Support TIME. Preserve the truth.
Curiosity

Which bird has the most melodious song? Study gives the answer

pulled

Kur zogjtë cicërojnë, njerëzit ndihen më të qetë. Megjithatë, disa tinguj që lëshojnë zogjtë duket se u pëlqejnë veçanërisht veshëve të njeriut – dhe shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë pse.

Gjatë pjesës më të madhe të historisë sonë evolucionare, tingujt e zogjve mund të kenë qenë sinjal sigurues se mjedisi përreth nuk kishte rreziqe. 

Tani një studim i ri ka zbuluar se disa cilësi akustike mund të ndihmojnë të shpjegojnë pse njerëzit i gjejnë më qetësuese disa këngë zogjsh se të tjerë. Njerëzit priren të preferojnë tinguj më të butë zogjsh, me një gamë më të ngushtë frekuencash, ndërsa i vlerësojnë si më të këndshme zërat më kompleks, sipas studiuesve të Universitetit Tubingen në Gjermani. 

E preferenca nuk duket se varet nga ajo nëse dëgjuesit dinë ndonjë gjë për zogjtë, shkruan CNN. 

Ekipi i studiuesve u kërkoi 84 personave të dëgjonin incizimet e 123 specieve të zogjve të egër dhe të vlerësonin sa të këndshme e gjenin secilin zë. Ylli i kësaj ankete doli të ishte mëllenja, që zakonisht shihet në kopshte apo parqe. “Turdus merula” është e zakonshme në Evropë, me një zë të pasur, të butë dhe tingull që ngjan me flautin. 

Nga ana tjetër, në fund të anketës si zë më i pakëndshëm doli kukuvajka. 

Studiuesit kanë thënë se gjetjet nga cicërimat e zogjve mund t’i ndihmojnë planifikuesit urbanë dhe projektuesit e parqeve të ndihmojnë ndryshme për vendet e zhurmshme. Në vend se të fokusohen në reduktimin e zhurmës, zyrtarët mund t’i kushtojnë vëmendje llojeve të tingujve që dëgjojnë njerëzit, përfshirë ato të zogjve.