Support TIME. Preserve the truth.
EVENING NEWS

Mayors from opposition parties criticize the Government

progress rama - protest

Photo: Driton Pacharada

Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave dhe kryetar i Ferizajt, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka përkeqësuar gjendjen financiare të komunave. Ai e ka akuzuar Qeverinë për “qasje selektive, jombështetëse e diskriminuese për komunat”. Asociacioni e komunave ndërkohë ka bërë shtatë kërkesa për Qeverinë. E kryetar komunash nga VV-ja, kanë kritikuar Asociacionin se është kthyer në instrument për përplasje politike në nivel qendror

Kryetarë të komunave që vijnë nga radhët e partive opozitare PDK, LDK dhe Aleanca, bashkë me një numër qytetarësh kanë protestuar të martën para objektit të Qeverisë me moton “Mos ua merrni komunave, atë që u takon qytetarëve”.

Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave dhe kryetar i Ferizajt, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka përkeqësuar gjendjen financiare të komunave.

Ai e ka akuzuar Qeverinë për “qasje selektive, jombështetëse e diskriminuese për komunat”.

Në fjalimin e tij, ai ka kërkuar që Qeveria të marrë përsipër pagesën e kontratës kolektive.

“Kur dëmtohet buxheti, dëmtohen qytetarët. Kontratat kolektive janë negociuar në nivelin qendror pa pjesëmarrjen e komunave dhe faturat u janë bartur komunave. Nga viti 2022 deri më 2026, qindra miliona euro u janë marrë komunave. Do të ndërtoheshin shkolla, çerdhe, kanalizime, qendra sportive e të tjera. Do të mbështeteshin fermerë, bujq e familje në nevojë... Kompensoni komunat për mjetet e marra dhe t’i marrë përsipër financimin e obligimeve që burojnë nga vendimet dhe marrëveshjet e nivelit qendror”, ka thënë Aliu.

Ai ka kërkuar që Qeveria të mbulojë edhe normën prej 0.5 për qind për përvojën për punëtorët publikë, sipas Ligjit për paga.

"The collective contract scenario should not be repeated. This would be bankruptcy and closing the doors of municipalities to services for citizens. You cannot make decisions at the central level and have financial responsibility transferred to municipalities without any consultation and without any additional budget," he said.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po ashtu ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e buxhetit të komunave.

Gjithë kjo që po ndodh, sipas tij, është hakmarrje e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albin Kurti po i përdor institucionet për me i blloku edhe ndëshku qytetarët. Shikojeni çka po ndodh me komunat, aty ku Vetëvendosja nuk fitoi, qeveria po e bllokon buxhetin e investimeve, po bllokohen të hyrat vetanake, po merren nga buxhetet komunale mjetet për kontrata, për të cilat komunat as nuk i kanë vetë”, është shprehur Rama.

Edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, krizën financiare të komunave e ka lidhur me “garën politike” mes partive.

“Patjetër që një pjesë e mirë e kësaj sjelljeje është e tillë, por po ju tregoj diçka: këta i kanë veç 4, 5 komuna të veta, krejt paret ju çojnë, por ata s’dinë me qeverisë, llugë e kanë bë”, ka thënë Gjini.

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, ka thënë se me paratë që kanë shkuar për Kontratën Kolektive, ka pasur mundësi të ndërtohen shumë objekte në të mirë të qytetarëve.

“Pejës u janë marrë diku 15 milionë e 800 mijë euro për dy vjetët e kalume, d.m.th janë humbur nga kontrata kolektive dy çerdhe, një shkollë, shtëpia e pleqve, shtëpia e personave me nevoja të veçanta”, ka thënë ai.

Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike dhe të Aleancës, që në të njëjtën kohë protestuan në Kuvend për moskonstituimin e këtij institucioni.

Kërkesat e Asociacionit të Komunave për Qeverinë

Ndërkohë, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka prezantuar shtatë kërkesat e kësaj organizate për Qeverinë, duke thënë se ato janë në interes të qytetarëve.

“Komuna nuk po kërkojnë privilegje, ato kërkojnë atë që u takon me Kushtetutë dhe me legjislacionin në fuqi buxhetin, pronën, kompetencat dhe trajtimin e barabartë institucional. Nuk mund të vazhdojnë praktikat që niveli qendror merr vendime dhe krijon obligime, ndërsa komunave ua dërgon faturën. Nuk mund të kërkohet nga komunat të ofrojnë më shumë shërbime ndërkohë që u merren mjetet, u zvogëlohet financimi dhe u cenohen kompetencat”, ka thënë Ibrahimi gjatë protestës.

Among the AKM's demands for the Government are to compensate for financial obligations arising from collective contracts.

“Komunat nuk mund të paguajnë për obligime që nuk i kanë krijuar vetë”, ka thënë ai. “Kërkojmë rishikimin e kritereve të grantit specifik për arsim. Mbi 3,100 mësimdhënës kanë mbetur pa financim duke u krijuar komunave barrë shtesë vetëm këtë vit mbi 24 milionë euro.  Kërkojmë ndërprerjen e centralizimit dhe cenimit të kompetencave komunale, përfshirë pronën komunale, procedurat e rekrutimit dhe kompetencat tjera vetanake. Kërkojmë përgjegjësi institucionale për humbjen e mbështetjes financiare të BE-së dhe për zvogëlimin e mjeteve të grantit të performancës komunale. Kërkojmë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera natyrore që nga viti 2022. Kërkojmë krijimin e grantit të katërt për investime kapitale m kritere të qarta ligjore dhe transparente”, ka thënë më tej Ibrahimi.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Qeveria që t’i trajtojë me seriozitet dhe të hapë dialogun për zbatimin e tyre.

Që prej 2014-s, janë nënshkruar tri kontrata kolektive mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës. E fundit është nënshkruar më 2021, por është ndërprerë nga Ministria e Arsimit një vit më pas. Për shkak të mosrespektimit të tyre, mësimdhënësit u janë drejtuar gjykatave. Shumë lëndë janë mbyllur në favor të tyre. Komunat pastaj janë detyruar t’i kryejnë pagesat.

Kontrata kolektive parasheh përfitime financiare si shujtat për ushqim, shpenzimet e udhëtimit e paga shtesë pas pensionimit.

Kryetarët e komunave nga LVV-ja kritikojnë Asociacionin

E kryetarët e 7 komunave që udhëhiqen nga kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar këtë protestë, duke e vlerësuar atë si agjendë politike.

“Protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit. Jam kundër protestës së nxitur me agjendë politike. Komunikimi ndërinstitucional duhet të zgjidhet përmes dialogut. Kjo nismë që synon të krijohet si praktikë, ku disa kryetarë komunash paralajmëruan të marrin pjesë në një protestë kundër Qeverisë, ka agjendë tërësisht politike dhe nuk e avancon ngritjen e shërbimit ndaj qytetarit. Qindra milionat euro e barrës financiare të komunave nuk janë obligime të Qeverisë së Albin Kurtit, por janë obligime të qeverisë PAN”, ka shkruar kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

E kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka akuzuar Asociacioni i Komunave të Kosovës se po i shërben opozitës për përplasje politike me Qeverinë.

“Faktet flasin qartë: nga 546 milionë euro buxhet për komunat në vitin 2021, në vitin 2027 ky buxhet pritet të arrijë në 907 milionë euro. Pra, një rritje prej rreth 66%.

Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria, siç pretendohet nga drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish te komunat përmes projekteve dhe investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Nëse flasim për dëmet financiare të komunave, atëherë duhet të flasim edhe për pasojat e kontratës kolektive të nënshkruar gjatë qeverive Mustafa dhe Haradinaj. Për këtë, zëri i Asociacionit ka munguar. Nëse Asociacioni është zëri i komunave, atëherë duhet të jetë zëri i të gjitha komunave”, ka shkruar ai.

Asociacionin e komunave e ka kritikuar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizimi që, në parim, mbron dhe përfaqëson interesat e komunave, por ai nuk është i ndërtuar për t’iu kundërvënë nivelit qendror. Komunat dhe Qeveria nuk janë palë në anë të kundërta. Përkundrazi, bashkëpunimi ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror është në interes të qytetarëve.

Faktet flasin qartë, nga 546 milionë euro buxhet i ndarë për komunat në vitin 2021, në vitin 2027 ky buxhet pritet të arrijë në 907 milionë euro. Kjo është një rritje prej 66%”, ka thënë Bulliqi.

Ai po ashtu ka mohuar se Qeveria ka marrë mjetet e komunave.

“Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë ‘marrë’ nga Qeveria siç thuhet në pretendimet e Drejtorit Ekzekutiv Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish në komuna, përmes projekteve investuese që kanë për qëllim përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Dhe për këtë jemi vet dëshmitar si qeverisje komunale në këto vite.

Dëmi më i madh që u është shkaktuar komunave vjen nga papërgjegjësia lidhur me kontratën kolektive të nënshkruar gjatë qeverive Mustafa dhe Haradinaj. Për këtë kontratë dhe pasojat financiare që ajo ka shkaktuar për komunat. Për këtë Asociacioni asnjëherë nuk është deklaruar kundër dhe nuk kanë ngritur zërin për dëmet e shkaktuara. Asociacioni duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo zë selektiv i disa prej tyre”, ka thënë Bulliqi.

Se Asociacioni duhet të jetë zë i të 38 komunave, ka shkruar në postimin e tij edhe kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi.

Po ashtu edhe kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza dhe ai i Shtimes, Qemajl Aliu kanë kritikuar Asociacionin e Komunave të Kosovës.