ne-asht)

[Botë.]() [Mijëra qytetarë protestojnë në Itali kundër rritjes së kostos së jetesës dhe luftërave](https://www.koha.net/bote/mijera-qytetare-protestojne-ne-itali-kunder-rritjes-se-kostos-se-jeteses-dhe-lufterave)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Për herë të parë, Japonia ka më shumë se 100.000 persona mbi 100 vjeç","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/per-here-te-pare-japonia-ka-me-shume-se-100000-persona-mbi-100-vjec","datePublished":"2026-09-15T13:37:50+02:00","dateModified":"2026-09-15T13:40:52+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":310,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Japonia është përballur prej dekadash me një rënie të popullsisë, por grupmosha e cila po shtohet në vazhdimësi është ajo e personave që kanë mbërritur moshën 1","url":"https://www.koha.net/lemsh/per-here-te-pare-japonia-ka-me-shume-se-100000-persona-mbi-100-vjec","keywords":"japonia, persona te moshuar, rekord","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/15/cfb550b2-b124-47e4-8d04-3021ba26c27c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
