---
description: Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë dalë kundër dakordimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me Albin Kurtin e Vetëvendosjes për p
title: Dështon marrëveshja, 6 deputetë të LDK-së s’e mbështesin Sejdiun për president
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/01/3b966b2c-390f-4a97-969a-8d1afcbe7d11.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Dështon marrëveshja, 6 deputetë të LDK-së s’e mbështesin Sejdiun për president

![Lumir Abdixhiku](https://resources.koha.net/images/2026/September/01/3b966b2c-390f-4a97-969a-8d1afcbe7d11.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 1 shtator 2026 19:04
- Shpërndaje në:

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 1 shtator 2026 19:04
- Shpërndaje në:

## Marrëveshja e Lumir Abdixhikut me Albin Kurtin për Bekim Sejdiun si kandidat për president ka hasur në kundërshtimin e gjashtë deputetëve të LDK-së. Kryetari i kësaj partie tha se qëndrimi i tyre rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje.

Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë dalë kundër dakordimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me Albin Kurtin e Vetëvendosjes për propozimin e Bekim Sejdiut për president.

Në një konferencë të mbajtur të martën, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Abdixhiku i ka fajësuar deputetët kundërshtues se po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

Përveç Avdullah Hotit, i cili të hënën e kishte bërë publik kundërshtimin e tij, Abdixhiku njoftoi se kundër marrëveshjes janë edhe Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Kujtim Shala.

Ndaj tyre, kryetari la të hapur edhe ndërmarrjen e masave.

Të martën fillimisht u mblodh Kryesia e LDK-së, e cila përmes një deklarate të përbashkët kërkoi nga të gjithë deputetët e partisë ta respektojnë marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit.

Në vendimin e marrë nga kryesia thuhej se “ky vendim përfaqëson qëndrimin zyrtar dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me gjashtë deputetë kundër marrëveshjes, LDK-ja tash i ka në dispozicion 12 vota për zgjedhjen e presidentit.

[Edhe ![Përplasja për marrëveshjen me Kurtin thellon ndasitë në LDK](https://resources.koha.net/images/2026/September/01/9b976d36-92b5-414f-8212-104401a745eb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 sht 2026 Përplasja për marrëveshjen me Kurtin thellon ndasitë në LDK](https://www.koha.net/arberi/perplasja-per-marreveshjen-me-kurtin-thellon-ndasite-ne-ldk)

Pas zgjedhjeve të 7-qershorit, eksponentë të LVV-së kanë deklaruar se i kanë 62 vota për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Me 12 votat e LDK-së, ky numër do të arrinte në 74 deputetë.

Kjo nuk mjafton për zgjedhjen e presidentit.

Në dy raundet e para nevojiten të paktën 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me 61 vota, nëse në dy raundet paraprake në votim kanë marrë pjesë së paku 80 deputetë.

[#lumir abdixhiku](https://www.koha.net/tag/lumir-abdixhiku) [#LDK](https://www.koha.net/tag/ldk) [#lvv](https://www.koha.net/tag/lvv) [#Bekim Sejdiu](https://www.koha.net/tag/bekim-sejdiu) [#president](https://www.koha.net/tag/president)

Artikuj të ngjashëm

- [![Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vendi po shkon në zgjedhje](https://resources.koha.net/images/2026/August/26/b6a473af-f8ae-4785-aeff-dde21949c97a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vendi po shkon në zgjedhje](https://www.koha.net/arberi/abdixhiku-pas-takimit-me-kurtin-vendi-po-shkon-ne-zgjedhje)
- [![Abdixhiku – 6 deputetëve të LDK-së: Ja dora për dëmet që po i shkaktoni](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/e302a525-e818-4667-9c54-3498ad9a8d7e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Abdixhiku – 6 deputetëve të LDK-së: Ja dora për dëmet që po i shkaktoni](https://www.koha.net/arberi/abdixhiku-6-deputeteve-te-ldk-se-ja-dora-per-demet-qe-ia-shkaktoni-kosoves)
- [![Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/9f940284-354d-4478-858f-741e265bfef3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit](https://www.koha.net/arberi/marreveshja-vv-ldk-per-sejdiun-se-garanton-zgjedhjen-e-presidentit)
- [![Marrëveshja për presidentin në rrezik, 6 deputetë të LDK-së dalin kundër](https://resources.koha.net/images/2026/September/01/50000732-61d5-4c98-b309-4d58dc144268.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 sht 2026 Marrëveshja për presidentin në rrezik, 6 deputetë të LDK-së dalin kundër](https://www.koha.net/arberi/marreveshja-per-presidentin-ne-rrezik-6-deputete-te-ldk-se-dalin-kunder)

[Arbëri.]() [Qori: Rama tallej kur protestat ishin paqësore, dorëheqja e tij është urgjencë](https://www.koha.net/arberi/qori-rama-tallej-kur-protestat-ishin-paqesore-doreheqja-e-tij-eshte-urgjence)

[Lifestyle.]() [Ushqimet që ndihmojnë në uljen e dhjamit në bark dhe mbrojtjen e zemrës](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimet-qe-ndihmojne-ne-uljen-e-dhjamit-ne-bark-dhe-mbrojtjen-e-zemres)

[Futboll.]() [Goli i Laçit nuk i mjafton Rizesporit](https://www.koha.net/futboll/goli-i-lacit-nuk-i-mjafton-rizesporit)

[Botë.]() [Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat në të gjithë Bregun Perëndimor, disa të plagosur](https://www.koha.net/bote/kolonet-izraelite-sulmojne-fshatrat-ne-te-gjithe-bregun-perendimor-disa-te-plagosur)

[Arbëri.]() [Arrestohen dy të rinj nga Kosova në protestën në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/arrestohen-dy-te-rinj-nga-kosova-ne-protesten-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Vergori takon shefin e ushtrisë serbe “për ruajtjen e bashkëpunimit profesional”](https://www.koha.net/arberi/vergori-takon-shefin-e-ushtrise-serbe-per-ruajtjen-e-bashkepunimit-profesional)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dështon marrëveshja, 6 deputetë të LDK-së s’e mbështesin Sejdiun për president","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/deshton-marreveshja-6-deputete-te-ldk-se-se-mbeshtesin-sejdiun-per-president","datePublished":"2026-09-01T19:04:28+02:00","dateModified":"2026-09-01T20:15:21+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":277,"author":[{"@type":"Person","name":"Rrezon Gashi","url":"https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë dalë kundër dakordimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me Albin Kurtin e Vetëvendosjes për p","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/deshton-marreveshja-6-deputete-te-ldk-se-se-mbeshtesin-sejdiun-per-president","keywords":"lumir abdixhiku, LDK, lvv, Bekim Sejdiu, president","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/01/3b966b2c-390f-4a97-969a-8d1afcbe7d11.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
