---
description: "Revista e njohur prestigjioze amerikane “Forbes” ka publikuar listën e saj vjetore të vendeve më të mira në botë për të jetuar pas pensionimit. Ndër 24 shtetet "
title: “Forbes” rendit Shqipërinë ndër shtetet më të mira në botë për pensionistët amerikanë
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/13/75ec2f15-a6e4-4da9-875c-dd3865ac5294.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# “Forbes” rendit Shqipërinë ndër shtetet më të mira në botë për pensionistët amerikanë

![Vlorë](https://resources.koha.net/images/2026/August/13/75ec2f15-a6e4-4da9-875c-dd3865ac5294.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Vlorë (Foto: Getty)

- 13 gusht 2026 09:54
- Shpërndaje në:

- 13 gusht 2026 09:54
- Shpërndaje në:

Revista e njohur prestigjioze amerikane “Forbes” ka publikuar listën e saj vjetore të vendeve më të mira në botë për të jetuar pas pensionimit. Ndër 24 shtetet e përzgjedhura nga të gjitha kontinentet, Shqipëria zë një vend të rëndësishëm në mesin e 12 destinacioneve kryesore evropiane.

“Forbes” ka analizuar 96 lokacione të ndryshme në botë në bazë të kostos së jetesës, cilësisë së kujdesit shëndetësor, lehtësisë së marrjes së lejes së qëndrimit, stabilitetit politik dhe klimës.

**Katër qytetet shqiptare të rekomanduara**

Për Shqipërinë, revista amerikane veçon katër qytete kryesore si zona me potencialin më të madh për të tërhequr të pensionuarit e huaj:

**Tirana** - si qendra kryesore urbane, kulturore dhe administrative;

[Edhe ![Shqipëria, destinacioni turistik që pritet të jetë në trend në vitin 2027](https://resources.koha.net/images/2022/April/26/27142447003_2d6b3e5dee_o1650986256.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 9 sht 2026 Shqipëria, destinacioni turistik që pritet të jetë në trend në vitin 2027](https://www.koha.net/lifestyle/shqiperia-destinacioni-turistik-qe-pritet-te-jete-ne-trend-ne-vitin-2027)

**Durrësi** - për afërsinë me kryeqytetin dhe daljen në det;

**Vlora** dhe **Saranda** - si perla të bregdetit jugor, të cilat ofrojnë klimë mesdhetare, plazhe të jashtëzakonshme dhe një stil jetese me kosto të përballueshme.

**Kostoja e jetesës dhe lehtësia e procedurave**

Sipas analizës së “Forbes”, avantazhet kryesore që e bëjnë Shqipërinë një nga zgjedhjet më të favorshme janë:

Kostoja e jetesës: Është dukshëm më e ulët se mesatarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë vendeve të Evropës Perëndimore.

[Edhe ![“Turizmi dentar”, Shqipëria po bëhet destinacion për dhëmbë të lirë](https://resources.koha.net/images/2026/September/09/0f2eef28-9272-4987-b304-0ba5859fc5f9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 sht 2026 “Turizmi dentar”, Shqipëria po bëhet destinacion për dhëmbë të lirë](https://www.koha.net/arberi/turizmi-dentar-shqiperia-po-behet-destinacion-per-dhembe-te-lire)

Marrja e lejes së qëndrimit: Procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit për pensionistët e huaj vlerësohen si relativisht të thjeshta dhe të lehta.

Kujdesi shëndetësor: Cilësohet si "i kënaqshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm".

**Pozicionimi i Evropës dhe rajonit**

Nga 24 shtetet e përfshira në listën e vitit 2026, gjysma e tyre ndodhen në Evropë. Përveç Shqipërisë, në listë figurojnë edhe Mali i Zi, Greqia, Italia, Qiproja, Portugalia, Spanja, Franca, Austria, Irlanda, Malta dhe Sllovenia.

[Edhe ![Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet](https://resources.koha.net/images/2025/January/08/4d943731-af5b-4998-84a9-b4da09e28f3e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 21 kor 2026 Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet](https://www.koha.net/lemsh/kjo-eshte-pasaporta-me-e-fuqishme-sivjet)

Ekspertët e “Forbes” vërejnë se rritja e kostos së jetesës në SHBA po nxit gjithnjë e më shumë amerikanë të kërkojnë alternativa jashtë vendit, ku Shqipëria po konsolidon pozitën e saj si një nga destinacionet më atraktive për nga raporti mes çmimit dhe cilësisë së jetës.

 

[#Shqipëri](https://www.koha.net/tag/shqiperi) [#Pensionist](https://www.koha.net/tag/pensionist) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#forbes](https://www.koha.net/tag/forbes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n](https://resources.koha.net/images/2026/July/10/a929393b-2daa-46a6-83fa-a2a6f4e78d34.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 10 kor 2026 Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n](https://www.koha.net/lemsh/zbulohet-cili-eshte-qyteti-me-i-mire-per-te-jetuar-per-2026-n)
- [![Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta](https://resources.koha.net/images/2022/December/17/sheshi_parkingu1671273342.jpeg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 mar 2026 Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta](https://www.koha.net/arberi/keto-jane-10-vendet-me-te-lumtura-ne-bote-kosova-ndodhet-ne-kete-pozite)

[Botë.]() [Pa drita, ujë e ngrohje, ukrainasit përballen me ndërprerje të energjisë pas sulmeve ruse](https://www.koha.net/bote/pa-drita-uje-e-ngrohje-ukrainasit-perballen-me-nderprerje-te-energjise-pas-sulmeve-ruse)

[Arbëri.]() [Kuvendi sot vazhdon seancën, në rend dite edhe Ligji për Specialen](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-sot-vazhdon-seancen-ne-rend-dite-edhe-ligji-per-specialen)

[Arbëri.]() [Deputetët sot vazhdojnë seancën e ndërprerë dje](https://www.koha.net/arberi/deputetet-sot-vazhdojne-seancen-e-nderprere-dje)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-2365)

[Kulturë.]() [Salla koncertale: Komuna pret nënshkrim, Ministria s’e ka në buxhet](https://www.koha.net/kulture/salla-koncertale-komuna-pret-nenshkrim-ministria-se-ka-ne-buxhet)

[Arbëri.]() [Moti sot i vranët e vende-vende me riga shiu](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-i-vranet-e-vende-vende-me-riga-shiu-5)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“Forbes” rendit Shqipërinë ndër shtetet më të mira në botë për pensionistët amerikanë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/forbes-rendit-shqiperine-nder-shtetet-me-te-mira-ne-bote-per-pensionistet-amerikane","datePublished":"2026-08-13T09:54:00+02:00","dateModified":"2026-08-13T09:54:06+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":373,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Revista e njohur prestigjioze amerikane “Forbes” ka publikuar listën e saj vjetore të vendeve më të mira në botë për të jetuar pas pensionimit. Ndër 24 shtetet ","url":"https://www.koha.net/lemsh/forbes-rendit-shqiperine-nder-shtetet-me-te-mira-ne-bote-per-pensionistet-amerikane","keywords":"Shqipëri, Pensionist, shba, forbes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/13/75ec2f15-a6e4-4da9-875c-dd3865ac5294.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
