Support TIME. Preserve the truth.
EVENING NEWS

Fatmir Sheholli pleads not guilty to espionage in favor of Serbia

Fatmir Sheholli

Photo: Driton Pacharada

I akuzuari Fatmir Shehollit ka mohuar fajësinë në akuzat për spiunazh dhe shantazh duke u deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues të hënën në Prishtinë. E Prokuroria Speciale ka paraqitur pretendimet se ai ishte rekrutuar nga shërbimi serb “BIA”, dhe se e ka shantazhuar një person për një shumë prej 13.000 eurosh

Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të gjyqit ndaj tij lidhur me akuzën për spiunazh dhe shantazh.

Deklarimin për pafajësi, Sheholli e ka bërë në seancën e së hënës në Prishtinë pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Bekim Kodraliu.

“E ndiej veten të pafajshëm”, ka thënë ai.

Prokuroria Speciale më 25 gusht 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për dy vepra penale, ndërsa prokurori Bekim Kodraliu ka lexuar një pjesë të aktakuzës.

Prokuroria pretendon se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga shërbimi serb “BIA” dhe në vazhdimësi dhe me dashje direkte, ka vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara.

“I pandehuri Fatmir Sheholli, nga një datë e papërcaktuar e deri më datë 09.10.2025, në territorin e Republikës së Kosovës, në vazhdimësi dhe me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë – (i njohur si ‘BIA’), e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara nga zyrtari i lartë i saj, Bojan Dimiq, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ashtu që i pandehuri Sheholli, ka mbledhur, siguruar dhe, përmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike, ka përcjellë te ky zyrtar të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kodraliu.

Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ka zbatuar edhe një plan operativ të përgatitur nga zyrtari i BIA-s, Bojan Dimiq, i cili, sipas Prokurorisë, kishte për qëllim dëmtimin e interesave të Kosovës dhe ndërhyrjen në procesin zgjedhor të 12 tetorit 2025.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe ministri në detyrë i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili në këtë rast është palë e dëmtuar. Ndërsa i dëmtuari tjetër, Arben Jetullahu, nuk ishte i pranishëm.

Sipas Prokurorisë, Sheholli akuzohet edhe për shantazh ndaj Jetullahut, pronar i një biznesi në Kosovë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

“I pandehuri Fatmir Sheholli, gjatë vitit 2022, e në vazhdimësi deri në muajin dhjetor 2025, përfshirë edhe periudhën sa ndodhej nën masën e paraburgimit, i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e ka shantazhuar tani të dëmtuarin Arben Jetullahu, pronar i një biznesi në Republikën e Kosovës, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij në shumën që tejkalon 13,000.00 euro, duke i kërkuar para kinse në emër të huazimit, përmes kërcënimit se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit”, ka thënë Kodraliu.

Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, ka njoftuar Shehollin dhe mbrojtësin e tij- avokatin Mentor Neziri se brenda 30 ditësh mund të paraqesin kërkesë për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës, por ata vendosën për vazhdim të procesit gjyqësor.

Sheholli was arrested on October 9th of last year and has been in custody since then.

Ai ka punuar si gazetar, këshilltar në Komunën e Graçanicës dhe në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete. Gjithashtu, ka udhëhequr një organizatë joqeveritare dhe ka pasur paraqitje të shumta mediale si analist politik.