Support TIME. Preserve the truth.
EVENING NEWS

PDK and Alliance continue criticism of Kurti, LVV ignores them

That's Kadrijaj

Photo: Driton Pacharada

Deputetë të Partisë Demokratike dhe Aleancës sërish janë mbledhur në sallën e seancave plenare të Kuvendit nga ku e kanë kritikuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për kapje të institucioneve. Deputeti Elmi Reçica ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta ndalë konstituimin e Kuvendit. E Time Kadrijaj, në fjalën e saj ka akuzuar Kurtin se qëllimisht po e shkatërron sistemin kushtetues të vendit. LVV-ja dhe Kurti i kanë shpërfillë në vazhdimësi qëndrimet e PDK-së dhe Aleancës

Flamurin kombëtar që ndodhej para ulëses së Albin Kurtit, në rreshtin e parë të deputetëve, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e mori dhe e vendosi në foltoren e Kuvendit. 

Kadrijaj, bashkë me kolegët e saj nga Aleanca dhe deputetë të PDK-së, u mblodhën edhe këtë herë në sallën e seancave plenare, në kohën kur do të duhej të vazhdonte seanca konstituive e Kuvendit. 

Ajo e lidhi veprimin e saj me riparimin e pesë vagonëve të Trainkosit në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se Kurti nuk mund ta mbajë flamurin kombëtar pranë vetes. 

“Nuk mundesh ata trena me këtë flamur t’i përcjellësh në Serbi, nuk mundesh ata trenat t’i përcjellësh as me flamurin e Kosovës, në Serbi ata trena mundësh t’i përcjellësh veç me flamur të Serbisë”, ka thënë Kadrijaj. 

E deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përpos ankesës për mungesë zërimi në këtë seancë, i shtroi edhe pesë pyetje, të cilave përgjigjen ua dha vetë. 

“Albin Kurti është një vandal politik. Cili është dallimi i Albin Kurtit që ka vepruar para 20 viteve duke përmbysur çdo gjë? Cili është dallimi i vandalit Albin Kurti që ka krijuar vandalizma këtu? Dhe, cili është dallimi me veprimet që po i bën sot Albin Kurti si kryeministër i jashtëligjshëm? Nuk ka asnjë dallim”, është shprehur Reçica. 

also PDK and Alliance warn of massive protests EVENING NEWS PDK and Alliance warn of massive protests

Që prej ndërprerjes së seancës konstituive më 8 gusht, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari – deputet i Vetëvendosjes, nuk e ka thirrur vazhdimin e saj brenda afatit prej 48 orësh, siç përcakton Rregullorja. 
Që atëherë, çdo të dytën ditë, deputetët e PDK-së dhe të Aleancës mblidhen në Kuvend, në kohën kur do të duhej të vazhdonte seanca duke bërë thirrje që vazhdimi i saj të bëhet sa më shpejt. 

Në Vetëvendosje kanë thënë se pa marrëveshje për presidentin nuk do ta thërrasin vazhdimin e seancës konstituive. Ky subjekt politik dhe lideri i saj i kanë shpërfillë në vazhdimësi akuzat e kritikat që nga salla e Kuvendit e nga hyrja e Qeverisë i kanë bërë deputetët e dy partive, PDK e Aleanca. 
Although a session was held on August 6 and continued on August 8, the Assembly has not yet completed its constitution following the June 7 elections. The election of the Speaker and Deputy Speakers of the Assembly remains on the agenda.

Për konstituimin e institucionit ligjvënës, afati kushtetues ka skaduar para 19 ditësh.