---
description: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për mosakreditimin e shtatë organizatave joqev
title: KQZ-ja refuzon akreditimin e shtatë OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve, dyshohen për falsifikim
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/06/76a21e0b-085e-4380-aa98-100fb7293e57.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# KQZ-ja refuzon akreditimin e shtatë OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve, dyshohen për falsifikim

- Nga: [Sanie Jusufi](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles) [![Sanie Jusufi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Sanije_21544542253.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles)
- 6 tetor 2025 19:13
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Sanie Jusufi](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles) [![Sanie Jusufi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Sanije_21544542253.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles)
- 6 tetor 2025 19:13
- Shpërndaje në:

## Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka akredituar shtatë organizata joqeveritare për vëzhgim të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, nën dyshim për parregullsi dhe falsifikim. Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, Besnik Buzhala tha se për tri organizata që dyshohen për falsifikim do t’i drejtohen Prokurorisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për mosakreditimin e shtatë organizatave joqeveritare dhe vëzhguesve të tyre, nën dyshimet për veprimtarinë e tyre dhe falsifikim.

Vëzhguesit e Qendrës Rinore Shtime, Centre for Social Inclusion Gracanica (CSIG), NVO PBG, Shoqata Qytetare RESTART, Udruženje Žena Povratnica Naš Dom, Fuqia e Zërit – Power of Voice dhe Qendra Kulturore Orfeu, nuk do të jenë pjesë e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

“Për tri organizata të tjera që dyshojmë se ka falsifikim të statutit, Zyra do ta njoftojë Prokurorinë e Kosovës me u marrë me këto raste, pasi ne shohim që kur vijmë te këto organizata statuti është i njëjtës datë dhe kur vijmë te qëllimi dhe fushë-veprimi ajo faqe është ndërruar”, ka thënë Besnik Buzhala – Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar.

E anëtari i KQZ-së, Sami Kurtishi, ngriti pikëpyetjen se a paguhen vëzhguesit dhe prejardhja e mjeteve.

“Ndoshta pak është e rregulluar që ata duhet të paguhen me një shumë simbolike është mirë të shihet edhe prejardhja e mjeteve, 259 vëzhgues nëse ka pagese simbolike mbërrin një shumë të caktuar, nëse i paguajnë prej dikujt duhet të vijnë ato mjete”, ka thënë ai.

KQZ-ja në mbledhjen e saj të së hënës mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për Zgjedhjet Lokale 2025.

[Edhe ![Dyshimet për burime të financimit, KQZ-ja s'i akrediton shtatë OJQ për vëzhgimin e zgjedhjeve](https://resources.koha.net/images/2025/October/06/76a21e0b-085e-4380-aa98-100fb7293e57.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 6 tet 2025 Dyshimet për burime të financimit, KQZ-ja s'i akrediton shtatë OJQ për vëzhgimin e zgjedhjeve](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/dyshimet-per-burime-te-financimit-kqz-ja-si-akrediton-7-ojq-per-vezhgimin-e-zgjedhjeve)

Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR.

Në QNR bëhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, rinumërimi eventual i vendvotimeve me vendim të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, si dhe tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare.

[#kqz](https://www.koha.net/tag/kqz) [#zgjedhje](https://www.koha.net/tag/zgjedhje) [#monitorim](https://www.koha.net/tag/monitorim)

Artikuj të ngjashëm

- [![KQZ-ja akrediton 761 vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit, refuzon dy organizata](https://resources.koha.net/images/2026/February/25/33f7fd72-fe60-4834-9a75-735866762c51.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 29 maj 2026 KQZ-ja akrediton 761 vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit, refuzon dy organizata](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kqz-ja-akrediton-761-vezhgues-per-zgjedhjet-e-7-qershorit-refuzon-dy-organizata)
- [![KQZ-ja ngre dyshime për disa OJQ që aplikuan si vëzhguese në zgjedhje](https://resources.koha.net/images/2025/March/19/28363205-a3ba-462b-80fd-3829a8e9fec2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 1 tet 2025 KQZ-ja ngre dyshime për disa OJQ që aplikuan si vëzhguese në zgjedhje](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kqz-ja-ngre-dyshime-per-disa-ojq-qe-aplikuan-si-vezhguese-ne-zgjedhje)
- [![Anëtarët e KQZ-së ngrenë dyshime për disa OJQ që synojnë vëzhgimin e zgjedhjeve, kërkojnë sqarime](https://resources.koha.net/images/2025/October/01/8bb1b2f7-ea7c-4a2f-a2f0-f261a8277722.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 1 tet 2025 Anëtarët e KQZ-së ngrenë dyshime për disa OJQ që synojnë vëzhgimin e zgjedhjeve, kërkojnë sqarime](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/anetaret-e-kqz-se-ngrehin-dyshime-per-disa-organizata-qe-kane-aplikuar-per-vezhgim-te-zgjedhjeve)
- [![KQZ-ja ua hedh partive përgjegjësinë për “filtrimin” e komisionerëve](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/f6e56533-bd04-47d9-858e-3977c22062d3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 2 qer 2026 KQZ-ja ua hedh partive përgjegjësinë për “filtrimin” e komisionerëve](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kqz-ja-ua-hedh-partive-pergjegjesine-per-filtrimin-e-komisionereve)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Konsensus për ndryshimet e Ligjit të Speciales, jo edhe për presidentin](https://www.koha.net/arberi/konsensus-per-ndryshimet-e-ligjit-te-speciales-jo-edhe-per-presidentin)

[Arbëri.]() [Nagavci: Të votojmë të martën presidentin dhe projektligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/nagavci-te-votojme-te-marten-presidentin-dhe-projektligjin-per-specialen)

[Arbëri.]() [Policia: Gjashtë zyrtarë policorë u lënduan, u intervenua vetëm kur u shfaq dhunë](https://www.koha.net/arberi/policia-gjashte-zyrtare-policore-u-lenduan-u-intervenua-vetem-kur-u-shfaq-dhune)

[Showbiz.]() [Michael Douglas: Nuk mendoj se kam pasur lidhje me shumë gra, nuk e shoh ashtu](https://www.koha.net/showbiz/michael-douglas-nuk-mendoj-se-kam-fjetur-me-aq-shume-gra-nuk-e-shoh-ashtu)

[Futboll.]() [Zeneli nis aksionin e golit të fitores](https://www.koha.net/futboll/zeneli-nis-aksionin-e-golit-te-fitores)

[Futboll.]() [Italia thellon krizën e Turqisë](https://www.koha.net/futboll/italia-thellon-krizen-e-turqise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"KQZ-ja refuzon akreditimin e shtatë OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve, dyshohen për falsifikim","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kqz-ja-refuzon-akreditimin-e-shtate-ojq-ve-per-vezhgimin-e-zgjedhjeve-dyshohen-per-falsifikim","datePublished":"2025-10-06T19:13:58+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:35:03+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":327,"author":[{"@type":"Person","name":"Sanie Jusufi","url":"https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për mosakreditimin e shtatë organizatave joqev","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kqz-ja-refuzon-akreditimin-e-shtate-ojq-ve-per-vezhgimin-e-zgjedhjeve-dyshohen-per-falsifikim","keywords":"kqz, zgjedhje, monitorim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/06/76a21e0b-085e-4380-aa98-100fb7293e57.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
