Pasi morën pretendime të tjera për legalizimet e paligjshme në kryeqytet, asambleistët e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë dorëzuar sot në Hetuesi materiale të pranuara. Asambleisti Gëzim Sveçla tha se sinjalizuesi pretendon edhe për nxjerrje të dosjeve nga arkiva dhe parregullsi të tjera në procesin e legalizimeve, e po ashtu për financat e kryetarit Përparim Rama që ndër vite kanë pësuar ndryshime të mëdha në deklarim të pasurisë. KOHA ka disa javë që u ka shkruar rregullisht autoriteteve komunale dhe Prokurorisë për të marrë deklarata lidhur me disa nga pretendimet e bëra publike, por nuk ka marrë përgjigje
Vetëvendosje assemblymen in Pristina have submitted other allegations of illegal legalizations in the capital to the investigator.
According to the head of the VV assembly in Pristina, Gëzim Sveçla, the materials were received from an anonymous whistleblower, who claims to be an employee of the Municipality.
“Ashtu siç e kemi bërë paralajmërimin në faqen tonë zyrtare në rrjete sociale, sot pranë Hetuesisë kemi dorëzuar disa materiale të cilat i kemi marrë nga një sinjalizues anonim që prezantohet se është punëtor i komunës. Materialet kanë të bëjnë me çështjen tashmë të përfolur të skandalit të legalizimeve të paligjshme që kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Sveçla.
Sveçla ka thënë se në këto dokumente përmenden emra të bizneseve, të zyrtarëve dhe shkeljeve ligjore që kanë ndodhur gjatë këtij procesi.
“Pos legalizimeve, materialet përmbajnë edhe një varg pretendimesh të tjera, që sipas sinjalizuesit kanë ndodhur në komunë, me shkelje ligjore, nga transferet e shumave të mëdha që kanë ndodhur nga Kosova në Britani, e për të cilat sipas pretenduesit, autoritetet britanike veçse kanë nisur hetimet dhe e njëjta thuhet edhe për autoritetet e Kosovës”, ka shtuar ai.
also
After a tip-off, the LVV takes Rama to the Prosecutor's Office, on suspicion of illegal legalizations
On July 30, this party filed a criminal complaint with the Special Prosecution Office for similar allegations. According to Sveçla, after the criminal complaint was filed on August 3, a request for access to public documents for the files in question was made. According to him, the mayor of Pristina, Përparim Rama, received the files in his office on that day.
Sveçla ka thënë se Prishtina po plaçkitet.
KOHA ka parë pjesë të dokumenteve të “sinjalizuesit”. Në pjesën që flet për transferim të parave jashtë vendit, ai thotë se tashmë çështja është duke u hetuar nga të dy vendet.
“Sipas informacionit që kam, hetimi lidhur me financat e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur nga autoritetet britanike dhe prokurori Admir Shala, pas evidentimit të një transferimi të një shume të konsiderueshme parash nga një llogari në Kosovë drejt një llogarie bankare në Mbretërinë e Bashkuar. Ky informacion është veçanërisht i rëndësishëm për atë që po sinjalizoj, sepse nga informacionet që kam nga brenda Komunës kryetari Përparim Rama merr para cash që lidhen me lejet e ndërtimit dhe legalizimet, ndërsa Florent Maliqi ka shërbyer si person përmes të cilit janë marrë dhe përcjellë këto para”, ka thënë sinjalizuesi.
Ai insiston që kjo të hetohet së bashku me komunikimet që sipas tij i atribuohen Florent Maliqit, ku flitet shprehimisht për para të marra nga lëndët e urbanizmit dhe legalizimit, për shumën prej 30.000 eurosh në një lëndë konkrete dhe për para që pretendohet se i janë dhënë Përparim Ramës.
“Një element tjetër që duhet të verifikohet është zvogëlimi i borxhit të deklaruar të Përparim Ramës në deklarimet e tij të pasurisë. Duhet të përcaktohet se në çfarë periudhe është zvogëluar borxhi, me çfarë shume, cili ka qenë burimi i deklaruar i mjeteve për shlyerjen e tij dhe nëse të ardhurat e deklaruara e justifikojnë këtë ndryshim. Me fjalët që përhapin Kabineti dhe punëtorët rreth tij, kemi plot të dhëna se paratë e ryshfetit nga Drejtoria e Urbanizimit, kadastrit shkojnë të gjitha te "Shefi", pra kryetari Rama”, ka bërë të ditur sinjalizuesi, e që sipas LVV-së, ai është punëtor i Komunës.
KOHA prej disa javësh ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Speciale lidhur me hetimin për dyshimin për legalizime të jashtëligjshme në Prishtinë. Ka pyetur se pas kallëzimit penal të 30 korrikut është intervistuar ndonjë zyrtar komunal, nëse janë marrë dosjet e legalizimeve dhe po ashtu që është verifikuar se në këto dosje nuk ka ndërhyrje dhe janë origjinale. Koha po ashtu ka pyetur si është trajtuar sinjalizimi i dytë, ku sinjalizuesi pretendon prapë për parregullsi në Komunën e Prishtinës, po ashtu ai është shprehur të dëshmojë e të ofrojë materiale konkrete, po ashtu Prokuroria nuk është përgjigjur në këto pyetje konkrete.
Përgjigje lidhur me këto pretendime nuk ka kthyer as Komuna e Prishtinës.
also
Anti-Corruption Week, three NGOs on one-day strike
KOHA ka disa javë që u ka shkruar rregullisht autoriteteve komunale për të marrë deklarata lidhur me pretendimet në fjalë, por ende nuk ka marrë përgjigje.
E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i pati quajtur komunikimet e kaluara të fabrikuara.
Komuna pati paralajmëruar masa ndaj kujtdo që rezulton se e ka shkelur ligjin.