Support TIME. Preserve the truth.
EVENING NEWS

PDK and Alliance warn of massive protests

PDK

Photo: Driton Pacharada

Protesta masive janë paralajmëruar nga ligjvënës të rinj të PDK-së dhe Aleancës, në ditën e gjashtë të paraqitjes para ndërtesës së Qeverisë, nëse vazhdon bllokada e Kuvendit. Ata kanë kërkuar konstituimin e institucioneve dhe respektimin e Kushtetutës. Sipas tyre, presioni do të rritet në ditët në vijim, ndërsa protestave thanë se pritet t’u bashkohen edhe kategori të ndryshme shoqërore

Deputetë të Partisë Demokratike (PDK) dhe ata të Aleancës kanë vazhduar të paraqiten në sallën e Kuvendit çdo 48 orë, sa është afati më i largët, brenda të cilit rregullorja e punës së Kuvendit kërkon mbledhjen e ligjvënësve deri në konstituimin e Kuvendit.

E kolegëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ua lanë nga një letër në tavolinat para ulëseve të tyre.

Në to pati një mesazh: “Respektojeni Kushtetutën. Konstituojeni Kuvendin”.

Në emër të deputetëve të PDK-së fjalën e mori Fadil Nura.

Ai tha se partia e parë ka të drejtë për ta propozuar kryekuvendarin, por jo ta mbajë peng kuvendin.

also PDK and Alliance criticize Kurti and LVV for not constituting the Assembly EVENING NEWS PDK and Alliance criticize Kurti and LVV for not constituting the Assembly

Sipas Nurës, Vetëvendosja këtë institucion po e trajton si të ishte pronë private.

“Kosova nuk është pronë e 53 deputetëve, Kuvendi nuk është zyrë private e shumicës. Shteti nuk është mjet për kalkulime politike. Kuvendi është i 120 deputetëve, Kuvendi është i qytetarëve”, ka thënë Nura. “Kujt po i konvenon bllokada sot, kush po fiton nga moskonstituimi i kuvendit. Kush po shpreson që nga një krizë të përfitojë. Nëse dikush mendon që zgjedhjet e reja i sjellin më shumë vota le t’ua thotë qytetarëve pse po shkojmë në zgjedhje”.

Me Rregulloren e Kuvendit, ndërprerja e seancës konstituive nuk duhet të zgjasë më shumë se 48 orë. Por që nga ndërprerja e fundit më 8 gusht kanë kaluar rreth 300 orë.

E për thirrjen e saj, përgjegjësinë e mban deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari, i cili është ligjvënës i LVV-së.

Edhe për të pati ankesa Nura.

“Kryesuesi i përkohshëm nuk është kryetar partie, as kryetar parlamenti, ai nuk është përfaqësues i interesave të një grupi politik. Është aty për ta udhëhequr procedurën. Prandaj duhet ta themi qartë: një funksion teknik nuk mund të shndërrohet në armë politike”, ka thënë ai.

E Albana Bytyqi, që foli në emër të deputetëve të Aleancës, i numëroi disa nga arsyet për të cilat, sipas saj, duhet themeluar legjislativi dhe ekzekutivi.

“Kuvendi dhe institucionet është e nevojshme që të formohen, sepse nafta në vendin tonë është 1.78 euro. Kuvendi dhe institucionet duhet të formohen, sepse ligji për shtetësinë duhet të zhbëhet. Kjo e drejtë dhe ky fakt ka krijuar alarm me faktin se ka faktorizuar serbët dhe votimin e tyre në shtetin tonë. Kuvendi dhe institucionet duhet të formohen, sepse çmimet e produkteve të shportës familjare kanë kaluar në ekstrem”, ka thënë Bytyqi.

Në Vetëvendosje kanë thënë që seanca nuk po thirret për shkak se nuk ka ende një marrëveshje politike mes partive për çështjen e presidentit.

Për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, në partinë fituese të zgjedhjeve, më herët kanë thënë se i kanë votat e nevojshme, pasi nevojitet një shumicë e thjeshtë prej 61 deputetëve. Data e fundit e afatit kushtetues për përmbylljen e këtij hapi ishte 7 gushti.

Vota të mjaftueshme nuk ka për zgjedhjen e presidentit, e Kushtetuta përcakton se kreu i shtetit duhet të zgjidhet brenda 60 ditësh nga konstituimi i Kuvendit.

E, zyrtarë të Partisë Demokratike kanë hedhur poshtë mundësinë e një takimi mes kryetarit të këtij subjekti politik, Bedri Hamza, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha në hollin e Kuvendit se, në takimet e kaluara ka pasur mungesë vullneti nga Kurti, pasi siç tha Deliu, plani i tij janë zgjedhjet.

“Pra, ne nuk do të takohemi më me Albin Kurtin, sepse këto takime tashmë është parë që janë takime që i shërbejnë vetëm zvarritjes së procedurave për ta çuar Kosovën, duket që për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja”, ka thënë Deliu.

Deputetët e PDK-së, u mblodhën në mëngjes edhe para objektit të qeverisë me kërkesën për formimin e institucioneve.

Aksionit të PDK-së, këtë të enjte, i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtues e asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë, të cilët kërkuan kthimin e procesit në Kuvend dhe konstituimin e institucioneve.

also PDK and Alliance insist that the constitutive session be continued as soon as possible EVENING NEWS PDK and Alliance insist that the constitutive session be continued as soon as possible

PDK assemblywoman from Vushtrri, Vlera Tahiri, said that the citizens of this municipality need investments and development projects, and for this, according to her, functional institutions are needed.

“Ne sot kemi ardhur edhe nga Vushtrria. Nga një komunë me qytetarë punëtorë, me biznese, me të rinj dhe me potencial të jashtëzakonshëm. Por, që nuk po e merr vëmendjen e duhur nga qeveria, as mbështetjen prej saj. Vushtrria ka nevojë për investime, për projekte zhvillimore dhe për një qeveri që i trajton komunat dhe qytetarët me përgjegjësi. Qytetarët e Vushtrrisë nuk duhet të ndihen të lënë anash. Edhe pikërisht për këtë na duhen institucione që punojnë, na duhet një kuvend funksional, ku këto çështje ngrihen, diskutohen dhe kërkohet llogaridhënie. Prandaj, kërkesa është e thjeshtë. Procesi duhet të kthehet në kuvend, seanca duhet të vazhdojë, institucionet duhet të konstituohen”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se aksionet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre për, siç u shpreh, kthimin e Kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit.

“Edhe sot me Partinë Demokratike të Kosovës, për të gjashtën ditë radhazi, jemi këtu për t’i kërkuar deputetit Albin Kurtit, njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, të kthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të konstituojë institucionet e vendit për çka ka marrë mandatin dhe besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mos ta keqpërdorë këtë besim. Albin Kurti ka kapur qeverinë, presidencën, kuvendin e mbi të gjitha e ka kapur edhe grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët e saj, të cilët nuk kanë guxim për të ardhur në sallën e kuvendit për të bërë konstituimin e institucioneve”, ka thënë ajo. “Jemi edhe sot, për të gjashtën ditë radhazi, dhe nuk do të ndalemi deri në arritjen ose realizimin e kërkesës sonë, për të kërkuar një gjë të vetme, kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit”.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Kadrijaj ka thënë se nëse vazhdon kjo situatë do të thirren protesta masive.

“Po kërkojmë të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka qartësuar periudhën kohore se cilat do të jenë ato periudha që duhet të konstituohet kuvendi, edhe më pas zgjedhja e presidentit. Këto pikërisht janë arsyet. Ne kemi kërkuar që të respektohet. Askush nuk është mbi ligjin. E mbi ligjin nuk është as Albin Kurti, i cili po mendon që është njëfarë shefi që mundet me bë dhe me interpretu ligjin dhe Kushtetutën ashtu siç dëshiron vetë”, ka thënë Kadrijaj. “Kjo nuk do të ecë. Ne nuk do të ndalemi së organizuari deri në konstituimin e plotë edhe të kuvendit po edhe zgjedhjen e qeverisë. E ka obligim qytetar dhe duhet sa më shpejt të mblidhet në sallën e kuvendit, ta konstituojë në plotni kuvendin, po edhe zgjedhjen e qeverisë. Nuk ka kthim prapa. Nëse Albin Kurti vazhdon me këtë avaz edhe ne do të vazhdojmë me protesta të cilat do të jenë edhe masive”.

Edhe deputetja Deliu foli për zgjerim presioni dhe paralajmëroi edhe protesta.

“Unë pres masivizim të protestës sonë. Ditëve në vazhdim ju do të jeni dëshmitarë, që kategori të ndryshme shoqërore do të jenë bashkë me ne për të demonstruar edhe njëherë nevojën e funksionalitetit të institucioneve të republikës”, ka thënë ajo.

E sipas deputetit të Aleancës, Burim Ramadani, betimin e dhënë më 6 gusht, deputetët e Vetëvendosjes e shkelën menjëherë me pamundësimin e konstituimit të kuvendit.

Ramadani ka lexuar betimin dhe ka treguar pse, sipas tij, ai është shkelur.

“Bllokimi i Kuvendit dhe ikja nga salla plenare e Kuvendit nuk kanë as nderë as përkushtim. Kështu sikur se po bëjnë, nuk po e kryejnë detyrën e tyre për të cilën janë betuar si deputetë. Populli voton deputetët për t’i përfaqësuar, e këta nuk po e përfaqësojnë popullin duke ikur nga salla e kuvendit”, ka thënë ai.

Afati i fundit i definuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit ishte 7 gushti. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit bashkë me pesë nënkryetarët përcillet me rrjedhjen e afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit. E në rast se kreu i shtetit nuk zgjidhet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve.

Nëse kuvendi do të konstituohej më 7 gusht, e presidenti nuk do të zgjidhej, zgjedhjet e reja më së largu do duhej të organizoheshin më 15 nëntor.

Mirëpo, me pamundësimin e konstituimit nga Vetëvendosja, ky afat nuk ka filluar të rrjedhë.

also Haxhiu considers PDK and Alliance's refusal for consultative meeting wrong EVENING NEWS Haxhiu considers PDK and Alliance's refusal for consultative meeting wrong

Deputetë të ish-opozitës pretendojnë se seanca konstituive nuk po përmbyllet edhe për shkak se Kurti po synon ta shtyjë datën e zgjedhjeve deri në fund të dhjetorit, kur diaspora zakonisht kthehet në Kosovë për festat e fundvitit.

According to them, this would favor Vetëvendosje, which in the past elections received the majority of diaspora votes.