Support TIME. Preserve the truth.
EVENING NEWS

Sadiku of LDK, together with the deputies of PDK and Alliance, called on LVV to convene the session

convention

Photo: Archive

Photo: Driton Pacharada

Thirrjeve të PDK-së dhe Aleancës për vazhdimin e seancës konstituive iu është bashkuar edhe deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ndonëse nuk mori pjesë në seancën e improvizuar të së enjtes, në të cilën Vetëvendosja u akuzua për shkelje të kushtetutës.

Ndonëse në seancën e improvizuar nuk mori pjesë, deputeti i Lidhjes Demokratike, Ermal Sadiku iu bashkua thirrjes së Partisë Demokratike dhe Aleancës drejtuar Vetëvendosjes që të ftohet vazhdimi i seancës konstituive.

Sadiku njoftoi në Facebook se ka marrë pagën e deputetit prej 1 mijë e 500 eurosh, ndonëse gjatë muajit gusht janë mbajtur vetëm dy seanca, të cilat i quajti të çuditshme.

Ai tha se deputetët duhet t’i kthehen punës në Kuvend, ndërsa për këtë i bëri thirrje Vetëvendosjes.

“Thirreni seancën, të padashtun e të parespektuar Vetëvendosje. Lërini këto dallavere, bllokada e manipulime”, ka shkruar Sadiku.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, ka vlerësuar se sikur mësuesit, mjekët e policët të silleshin sikur deputetët e Vetëvendosjes, vendi do të shkonte në kaos.

Ai analogjinë e bëri të enjten, në seancën e improvizuar, të cilën tash e gati një muaj deputetët e PDK-së dhe Aleancës e mbajnë çdo të dytën ditë.

Gruda tha se, nëse në Kuvend nuk respektohen afatet, atëherë si mund të pritet që më të përgjegjshëm të jenë njerëzit në profesione të tjera.

“Vetëm imagjinojeni një moment sikur të vendosnin të gjitha shtresat e shoqërisë të mos respektojnë afatet. Imagjinojeni sikur shkollat të mos fillonin me një shtator dhe të thoshin që fillojnë ka mesi i shtatorit, kur të jenë gati. Imagjinojeni një mësues që nuk shkon në orën e mësimit në orën tetë ose në nëntë dhe vendos të shkoj dy orë mbrapa. Imagjinojeni një mjek që vendos të mos shkoj në spital, nuk del në punë, por del kur t’i teket atij. Imagjinojeni një polic që e lë trafikun të bëhet kaos dhe nuk del në kohën kur është i përcaktuar”, ka deklaruar Gruda.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit për këtë çështje u mbajt një ditë më vonë, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur vazhdimi i saj.

The chairman of the constitutive session, Avni Dehari, from Vetëvendosje, has not yet set a date for the continuation of the session.

E për mosrespektimin e këtij afati, kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, e ka quajtur shkelës të kushtetutës.

According to her, Kurti, who also holds the position of Prime Minister, has not taken seriously the threats of Serbian President Aleksandar Vučić to change the flow of the Ibar River, which supplies Lake Ujman.

“Derisa shkelësi i kushtetutës Albin Kurti ka marrë peng institucionet e shtetit ka harruar t’i kushtoi vëmendje e zgjidhje kërcënimeve mbi Ujmanin, atëherë deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Ujmanin nuk mund të trajtohen si deklarata të zakonshme pulitke”, është shprehur Bytyqi.

The Assembly's Rules of Procedure stipulate that interruptions during the constitutive session cannot exceed 48 hours. Over 650 hours have passed since the session resumed on August 8.

Për mosrespektimin e Rregullores, Gruda pati dorëzuar kallëzim penal ndaj deputetit Avni Dehari, për shpërdorim të pozitës zyrtare.