---
description: Një grua nga Utah, e cila kishte shkruar një libër për fëmijë mbi përballimin e pikëllimit pas vdekjes së bashkëshortit të saj, është shpallur fajtore për vrasj
title: Amerikanja që shkroi libër mbi pikëllimin pas vdekjes së bashkëshortit, shpallet fajtore për vrasjen e tij
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/17/01ce8ff0-9dcd-42aa-953f-48b3b5e7f1b1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# Amerikanja që shkroi libër mbi pikëllimin pas vdekjes së bashkëshortit, shpallet fajtore për vrasjen e tij

![Kouri Richins](https://resources.koha.net/images/2026/March/17/01ce8ff0-9dcd-42aa-953f-48b3b5e7f1b1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 17 mars 2026 19:37
- Shpërndaje në:

- 17 mars 2026 19:37
- Shpërndaje në:

Një grua nga Utah, SHBA, e cila pas vdekjes së bashkëshortit kishte shkruar një libër për fëmijë mbi përballimin e pikëllimit, është shpallur fajtore për vrasje të rëndë pasi e helmoi atë me fentanil.

Të hënën, juria gjithashtu ka shpallur Kouri Richins fajtore për përfitim në mënyrë mashtryese nga sigurimi pas vdekjes së bashkëshortit, Eric Richins në mars 2022, në shtëpinë e tyre pranë qytetit turistik të skive, Park City.

Prokurorët kanë thënë se Kouri Richins i kishte hedhur bashkëshortit fentanilin në një koktej që ai e kishte pirë. Ata pretendojnë se Richins kishte borxhe prej 4.5 milionë dollarësh dhe besonte gabimisht se pas vdekjes së bashkëshortit do të trashëgonte pasurinë e tij prej më shumë se 4 milionë dollarësh.

Ata gjithashtu thonë se ajo po planifikonte një të ardhme me një tjetër burrë me të cilin kishte lidhje paralele.

Pas vdekjes së bashkëshortit, Richins ka botuar një libër për fëmijë mbi pikëllimin, për të ndihmuar djemtë e saj dhe fëmijë të tjerë të përballonin humbjen e një prindi.

Ajo është shpallur gjithashtu fajtore për akuza të tjera penale, përfshirë një akuzë për tentativë vrasjeje, në atë që autoritetet e përshkruan si një tjetër përpjekje për ta helmuar bashkëshortin disa javë më herët, në Ditën e Shën Valentinit, me një sanduiç të përzier me fentanil që i shkaktoi reaksion alergjik dhe humbje ndjenjash.

[Edhe ![Nëna që shkroi libër për dhimbjen e fëmijëve pas vdekjes së babait shpallet fajtore për vrasjen e tij](https://resources.koha.net/images/2026/March/20/8cad8521-e7cd-45f5-907f-62cca101de8f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 mar 2026 Nëna që shkroi libër për dhimbjen e fëmijëve pas vdekjes së babait shpallet fajtore për vrasjen e tij](https://www.koha.net/bote/nena-qe-shkroi-liber-per-dhimbjen-e-femijeve-pas-vdekjes-se-babait-shpallet-fajtore-per-vrasjen-e-tij)

Avokati mbrojtës i Richins ka thënë se Eric Richins ishte i varur nga qetësuesit dhe i kishte kërkuar bashkëshortes së tij t’i siguronte opioide. Megjithatë, Kouri Richins kishte deklaruar më herët në polici, në një video, se bashkëshorti i saj nuk kishte histori përdorimi të drogave ilegale.

Richins ishte deklaruar e pafajshme për të gjitha akuzat. 

Akuza më e rëndë - vrasje e rëndë, parashikon një dënim nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm.

[#vrasja](https://www.koha.net/tag/vrasja) [#gruaja](https://www.koha.net/tag/gruaja) [#bashkeshorti](https://www.koha.net/tag/bashkeshorti) [#denimi](https://www.koha.net/tag/denimi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Këshilltari për varësinë nga droga dënohet me dy vjet burgim për rastin e vdekjes së Matthew Perryt](https://resources.koha.net/images/2025/December/03/f37d6723-47cc-416e-be06-82004a660cff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 14 maj 2026 Këshilltari për varësinë nga droga dënohet me dy vjet burgim për rastin e vdekjes së Matthew Perryt](https://www.koha.net/showbiz/keshilltari-per-varesine-nga-droga-denohet-me-dy-vjet-burgim-per-rastin-e-matthew-perryt)
- [![Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit](https://resources.koha.net/images/2026/February/18/22fae5e7-6b9e-4ed8-a0fa-1ae164538658.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 18 mar 2026 Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit](https://www.koha.net/showbiz/ish-bashkeshorti-i-amy-winehouse-thote-se-nuk-eshte-fajtor-per-vdekjen-e-yllit)
- [![Doktori i Matthew Perryt u dënua me 30 muaj burgim](https://resources.koha.net/images/2025/August/19/d048488e-1b92-4565-8a35-53bc8a4bbcc1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 dhj 2025 Doktori i Matthew Perryt u dënua me 30 muaj burgim](https://www.koha.net/showbiz/doktori-i-matthew-perryt-u-denua-me-30-muaj-burgim)
- [![Prindërit e Perryt ia vënë fajin kryesor doktorit për vdekjen e djalit](https://resources.koha.net/images/2025/December/03/f37d6723-47cc-416e-be06-82004a660cff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 3 dhj 2025 Prindërit e Perryt ia vënë fajin kryesor doktorit për vdekjen e djalit](https://www.koha.net/showbiz/prinderit-e-perryt-i-vene-fajin-kryesor-doktorit-per-vdekjen-e-djalit)

[Arbëri.]() [Palokaj: Nuk do të jetë e lehtë të bindet BE-ja për ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/palokaj-nuk-do-te-jete-e-lehte-te-bindet-be-ja-per-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

[Botë.]() [Zelensky kritikon marrëveshjen Trump-Putin për naftën](https://www.koha.net/bote/zelensky-kritikon-marreveshjen-trump-putin-per-naften)

[Kulturë.]() [Prespa drejt UNESCO-s “mobilizon” tri shtete](https://www.koha.net/kulture/prespa-drejt-unesco-s-mobilizon-tri-shtete)

[Kronikë.]() [Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Gjilan](https://www.koha.net/kronike/prokuroria-jep-detaje-per-vrasjen-e-dyfishte-ne-gjilan)

[Showbiz.]() [E veja e Hugh Hefnerit i kërkon Jessica Bielit të rishqyrtojë rolin në filmin “Playmates”](https://www.koha.net/showbiz/e-veja-e-hugh-hefnerit-i-kerkon-jessica-bielit-te-rishqyrtoje-rolin-ne-filmin-playmates)

[Futboll.]() [Barazim në ndeshjen dramatike Dortmund – Werder](https://www.koha.net/futboll/barazim-ne-ndeshjen-dramatike-dortmund-werder)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Amerikanja që shkroi libër mbi pikëllimin pas vdekjes së bashkëshortit, shpallet fajtore për vrasjen e tij","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/amerikanja-qe-shkroi-liber-mbi-pikellimin-pas-vdekjes-se-bashkeshortit-shpallet-fajtore-per-vrasjen-e-tij","datePublished":"2026-03-17T19:37:07+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:20:04+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":352,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një grua nga Utah, e cila kishte shkruar një libër për fëmijë mbi përballimin e pikëllimit pas vdekjes së bashkëshortit të saj, është shpallur fajtore për vrasj","url":"https://www.koha.net/lemsh/amerikanja-qe-shkroi-liber-mbi-pikellimin-pas-vdekjes-se-bashkeshortit-shpallet-fajtore-per-vrasjen-e-tij","keywords":"vrasja, gruaja, bashkeshorti, denimi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/17/01ce8ff0-9dcd-42aa-953f-48b3b5e7f1b1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
