---
description: Një ekip studiuesish nga Indonezia dhe Singapori kanë gjetur prova të ekzistencës...
title: Gjendet zogu i konsideruar si i zhdukur që 170 vjet
image: https://resources.koha.net/images/2021/February/26/zogu1614369397.png?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# Gjendet zogu i konsideruar si i zhdukur që 170 vjet

![](https://resources.koha.net/images/2021/February/26/zogu1614369397.png?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 26 shkurt 2021 21:56
- Shpërndaje në:

- 26 shkurt 2021 21:56
- Shpërndaje në:

Një ekip studiuesish nga Indonezia dhe Singapori kanë gjetur prova të ekzistencës të një zogu që mendohej se ishte zhdukur prej kohësh.

Në punimin e botuar në revistën “BirdingASIA”, ekipi përshkruan historinë e zogut, pse mendohej se ishte zhdukur tash e 170 vjet dhe si u gjet në ishullin Borneo.

Për herë të parë ky zog u kap mes viteve 1843 dhe 1848 në ishullin Java. Ato të dhëna ishin prova e vetme e ekzistencës së zogut. Për 170 vjetët pasues, nuk kishte raporte të tjera për ekzistencën e tij. Me kalimin e kohës, zogu dhe historia e tij u bënë të njohur si “enigma më e madhe në ornitologjinë indoneziane”. Shumica në terren supozuan se ishte zhdukur.

Pastaj, vitin e kaluar, një çift studiuesish, Muhammad Rizky Fauzan dhe Muhammad Suranto kapën një zog që nuk mund ta identifikonin në pjesën indoneziane të ishullit Borneo. Ata e morën fotografinë dhe ua dërguan kolegëve, pastaj lëshuan zogun.

Ndërsa ekipi zhvilloi kërkime mbi zogun në fotografi, shpejt u bë e qartë se përshkrimi i tij përputhej me atë të zogut që konsiderohej i zhdukur.

[Edhe ![Zogu i zhdukur shfaqet pas 136 mijë vjetësh](https://resources.koha.net/images/2020/May/21/zogu1590056253.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 21 maj 2020 Zogu i zhdukur shfaqet pas 136 mijë vjetësh](https://www.koha.net/lemsh/zogu-i-zhdukur-shfaqet-pas-136-mije-vjetesh)

Zogu u kap në Kalimantan, afër qendrës së ishullit Borneo, dhe zbulimi vërteton se zogu mendohej të ishte zhdukur vetëm sepse njerëzit po e kërkonin atë në vendin e gabuar. Ekzistenca e tij ngre gjithashtu pyetjen se sa prej specieve të saj jetojnë në Borneo, dhe nëse janë në rrezik.

Studiuesit do të bëjnë kërkime të tjera në rajonin ku u gjet zogu, pasi të përfundojë pandemia e koronavirusit.

Artikuj të ngjashëm

- [![“Njeriu i Javas” kthehet në vendin e origjinës pas 130 vjetësh](https://resources.koha.net/images/2025/December/23/cb15f270-38f2-4d85-8d02-002c7e2c7504.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 24 dhj 2025 “Njeriu i Javas” kthehet në vendin e origjinës pas 130 vjetësh](https://www.koha.net/kulture/njeriut-te-javas-kthehet-ne-vendin-e-origjines-pas-130-vjetesh)
- [![Misteri i aviacionit që sfidoi botën - pas 10 vjetësh, kërkimet nisin sërish](https://resources.koha.net/images/2025/December/03/95be9de5-f4cb-41db-a019-221014f6aa87.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 dhj 2025 Misteri i aviacionit që sfidoi botën - pas 10 vjetësh, kërkimet nisin sërish](https://www.koha.net/bote/misteri-i-aviacionit-qe-sfidoi-boten-pas-10-vjetesh-kerkimet-nisin-serish)
- [![10 vjet pas zhdukjes, tjetër projekt për ta zgjidhur misterin më të madh në historinë e aviacionit](https://resources.koha.net/images/2024/October/10/c28540ce-ab33-4b20-b5ec-29511ed08b0f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 tet 2024 10 vjet pas zhdukjes, tjetër projekt për ta zgjidhur misterin më të madh në historinë e aviacionit](https://www.koha.net/bote/10-vjet-pas-zhdukjes-tjeter-projekt-per-ta-zgjidhur-misterin-me-te-madh-ne-historine-e-aviacionit)
- [![10 vjet nga misteri më i madh në historinë e aviacionit](https://resources.koha.net/images/2024/March/06/f_32535161_12801709716556.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 mar 2024 10 vjet nga misteri më i madh në historinë e aviacionit](https://www.koha.net/bote/10-vjet-nga-misteri-me-i-madh-ne-historine-e-aviacionit)

[Showbiz.]() [Vajza e Brad Pittit dhe Angelina Jolie rrëfen betejën me çrregullimin e të ushqyerit](https://www.koha.net/showbiz/vajza-e-brad-pittit-dhe-angelina-jolie-rrefen-betejen-me-crregullimin-e-te-ushqyerit)

[Kronikë.]() [Hetohet vdekja e një gruaje të cilës iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit në QKMF në Klinë](https://www.koha.net/kronike/hetohet-vdekja-e-nje-gruaje-te-ciles-iu-perkeqesua-gjendja-gjate-kontrollit-ne-qkmf-ne-kline)

[Kronikë.]() [Dyshohet për dhunimin e një gruaje në Prizren, arrestohet i dyshuari](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-per-dhunimin-e-nje-gruaje-ne-prizren-arrestohet-i-dyshuari)

[Kronikë.]() [Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh](https://www.koha.net/kronike/dhjete-raste-te-dhunes-ne-familje-brenda-24-oresh)

[Kronikë.]() [Aksion në Mitrovicën e Jugut, arrestohen tre persona dhe konfiskohen armë, para e narkotikë](https://www.koha.net/kronike/aksion-ne-mitrovicen-e-jugut-arrestohen-tre-persona-dhe-konfiskohen-arme-para-e-narkotike)

[Botë.]() [Njeriu që ndihmoi CIA-n të vepronte fshehurazi në Meksikë](https://www.koha.net/bote/njeriu-qe-ndihmoi-cia-n-te-vepronte-fshehurazi-ne-meksike)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gjendet zogu i konsideruar si i zhdukur që 170 vjet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/gjendet-zogu-i-konsideruar-si-i-zhdukur-qe-170-vjet","datePublished":"2021-02-26T21:56:15+01:00","dateModified":"2026-07-11T05:20:08+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":280,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një ekip studiuesish nga Indonezia dhe Singapori kanë gjetur prova të ekzistencës...","url":"https://www.koha.net/lemsh/gjendet-zogu-i-konsideruar-si-i-zhdukur-qe-170-vjet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/February/26/zogu1614369397.png?w=1200&r=fill&q=80"}
```
