---
description: Sir Arthur Evans, pionieri i arkeologjisë dhe hulumtimeve të para të civilizimit...
title: Zbuluesi i zotit dardan në Kaçanik dhe kisha e rrallë
image: https://resources.koha.net/images/2020/September/19/Arthur_Evans1600506604.jfif?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Zbuluesi i zotit dardan në Kaçanik dhe kisha e rrallë

![](https://resources.koha.net/images/2020/September/19/Arthur_Evans1600506604.jfif?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 19 shtator 2020 18:09
- Shpërndaje në:

- 19 shtator 2020 18:09
- Shpërndaje në:

Sir Arthur Evans, pionieri i arkeologjisë dhe hulumtimeve të para të civilizimit të Egjeut të periudhës së bronzit, i njohur me zbulimin e tij të pallatit të famshëm të Knossosit në Kretë dhe kulturës minoike, që bëri dallimin mes shkrimeve lineare A dhe B, nga të parat në truallin evropian, është marrë edhe me gjurmët ilire në Kaçanik.

Ai, në veprën e tij të njohur e shumëpërfshirëse, “Antiquarian Researches in Illyricum” (London, 1883-1885), ndër të tjera, sjell një zbulim për fiset ilire dhe Dardaninë, kur e vë në pah tek opinioni shkencor perëndinë dardane, Andinin (të gjetur në Runjevë), të cilin ai përveçse e cilëson si zot ilir, e kuptimëson me shpjegimin se i takon listës së emrave të njohur ilirë edhe nga gjetiu, shkruan KOHA.

Evans me këtë rast sjell edhe monumentin e gurit mileniar romak, i cili është gjetur në shtrat të lumit Lepenc dy kilometra tutje Kaçanikut, që është i veçantë sepse përmend perandorin romak Emilian, që sundoi vetëm 4 muaj, dhe është i rrallë ndër monumente.

Evans po ashtu përmend Kaçanikun e vjetër si stacion romak me plot shenja arkeologjike.

Përshkrimi i Evansit për këtë hapësirë dhe logjikën gjeografike është monumental:

[Edhe ![Nuk janë vetëm gurë](https://resources.koha.net/images/2024/February/18/Dardania1708264169.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 18 shk 2024 Nuk janë vetëm gurë](https://www.koha.net/shtojca-kulture/nuk-jane-vetem-gure)

“Nga Ulpiana, nëpër këtë udhë maqedonase kah gryka e Kaçanikut, kalon si një aveny natyrore rruga në mes të fushës së Kosovës dhe pjesës më jugore të fushës dardane, që shkon në qytetin metropolitan Scupi, Shkupi i tanishëm”.

Evans vazhdon vështrimin e tij të hollë: “Disa milje përtej Elez-hanit hapet kalimi kah fusha e gjerë e Vardarit të Epërm, nëpër të cilën kalon rruga romake te Shkupi i sotshëm, metropoli i moçëm dardan, ndërsa rruga e tanishme kthehet duke lënë djathtas vijën e moçme që të çon kah harqet e akuaduktit të vjetër të qytetit bashkëkohor Skopia, apo Üskup.

Artikuj të ngjashëm

- [![Varësja në formë kryqi, thesar i ri në kulturën saksone](https://resources.koha.net/images/2025/May/20/65ab8fcd-3f60-45d8-afe0-eb25e5d7e4c3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 20 maj 2025 Varësja në formë kryqi, thesar i ri në kulturën saksone](https://www.koha.net/kulture/varesja-ne-forme-kryqi-thesar-i-ri-ne-kulturen-saksone)
- [![Arkeologët në gjurmë të qytetit antik afër Manastirit](https://resources.koha.net/images/2025/April/16/e3601c8c-104d-46e7-aadf-8f169d763931.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 17 pri 2025 Arkeologët në gjurmë të qytetit antik afër Manastirit](https://www.koha.net/kulture/arkeologet-ne-gjurme-te-qytetit-antik-afer-manastirit)
- [![Strukturat e stacionit 2 mijë vjeçar tregojnë shërbimet e dikurshme në Angli](https://resources.koha.net/images/2025/January/21/fec345a7-fae1-44e1-ba8a-a6140f6f9588.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 21 jan 2025 Strukturat e stacionit 2 mijë vjeçar tregojnë shërbimet e dikurshme në Angli](https://www.koha.net/kulture/strukturat-e-stacionit-2-mije-vjecar-tregojne-sherbimet-e-dikurshme-ne-angli)
- [![“Dardania” e Evansit vjen me idenë për ndërrimin e emrit të Kosovës](https://resources.koha.net/images/2024/March/12/DardaniaArthur1710282520.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 12 mar 2024 “Dardania” e Evansit vjen me idenë për ndërrimin e emrit të Kosovës](https://www.koha.net/kulture/dardania-e-evansit-vjen-me-idene-per-nderrimin-e-emrit-te-kosoves)

[Futboll.]() [Kosova U21 mposhtet nga Luksemburgu U21](https://www.koha.net/futboll/kosova-u21-mposhtet-nga-luksemburgu-u21)

[Futboll.]() [Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore](https://www.koha.net/futboll/asllani-do-te-japim-maksimumin-synojme-fitore)

[Futboll.]() [Foda parasheh ndeshje të vështirë ndaj Irlandës, flet për mungesat](https://www.koha.net/futboll/foda-parasheh-ndeshje-te-veshtire-ndaj-irlandes-flet-per-mungesat)

[Arbëri.]() [Ministri irlandez: S’mund ta tejkalojmë lehtë sfidën e mosnjohjes së Kosovës nga pesë vende](https://www.koha.net/arberi/ministri-irlandez-smund-ta-tejkalojme-lehte-sfiden-e-mosnjohjes-se-kosoves-nga-pese-vende)

[Arbëri.]() [Politika e jashtme, diaspora dhe milionat e sigurimit - Sonte në “Konfront”](https://www.koha.net/arberi/politika-e-jashtme-diaspora-dhe-milionat-e-sigurimit-sonte-ne)

[Futboll.]() [UEFA del me kandidat për president të FIFA-s](https://www.koha.net/futboll/uefa-del-me-kandidat-per-president-te-fifa-s)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Zbuluesi i zotit dardan në Kaçanik dhe kisha e rrallë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/zbuluesi-i-zotit-dardan-ne-kacanik-dhe-kisha-e-rralle","datePublished":"2020-09-19T18:09:57+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:45:06+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":348,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sir Arthur Evans, pionieri i arkeologjisë dhe hulumtimeve të para të civilizimit...","url":"https://www.koha.net/kulture/zbuluesi-i-zotit-dardan-ne-kacanik-dhe-kisha-e-rralle","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2020/September/19/Arthur_Evans1600506604.jfif?w=1200&r=fill&q=80"}
```
