---
description: Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e një 18-vjeçari në rrugën &quot;Ali Ibra&quot; të dielën mbrëma në Gjakovë.S
title: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit, konflikti nisi pas sherrit mes fëmijëve
image: https://resources.koha.net/images/2026/June/08/1c72dd9b-d16d-40fd-8f0d-910fd9f43ab5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit, konflikti nisi pas sherrit mes fëmijëve

![Policia - Gjakove](https://resources.koha.net/images/2026/June/08/1c72dd9b-d16d-40fd-8f0d-910fd9f43ab5.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Arianita Hoti](https://www.koha.net/autori/arianita-hoti/articles) [![Arianita Hoti](https://resources.koha.net/authors/2025/July/02/cef18e3c-143f-44af-b8c4-b78ef7425abd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arianita-hoti/articles)
- 8 qershor 2026 19:29
- Shpërndaje në:

- Nga: [Arianita Hoti](https://www.koha.net/autori/arianita-hoti/articles) [![Arianita Hoti](https://resources.koha.net/authors/2025/July/02/cef18e3c-143f-44af-b8c4-b78ef7425abd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arianita-hoti/articles)
- 8 qershor 2026 19:29
- Shpërndaje në:

## Një konflikt që dyshohet se nisi pas një zënke mes fëmijëve përfundoi tragjikisht në Gjakovë, pasi u përfshinë edhe prindërit. Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi u godit me mjet të mprehtë, ndërsa Prokuroria tashmë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e një 18-vjeçari në rrugën "Ali Ibra" të dielën mbrëma në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda ka iniciuar rast për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

“Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për shkak të veprës penale ‘Vrasja e Rëndë’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet I.S. dhe, me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë të hënën.

Axha i viktimës, ka thënë se ngjarja ka nisur pas një përleshjeje mes fëmijëve. 

Ai ka pretenduar se, pas zënkës së tyre, bashkëshortja e të dyshuarit fillimisht ka dalë me një thikë në dorë për t’i provokuar, ndërsa më pas në konflikt janë përfshirë edhe prindërit e fëmijëve. 

[Edhe ![Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë](https://resources.koha.net/images/2025/October/20/32b29511-14a8-4f55-b8b0-cfc84fe8b9e9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 8 qer 2026 Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-gjakove)

Sipas tij, në ato momente ka ndërhyrë edhe 18-vjeçari, i cili dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë.

Përfshirjen e prindërve në përleshje e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës kanë bërë të ditur se viktima ka arritur pa shenja jete.  
Mjekët kanë njoftuar se në spital kanë kërkuar trajtim mjekësor edhe tre persona të tjerë dy prej të cilëve janë liruar, e një vazhdon të jetë i hospitalizuar.

“Njëri prej pacientëve është sjellë pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha procedurat e nevojshme të reanimimit, por përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara. Pacienti i dytë është hospitalizuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy pacientët e tjerë, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, janë liruar për trajtim të mëtejmë në kushte shtëpiake”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

[Edhe ![Një i vrarë dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë](https://resources.koha.net/images/2025/October/08/065b5e08-465e-4ccf-98b0-06335c7f86e1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 7 qer 2026 Një i vrarë dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-vdekur-dhe-tre-te-lenduar-pas-nje-perleshjeje-ne-gjakove)

Shtëpitë e viktimës dhe të dyshuarit ndodhen rreth 100 metra larg njëra-tjetrës.

Axha i viktimës ka thënë për KOHËN se familjet nuk kanë pasur më herët mosmarrëveshje mes tyre.  
 

[#vrasja ne gjakove](https://www.koha.net/tag/vrasja-ne-gjakove)

Artikuj të ngjashëm

- [![Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasjen në Gjakovë, të parit i caktohet një muaj paraburgim](https://resources.koha.net/images/2025/October/01/0faf6780-1300-42de-8f42-81cc72d7eed4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 7 maj 2026 Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasjen në Gjakovë, të parit i caktohet një muaj paraburgim](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-edhe-i-dyshuari-i-dyte-per-vrasjen-ne-gjakove)
- [![Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për vrasje në Gjakovë](https://resources.koha.net/images/2025/October/20/32b29511-14a8-4f55-b8b0-cfc84fe8b9e9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 5 maj 2026 Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për vrasje në Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/vetedorezohet-ne-polici-i-dyshuari-per-vrasje-ne-gjakove)
- [![Vritet me thikë një person në Gjakovë](https://resources.koha.net/images/2024/December/26/2551f1a8-2119-4b55-92ba-a6da06e67f1f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 5 maj 2026 Vritet me thikë një person në Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/vritet-me-thike-nje-person-ne-gjakove)

[Arbëri.]() [Ramajli: Një nen i ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989 e kthente Kosovën në regjion të Serbisë](https://www.koha.net/arberi/ramajli-nje-nen-i-ndryshimeve-kushtetuese-te-vitit-1989-e-kthente-kosoven-ne-regjion-te-serbise)

[Arbëri.]() [Ilaz Ramajli në PIKË me Veton Surroin](https://www.koha.net/arberi/ilaz-ramajli-ne-pike-me-veton-surroin)

[Futboll.]() [Raportohet se Muriqi mund të kthehet në Spanjë](https://www.koha.net/futboll/raportohet-se-muriqi-mund-te-kthehet-ne-spanje)

[Futboll.]() [Chivu: Interi kishte “qasjen e gabuar” në derbi](https://www.koha.net/futboll/chivu-interi-kishte-qasjen-e-gabuar-ne-derbi)

[Futboll.]() [Izraeli me talentin e Barcelonës dhe disa mungesa ndaj Kosovës](https://www.koha.net/futboll/izraeli-me-talentin-e-barcelones-dhe-disa-mungesa-ndaj-kosoves)

[Futboll.]() [Avdyli asiston në fitoren e thellë të Celjes](https://www.koha.net/futboll/avdyli-asiston-ne-fitoren-e-thelle-te-celjes)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit, konflikti nisi pas sherrit mes fëmijëve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-e-18-vjecarit-konflikti-nisi-pas-sherrit-mes-femijeve","datePublished":"2026-06-08T19:29:29+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:15:05+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":438,"author":[{"@type":"Person","name":"Arianita Hoti","url":"https://www.koha.net/autori/arianita-hoti/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e një 18-vjeçari në rrugën \"Ali Ibra\" të dielën mbrëma në Gjakovë.S","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-e-18-vjecarit-konflikti-nisi-pas-sherrit-mes-femijeve","keywords":"vrasja ne gjakove","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/June/08/1c72dd9b-d16d-40fd-8f0d-910fd9f43ab5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
